Tuesday, 2024-03-19, 12:05 PM
Welcome Guest | RSS
Main | Feja Islame | Sign Up | Login
Site menu
Hyr
Kalendari
«  March 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
Arkiva
Vizitoret onlin
Afrim Muqiqi ti po
Thor.The.Dark.Worl
Ne PUNIM
Vota Juaj
Rate my site
Total of answers: 40
Komenti juaj
HTML Comment Box is loading comments...
Ora Digitale
Radio Fontana
Pershendetjet
Mir se vini ne web Faqen ton www.cerrca.at.ua ne ket web mund te kerkoni programe muzika mp3 diqka rreth dashuris poezi tve online softwer hardwer software Filma me Titrat shqip rreth fes islmae rreth nesh po ashtu munde te kuptoni edhe me shum me teknologjin e findit qe qdo dit e me shum esht duke u avancuar e shkum qka tjeter ju faliminderit per Viziten tuaj me respket nga Stafi cerrca.at.ua
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Vizitoret
FB,TW
Block content
...
Computer Service Jetoni
Chat
Valuta
Computer Service Jetoni

           

Islami nuk është fe e bërë ( e themeluar ) nga njerzit, por është një fe që u është dhënë atyre nga Krijuesi dhe Zoti i qijeve dhe tokës. Allahu thotë: Feja e pranushme ke Allahu është Islami.(kuran Sure Ali Imran, 19) Pra Islami pra është rruga e Allahut rruga më e drejtë, është një rrugë universale dhe e pa fundë. Rruga e Allahut do të thotë dinjitet dhe nder, për ate që e ndjekin atë. Allahu thotë:"...e tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të tij dhe krejt besimtarve por hipokritët këte nuk e dinë"(Kuran, El Munafikun,8). "Ne do ti japim atij (besmtari) jetë të mirë (në këtë botë) e në botën tjetër, do ti japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre"(Kuran Sure En Nahl 97). Allahu forcon ata që besuan në fjalën e fort (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjeter, ndërsa mizorët Allahu i bën të humbur. Allahu punon cka të dojë" (Kuran Sure Ibrahim,27). Islami i mborn njerzit nga djalli dhe korrupsioni i kësaj jete dhe do t'i mbrojë ata nga zjarri i përjetshëm i xhehnemit. Allahu thotë: "Allahu thret për në Xhenet, dhe ato që do i vë ne rrugë të drejtë. Atyre që bëjnë vepra të mira, i takon e mira, (Xheneti) e edhe më teper (e shohin Allahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhri i zi, as nëncmimi, ata janë banues të Xhenetit, aty janë përgjithmonë" (Kuran sure Junus,25-26). Rruga e Allahut i jep njeriut kënaqsi e mirëqenije, i jep kuptim jetës së tij. Duke qenë në rrugën e Allahut, jeta balancohet, transformohet dhe e bën ate qenije më të përkryer. Allahu thotë: Atë që Allahu e udhëzon, ai është në rrugë të drejtë, e atë që e humb,ata jan të dëshpruarit"( El Arafë-178). Vërtet ne krijuam njeriun në mënyr më të bukur"( Kuran Sure Et Tinë,4).

 VIZTOR TE NDREUAR JU LUTEM SHIKOJENI KET VIDEO ME KUJDES


Islami është një rrugë e kompletuar e mënyrës së të jetuarit. Ai është udhërrëfyesi i dërguar nga Allahu, krijuesi i Gjithsisë për njerzit. Ai iu jep zgjidhje të gjitha gjërave, me të cilat njerzit ndeshen në jetën e tyre të shkurtër në tokë. Islami na mëson qëllimin e krijimit tonë, fatin e fundit dhe vendin që zëmë midis krijesave tjera. "islam" do të thotë paqe, nënshtrim dhe dëgjushmëri, zbatim i pa kundërshtuar i porosive të Krijusit të gjithësis, të shpallura të dërguarit të Tij, Muhamedit (a.s). Muslimani i beson Allahut dhe përpiqet ta organizojë jetën e vet sipas Shpalljes së Tij dhe thënieve të Profetit Muhamed (a.s). Islami është rruga e paqes dhe e harmonisë. Cdo gjë në të, i bindet ligjeve të Allahut. Në të ,nuk gjejmë asgjë të pa rregullt, por vetëm një harmoni të madhrishme dhe një regullsi të përkryer në sistemin e natyrës dhe gjitha gjërave të krijuara prej Tij. Islami i afron njeriut qetsi shpirtrore, e ruan ate nga shkatrimi i shpirtit, nga frika e dëshprimit......... Islami disa herë, quhet në mënyr të gabuar Muhamedanizëm dhe Muslimanët-Muhamedan, Islami nuk është quajtur sipas Profetit Muhamed (a.s) "Islam" është emri i përcaktuar në Udhzimin e Allahut për njerzimin, i shpallur nga gjithë Profetët, i fundi nga të cilit ishte Muhamedi (a.s). Islam dhe Musliman janë fjalët të përdorura në Kuran. Në Kuran thuhet: .........Ai (allahu) edhe më parë, e edhe ky (Kuran) ju quajti Musliman (Kuran Sure El Haxh,78).

AI ËSHTË VETEM NJË!........

A nuk e keni vënë re se sa sende e krijesa të ndryshme, bimë, insekte, kafshë, shpendë,etj na rrethojnë?.... A nuk e kini vënë re se të gjtha këto i përmbahen një rregulli të caktuar, që drejtojnë jetën e tyre? A nuk kini vënë re, se si mbi ju, në hapsirën e pafundshme qiellore,yjet, dielli, hëna, planetët, retë, erërat, i pëpërmbahen gjithashtu , një rregulli të përkryer duke kryer shërbime të pa llogaritshme për jetën tonë në tokë. Kush i ka krijuar të gjitha këto dhe kush e ka vendosur dhe e kontrollon kët rregull të përsosur dhe harmonik?....Asnjë nuk mund të pretendojë për krijimin e tyre, qoftë dhe të një fije floku!... Krijuesi dhe mbështetsi i të gjithë këtyre krijesave eshtë vetëm Një. Duke njohur Krijusin dhe Furnizuesin tonë, është detyrë ta falenderojmë dhe ta adhurojmë Atë, t'ja nënshtrojmë vehten dhe jetën tonë Udhëheqjes së Tijë të Urtë e të Mëshirshme. Dashuria për Allahun ka ekzistuar dhe do të eksistojë gjithmonë.. Besimi tek Allahu është një flakë e përjetshme, e cila të ngroh zemrën edhe shpirtin. Që të mund ta njohim Allahun, nuk është e nevojshme që të marrim një rrugë të gjatë e të ndërlikuar. Mjafton t'i drejtohemi dhe të kemi besim te Ai.

QËLLIMI PSE ËSHTË KRIJUAR NJERIU!...........

Qëllimi thelbësor të krijimit të njeriut, është adhurimi i Allahut, Allahu në Kuran thotë: "Unë nuk krijova xhinët dhe njerzët për tjetër ,pos që të më adhurojnë". (Kuran, Sure Edh Dharijatë 56) "Adhurim" në këtë varg, ka kuptimin e bindjes së plotë ndaj urdhrave të Allahut. Në Kuran fjala "Adhurim" është "Ibadeti". Cdo gjë që ne e bëjmë, arrihet me "Ibadet" nëse ate e bëjmë për hir të Allahut. Allahu i ka dhënë njerzëve aftësinë për të njohur dhe dëshirën për të zgjedhur midis të mirës dhe të keqes. Ai nuk detyron me forcë për t'ju bindur, spse Aj do të na provojë. Dhe pas kësaj prove, do të vijë dita ku do të shpërblehemi apo do të denohemi, për ate që kemi bërë tër jetës sonë. Ne mund ta fitojmë shpërblimin, nëse i bindemi dhe e adhurojmë Allahun. Qëllimi ynë në jetë, është ta knaqim Allahun nepërmjet "Ibadetit". Thelbi i "ibadetit" është dashuria dhe respekti ndaj Allahut.Ibadeti është rruga për të arritur suksesin dhe lumturin, në jetën pas vdekjes.

PROFETËSIA

Profetësia është rruga e komunikimit midis Allahut dhe njerëzimit. Rruga e drejtë që duhet ndjek njeriu, është të jetoj me bindje ndaj Allahut. Elementet thelbësore, për një jetë të till, janë besimi dhe dituria. Kjo do të thotë, që njeriu duhet me njohë Zotin dhe atributet e Tij, cfar i pëlqen dhe cfar nuk i pëlqen Atij. Njeriu duhet ta dijë rrugën, që Ai ka caktuar për të dhe pashmangshmërinë e Ditës së Gjykimit. Me zemërgjërsin e tij, Allahu nuk ka lënë njeriun vetëm në përpjekjet e tij për ta arritur këtë. Ai ka urdhëruar Profetët që t'ja përcjellin vullnetine Tij njerëzve, t'ju tregojnë atyre rrugën e drejtë cilën duhet ta ndjekin. Allahu i ka gjedhur ata për të qënë shpjegues, interpretues të Shpalljes Hyjnore. Kjo e ka shpëtuar njeriun nga ankthet dhe fatëkeqsi të mëdha. Detyra e njeriut, është ta pranojë profetin dhe të ndjek gjurmët e tij. Kjo është rruga e shpëtimit.

PROFETËT E ALLAHUT

Që nga Krijimi. Allahu ka dërguar udhzimet e Tij për njerzimin, me anë të njerëzve të zgjedhur prej Tij. Këta njerëz, janë quajtur Profetë ose të Dërguar të Allahut. Ata kanë mësuar dhe udhëzuar njerzit, të ndjekin rrugën e Allahut. Prfetët janë qënie njerzore, që shquhen për karakterin e tyre të lartë, sjelljen shembullore dhe mendjen e ndritur. Allahu i ka dërguar Profetë në cdo komb dhe në kohë të ndryshme. Kjo është bërë për t'i kthyer njerzit që kishin devijuar, në rrugë të drejtë. Mesazhi i të gjithë Profetëve është një i vetëm: "Adhuro Allahun dhe nuk ka Zot tjetër për ju vec Atij" . Sipas një thënie të Profetit Muhammed (a.s) , numri i Profetëve të dërguar nga Allahu është 124 mijë. Kurani përmend vetëm 25 nga ta, më të shquarit. Profeti Muhammed është Profeti i fundit, i dërguar për gjithë njerzimin. Muslimanët i besojnë të gjithë Profetët e të dërguarit e Allahut.

LIBRAT E ALLAHUT

Shërbimi më i madh i Allahut për njerëzimin, është shpallja e Librave të Tij. Njohurit më të pastra, më të përkryera më të dobishme, vijnë vetëm nga Allahu, më i Urti, më i Madhëruari. Muslimani beson në të gjithë Librat e shpallura që përmenden në Kuran. Ato janë: Torahu i Musa-it, Psallmet e Daud-it, Ungjilli i Isa-it (Jesus-it) dhe më në fund Kurani, që është shpallur profetit Muhammed (a.s). Mesazh i Kuranit është i vlefshëm për te gjithë kohërat, e të gjitha kushtet. E gjithë përmbajtja e tij vjen nga Allahu, cdo fjalë e tij është fjalë e shpallur. Kurani është provë e gjallë e ekzistencës së Allahut. Ai është shpallur Profetit Muhamed(a.s), nepërmjet Engjullit Xhibrail, në vitin 610. Shpallja e tij është bërë pjesë-pjesë, për një periudhë prej 22 vjetësh, 5 muajsh dhe 14 ditësh. Ky Libër i Allahut, ka mbetur i pandryshuar prej 14 shekujsh. Ai edhe sot ruhet në formën e tij origjinale. Subjekti i përmbajtjes së Kuranit është besimi në Njëshmërin e Allahut, njeriu dhe qëllimi i fundit i tij në jetë. Mësimet e Kuranit përfshijnë të gjithë fushat e kësaj jete dhe jetës pas vdekjes. Ai përmban parimet, doktrinat dhe drejtimet, për cdo sferë të veprimtaris njerzore.

AHIRETI ( jeta pas vdekjes )

Besimi në ahiretin, është shumë i rëndësishë dhe vital për cdo musliman. Ai përbën një nga besimet themelore të Islamit. Jeta e njeriut në këtë botë, është shumë e shkurtër dhe kjo don të thotë që njeriu gjat jetës, duhet të pregaditet për ahiretin që nuk ka fund. Jeta në këtë botë nuk do të kishte kuptim, nëse veprat e mira nuk do të shpërbleheshin dhe ato të këqijat të ndëshkoheshin. Pë tu pregaditur për jetën pas vdekjes duhen, ndjekur mësimet e dërguara nepërmjet profetëve. Nëse nuk do të kishte jetë pas vdekjes, nuk do të ishte nevoja të dërgohen Profetët. Ka njerzë që nuk i kushtojnë rëndësi, ose të tjerë që nuk e besojnë që ka jetë pas vdekjes. Këta njerzë do ta vuajnë tmerrësisht mosbesimin e tyre. Prandaj, rruga e sigurt që duhet ndjekur, është besimi i gjithcka që profetët i kanë përcjell njerzimit. Të mos kujdesesh dhe përgaditesh për Ahiretin, është një fatalitet. Ata që nuk besojnë, e vënë në dyshim jetën pas vdekjes. Por Allahu që e krijoj njeriun nga balta, nuk e ka të vështir ta ngjallë ate pas vdekjes.

DETYRIMET THEMELORE TË ISLAMIT

Islami ka pesë detyrime themelore, që quhen "Pes shtyllat e Islamit" ,të cilat duhen zbatuar nga gjithë muslimant. 

-Dëshmia me gojë dhe me një besim të fortë në zemer dhe në mendje i shehadetit: "Deklaroj me gojë ëdhe besoj me zemër se nuk ka zot tjetër përvec Allahut, gjithashtu deklaroj me gojë, e besoj me zemër, se Muhamedi (a.s) është i dërguari i Tij.

-Falja cdo ditë pesë kohëve të namazit;

-Dhënia e një pjese të caktuar të pasurisë, të varfërve (Zekati).

-Agjërimi i muajit të Ramazanit.

-Shkuarja gjatë jetës, nëse janë mundësit një herë për haxh.

Shehadeti është shtylla e parë e Islamit. Ai shpreh njohjen e palëkundur të besimit ndaj ekzistencës së Allahut, se nuk ka zot tjetër vec Tij dhe se bindja dhe adhurimi, i takojnë vetëm Atij. Shehadeti shpreh gjithashtu besimin e patundur, që Muhamedi (a.s) është i dërguari i Allahut dhe që Libri i Tij, Kurani, fjala e Allahut dhe tradita e tij ( suneti) , përbëjnë një sistem tërsor dhe të gjithanshëm, për të udhëhequr jetën e njeriut në Rrugën e drejtë. Të katër shtyllat të tjera, përfshijnë detyrimet e muslimanit për të fituar shpërblimet e Allahut. Namazi, Zekati, Agjërimi dhe Haxhi, janë format më të larta të adhurimit ndaj Allahut. Nëse i zbatojmë ato rregullisht dhe me saktësi, ne bëhemi më të afërt ndaj Allahut, Krijuesit e Mbështetsit tonë.

Mesime dhe Ligjerata

 

 

<><>Për të shkaktuar klikon tastin e djathtë të minit dhe pastaj: ’’Save target as’’



Bledar
Haxhiu

Fillimi i shkences se Kuranit dhe mbledhja e tij


Ismail
Bardhoshi

Fjala La ilahe il-lallah


Talha 
Kurtishi

Sinqeriteti dhe kuptimi i drejte i fesë


Abdurrahim
Balla

Jeta e Muhammedit sal-lallahu alejhi we selem


Ali
Ibrahimi

Ndjekja e Sunetit te Muhammedit sal-lallahu alejhi we selem


Salih
Ibrahimi

Veprat qe e dergojne njeriun ne Xhennet


Metush
Memedi

Porosi dhe udhezime per jeten familjare


Agim
Bekiri

Si te sillesh me njerezit All-llahu do te sillet me ty


Fatmir
Zaimi

Përse zemrat tona jane të ngurta


Hysen
Shehu

Si te ruhemi nga mekatet?


Llukman
Neziri

Pendimi

<><>





 

 

 

 

Mrrekullia e Islamit

 

<>

<>Në shekullin VII, në shoqërinë arabe ekzistonin shumë bestytni, me të cilat ishin përzier edhe çështjet shkencore. Mungesa e teknologjisë së duhur, me anë të së cilës do të studioheshin të fshehtat e natyrës dhe universit, i la këta arabë të hershëm nën ndikimin e bestytnive dhe legjendave të trashëguara nga brezat e mëparshëm. Për shembull, ata supozonin se ishin malet ato që e mbanin qiellin lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtë dhe në dy skajet e saj ndodheshin male të larta, të cilat ishin shtyllat që mbanin qiellin lart.

Sidoqoftë, të gjitha këto besime të kota të shoqërisë arabe u zhdukën me zbritjen e Kuranit. Në ajetin e dytë të sures Er-Rra'd thuhet: "Zoti është Ai që i ngriti qiejt pa asnjë shtyllë..." Ky ajet hodhi poshtë besimin e trashëguar të arabëve se qielli qëndron lart i mbajtur prej maleve. Në mjaft çështje të tjera janë shpallur të dhëna tepër të rëndësishme dhe të sakta, në një kohë kur askush s'kishte asnjë njohuri për to. Kurani, i cili zbriti në kohën kur njerëzit dinin shumë pak rreth astronomisë, fizikës ose biologjisë, përmban argumente bazë mbi një sërë dukurish të ndryshme, si krijimi i Universit, krijimi i qenieve njerëzore, struktura e atmosferës apo ekuilibri delikat, i cili bën të mundur jetën në tokë. 

 JETA E KESAJ BOTE

Zbulo Kur’anin

 

 

<>Ne "Lejletul Kadr" (nata e fatit dhe e fuqisë) Me nji Shkurt të vitit 610 mbas lindjes se Isait a.s, në muajin e Ramazanit, të muajit të nëntë sipas kalendarit Islam i është shpallur libri nga i Gjithfuqishmi Muhamedit a.s. Shpallja e Kuranit. Libri i shenjtë i islamit, është ngjarja më e rëndësishme në historine e njerëzimit dhe do të mbetë kështu deri në ditën e gjykimit, sepse profetizmi dhe shpallja e mesazheve Hyjnore i erdhi fundi me vdekjen e Muhamedit a.s, i cili ishte profeti i fundit nga të gjithë profetet. Person i veçante dhe një nder profetet me mirëbëres dhe më të veçante në historinë e profetizmit në të cilen fillon edhe historija e Islamit dhe me nderhyrjen dhe hijësinë e Zotit (Allahut) i cili ju dha pasuësve të Muhamedit a.s durim dhe kurajo, janë më shumë se një miliard njerëz në Islam.

Libri i shenjtë, Kurani famëlartë, është fjala e Allahut; i vetmi liber i cili është zbritur në formen perfeksionale dhe formen e vërtetë nga zbritësi (engjelli xhibril). Asnjë liber në historinë e njerëzimit nuk është lëxuar kaq shpejt, i recituar dhe i perkujtuar ashtu sikur WWW. Nuk ka asnjë liber në jeten e njerëzimit prej të cilit në të njejten kohë inkuadrohët në jeten e perditshme të njerëzve, familjeve dhe shoqerive. Nuk ka asnjë liber tjeter që njeh bota prej të ciles nxirret drejtësia e vërtetë, bësueshmëria dhe definicionet janë aq karakteristike të Kuranit, për ketë arsyeje është një liber e pa te metë pasiqe është një punë e Krijuesit.

Kurani ka mrekulli të shumta, të cilat argumentojnë se Kurani është shpallje e Allahut. Mes tyre janë fakte shkencore, të cilat ne i zbuluam me mjetet teknologjike të shkekullit njëzet. Sidoqoftë ato fakte shkencore janë përmendur në Kuran para 1400 vite më parë. 



Kurani I Shenjte Perkthyer Ne Shqip 
nga Sherif Ahmeti.

Download Kur’anin Fisnik

 Perkthim i Kur’anit famelarte ne gjuhen shqipe
Nje nder perkthimet me te mire 
te kuranit ne gjuhen shqipe 

Download tani (PDF)

 

 



You mundeni te downlodoni programin per te lexuar PDF files ketu: 
adobe

<>

Ne qoftese deshironi opcionin Streaming ju nevoitet internet i shpejte


Per te downloduar klikon tastin e djathte te mausit dhe pastaj: ’’Save target as’’

 

 

Sqarime, Ekspozim, Mjedis

Në ketë rubrikë ne duam të prezentojm tekste dhe materiale themëlore të Islamit, realizimet e tyre në jeten e perditshme dhe justifikime. Ekzistojnë diskusione të shumta për tema të rëndësishme. Këto diskutime (thashethëme dezinformata) vijnë nga shkaku i dijes se ulët, ose dezinformata për ligjin Islamik. 

Shpesh ndodhen gjëra negative në kokat e njerëzve, si p.sh nga shtypi negativ. Dhuna është bërë diçka tipike për Islamin, kjo nuk ka të bëjë me Islamin.

Rrallë paraqitet ligji islam, i cili regullon jetën e një shoqërie në menyrë më të mirë. Kjo është një temë shumë komplekse, dituria duhët të jetë ngritur para se të bisedohët për ketë çeshtje. Ne shpresojm, se në ketë rubrikë mundemi të japim një kontribut të mirë. Në ketë menyrë islami bëhet më i vlefshëm dhe më i rëndësishem, më të vërtetë e meriton, edhe prej jo muslimanëve.


Libraria

 

 

 

 

 

<><><>
<><><>Për të shkaktuar klikon tastin e djathtë të minit dhe pastaj: ’’Save target as’’


kopertinëtitulli i libritlloj i fajllit
Kur’anin Fisnik
Perkthim i Kur’anit famelarte ne gjuhen shqipe
Rijadus-salihin
Imam En-Nevevij
40 Hadithe nga Imam En-Naveviu
UDHEZUES I ILUSTRUAR MBI ISLAMIN 
I.A. Ibrahim
JETA E PROFETIT MUHAMED 
Leila Azzam dhe Aisha Gouvernuer
Islami dhe Krishterimi 
Halil Ibrahimi
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA 
Dr. Maurice Bucaille
MREKULLITË E KURANIT 
HARUN JAHJA
Gruaja në Islam kundrejt traditës judeo-krishtere
Dr. Sherif Muhamed
MESAZHI ISLAM - FE PËR TË GJITHË 
MUHAMED TEWFIJK AHMED
DIALOGU ME MIKUN ATEIST 
Dr. MUSTAFA MAHMUD
RRUGA E MUSLIMANIT
FEJA E VËRTETË E ZOTIT
Dr. Ebu Emiine Bilal Philips
Bazat e Teuhidit (Monoteizmi Islam)
Dr. Ebu Emiine Bilal Philips
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN
NJOHJE E PERGJITHSHME ME ISLAMIN 
Ahmad Kalaya
BESIMI I EHLI SUNNETIT
MUHAMED SALIH UTHEJMIN
Ju mundeni të shkarkoni programin për të lëxuar PDF files këtu: adobe