Tuesday, 2024-03-19, 11:40 AM
Welcome Guest | RSS
Main | Poezi te dashuris | Sign Up | Login
Site menu
Hyr
Kalendari
«  March 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
Arkiva
Vizitoret onlin
Afrim Muqiqi ti po
Thor.The.Dark.Worl
Ne PUNIM
Vota Juaj
Rate my site
Total of answers: 40
Komenti juaj
HTML Comment Box is loading comments...
Ora Digitale
Radio Fontana
Pershendetjet
Mir se vini ne web Faqen ton www.cerrca.at.ua ne ket web mund te kerkoni programe muzika mp3 diqka rreth dashuris poezi tve online softwer hardwer software Filma me Titrat shqip rreth fes islmae rreth nesh po ashtu munde te kuptoni edhe me shum me teknologjin e findit qe qdo dit e me shum esht duke u avancuar e shkum qka tjeter ju faliminderit per Viziten tuaj me respket nga Stafi cerrca.at.ua
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Vizitoret
FB,TW
Block content
...
Computer Service Jetoni
Chat
Valuta
Computer Service Jetoni

Perse o Zot?

Perse o Zot jetime me le?
Cfare mekatesh kam bere?
Qe pa njerez ne kete bote me le?
A nuk te erdhi gjynah o i madhi Zot
per nje foshnje te pafajshme vetem 
ne kete bote te mallkuar?
Perse o Zot sme ndihmove?
Perse jeten ti ma shkatarove?
Tek ty kam humbur cdo besim
Se ti ma vrave shpirtin tim.
Nenen ti ma more
E jeten time e turbullove
E dije qe pa te une sdo te kisha jete
Por ti nuk pyete, me le vetem ne kete bote te mjere.
Gjithe jeta me vajti duke vuajtur
Perse jeten time kaq te mjere e paske shkrujatur?
Perse nuk ke pak meshure o i madhi Zot?
Pse valle se kupton se ne kete bote une jam e kote?

 
Fëmijëria e humbur


Ti linde nga dy prindër, që bashkë kurrë si ke parë,
sa shumë që të munguan, në fëmijërinë e vrarë,
jo përkëdhelje s'njohe, se ndjeve kurrë ngrohtësinë,
në qoshe vetëm rrije, mendoje lumturine...

Shikoje moshatarët me prindërit të rrethuar,
dhe ti gjithmonë e vetme,e strukur,e lënduar,
si ta doje të ishe, jo kaq e dëshpëruar,
një mrekulli kërkoje, për shpirtin e munduar...

Dhe luteshe ti e vetme, dikush të të dëgjonte,
një shishe në det hodhe, askush nuk e shikonte,
nga dallgët seç u mor, në thellësi e futën,
një letër me lot shkruar, rrymat diku e zhdukën..

Dhe vitet po kalonin, po lotët s'po shteronin,
mungesën shumë e ndjeje, me ty ëngjëjt lotonin,
ata i kishe shokë, me ta ndaje hidhërimin
një botë imagjinare..asaj ja dhe besimin...

Dhe ëngjëjt të mësuan, se jeta të ish dhënë,
aty duhej luftuar, në tokë për të mos rënë,
me forcën të pajisën, dhe krahët ty ti dhanë,
"vazhdo të ecësh para, gjithmonë do na kesh pranë"!

E vetme more rrugët, ku shkoje as vetë s'dije,
me jetën do luftoje, dhe fatin ti do gjeje,
shpresa të shoqëronte, si hije pas gjithmonë,
jo s'kishe më ti frikë, për lumturinë s'ish vonë..

Natyrën shumë e doje, dhe sytë po të shkëlqenin,
me hënën bisedoje, dhe yjet t'u rrëfenin,
nga dielli lart shikoje, dhe rrezet ty të ngrohnin,
dhe ëngjëjt prapë me ty, vazhdonin bisedonin...

Papritur e kuptove, sa shumë që ishe rritur,
sa shpejt vitet kaluan, nuk ishe më e mitur,
po prapë sa do të doje të thoje fjalën "nënë",
te dy seç të mungonin, dëshira s'të kish lënë..

Dëshira për ti parë, dëshira për ti puthur,
jo s'munde ti urreje dhe zotit i je lutur,
i'u lute që ti njihje, i'u lute që ti falte,
me zemër i kërkoje, asgjë nuk mund të ndalte...

Larg vendit tënd ti ike, kurbetin ti e njohe,
vazhdoje drejt një rrugë, ku veten do e zgjoje,
njerëzit të vlerësuan dhe shumë të përkrahën
dhe prapë ëngjëjt të flisnin,jo kurrë ata s'u ndalën...

Kurbeti ty të rriti, sa shumë gjëra mësove,
një ditë një letër erdhi, dhe befas prapë lotove,
"të lutem bija ime,të lutem të më falësh,
më jep ti sot një çast dhe ndjenjat mos mi ndalësh,

jo kurrë s'të kam harruar, fajtor për ty kam qënë,
më ler që të të dua, sa shumë kam për të thënë,
më ler që të të prek, më ler që të të shoh,
të lutem mos gjyko, sa dua të të njoh"...

Dhe letrën fort shtrëngove dhe zemra fluturoi,
një çast harrove dhimbjet që jeta të shkaktoi,
i fale që të dy, sa shumë kishin munguar,
mos vallë po të mos vuajmë, nuk dalim të fituar?!.

Dhe befas ti e njohe, atë që quhej "at",
sa tepër e shtrëngove, sa tepër atë natë,
sa shumë që kish ndryshuar, sa shumë e kishe dashur,
përditë edhe më tepër, në zemrën fort të plasur!

Dhe jeta s'të la kohë, gëzimin të shijoje,
një ditë vdekja ta mori, dhe s'munde ta shikoje,
dhe shpirti prapë u vra, sërish u përvëlua,
sa doje të ish afer...ti thoje-"sa të dua"!

E humbe,u trishtove dhe ëndrrat seç t'u zhdukën,
në thellësinë e dhimbjes ato një ditë u futën,
dhe përsëri u struke, thërrisje lumturinë,
atë që ty të mori, shpresat dhe fëmijërinë...

Dhe përsëri u ngrite dhe përsëri luftove,
e doje ti pasionin, dashurinë ti doje,
e doje njerëzimin, doje gjithçka të bukur,
se doje më trishtimin, për jetën ishe lutur...

Kur zemrën tënde shoh, me mijëra drita dalin..
"Akoma ke të japësh, akoma do të falin,
mos ul ti kokën sot, të lutem fshiji sytë,
e fortë gjithmonë qëndro, mendo që je e dytë.

Kur zemrën tënde shoh,ylberin e vështroj,
sa herë ndeshem me të,mërzitjen e largoj,
kur zemrën tënde has, dhe shoh sa tepër vuaj,
ul kokën dhe largohem..skur të jem e huaj.

Kur ti fillon më flet,më dalin trëndafilat,
kur ti më reciton, për vete bën bilbilat,
kur sytë e tu i ndjej,shkëlqimi më mahnit
kur lehtë të vështroj vetevetja më habit,

jo vetëm ti nuk je, dikush nga lart shikon,
ëngjëlli yt është bërë dhe dhimbjen ta largon,
jo s'mund të jetë i vdekur, se zemrën ty ta dha,
diçka qe ka shume vlere, ai për ty e la"!

Shikimin ti më hodhe, dhe dorën më shtrëngove,
"të lutem shiko pak- dhe befas më lëshove-,
je zëri që më flet, je zëri im i fshehtë,
je forca që kam brenda dhe kur s'e kam të lehtë".

Dhe njësh me ty u bëra, siç kisha qenë gjithmonë,
me ty vazhdoj unë ecjen, jo s'mund të jetë vonë,
pasioni, dashuria, ndjenja..sot po mungojnë,
e di që do ti gjejmë, nuk mundemi ti harrojmë..

Krenare jam për ty, ashtu siç je për mua,
me ty unë linda mike, shumë fort sot une të dua,
nuk ka jetë pa disfata, nuk ka jetë të dhuruar,
të gjithë po luftojmë, ç'do ditë për të fituar..

Të gjithë të fortë të jemi, jo dhimbja s'na rrëzon,
vërtetë na lagën syte, vërtetë zemra loton,
vërtetë ne vuajmë jetën, vërtetë ka padrejtësi,
po vetëm një jetë kemi, s'ia vlen të rrimë në zi!

Ia vlen që ta shijojmë, jo ndjenjat mos harrojmë,
vërtetë shenjë e kaluara, vërtetë do ta mendojmë,
po jo të na pengojë që dritën të shikojmë,
po jo të na pengojë me ëngjëjt të vallzojmë..

Të tashmen të shikojmë, frikën ne ta ndalim,
të duam njerëzimin, gabimet ne ti falim,
gjykimet nuk kanë vlerë as vend në zemrat tona,
të ardhmen të mendojmë, kjo botë është e jona!
 
Po te me kujtosh mua 
Dil e shiko Henen
Po te me endrrosh mua 
Ndiz nje Cigare 
Po te me Duash mua 
Falma nje Dashuri 
Po te me tradhtosh mua 

Hapma varrin ti!!!!!!!!!
 
S'ja dal dot te mos mendoj perty, 
s'ja dal dot te mos i kujtoj ata sy,
per ty mendoj gjithmon,
qe kur hap syte ne mengjes dhe deri naten vone!
Fjalet e tua zemren ma mbushin plot, sa qe gjumi sme ze nga emocioni s'ja dal dot!
Kujtoj me mall fytyren tende te embel,
pres me padurim te jem pran teje zemer!
Dashuria per ty me ka ber tjeter njeri,
ke ndryshuar cdo gje tek une,
 
NESE DO TE NDAHEMI!!!
Ne qoftese ne do te ndahemi
Ne dasmen tende do te vij patjeter, por jo si dasmor por si plage e vjeter,
Do te ulem e vetmuar ne nje tavoline, dhe per fatin tim do te ngre dolline,
Dhe e pa ftuar ne dasmen tende do te vij, e strukur e lodhur si nje zog pa fole do te rri,
E me lotet e mi do te pi e do te dehem,
Do ta bej per ty e jo se do te defrehe Ne qofte se pa dashuri do

Ne qofte se pa dashuri do me shohesh, mos mu afro nuk dua te me njohesh
Do ta kuptosh ne heshtje kete urim, e une do te qaj prape, por per fatin tim
E ne qoftese e bukur do te te dukem perseri, mos ma thuaj nuk dua ta dij
Tani te pakten ke pakez meshir, po te lutem femise se pare veja emrin dashurise se vrare!!!
Te dua por edhe dua te te harroj, sepse me ke lenduar shum
 
Perendia krijoi njeriun
njeriu te krijoi ty,
ti linde per mua
un vdes per ty
Sa yje ka ne qiell
ti smund ti numerosh
sa te dua un ti smund ta imagjinosh
 
Sa te veshtira jane ditet 
kur syri loton 
kur zemra nuk e ka afer 
ate qe e dashuron 
si nena ne lindje 
si dielli ne perendim 
thura keto vargje
 
Sa kohe larg teje do te jem 
mall ne zemer do te kem,
nese me sheh me lot ne sy 
dije se un po vuaj shum per ty! 
per ty o shpirti im
 
Nuk eshte se mendimet me jane mbyllur. 
Nuk eshte se nuk dua te shoh drite perseri . 
Eshte thjesht, me mungon kjo , 
Kjo qe adhuroj! me mungon ti ! 

Nuk eshte se femijet, nuk me pelqejne, 
por vdes morali ,para syve te mi, 
edhe iluzionet e mia vdesin, 
perpara trishtimit! me mungon ti ! 

Nuk eshte se kam harruar qe per burrat , 
te mos tregosh qe dashuron quhet trimeri . 
Nuk eshte asnje nga keto por, nuk me pergjigjesh , 
kur te therras !me mungon ti!
 
Ti s'me do? s'te dhimsem sado pakez? 
Nuk ta mbushkam syrin apo si? 
prapseprap ti ndizesh e merr flake 
tek shtrengohesh supeve te mi 

Mike, epsh e tera, lajka s'dua 
As i vrazhdet nuk te sillem dot 
Veç me thuaj :sa keshtu si mua 
puthur e shtrenguar ke gjer sot? 

Une e di, te gjithe hije u bene 
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim 
Preher pa ulur ti s'ke lene 
Si po rri tani ne preherin tim 

Ne se keto caste ndonje tjeter 
Sjell ndermend ti, syckat kur pulit 
Mos pande se po merzitem teper 
Tjeter kend dhe une kam ne shpirt 

S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte 
po nje flake casti vec, ta dish 
Si te njoha rastesishte i qete 
"Mirembetesh " do te them serish 

Edhe ti do marresh udhen tende 
Do besh pluhur ditet plot merzi 
Vecse mos lakmo ti marresh mendjen 
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri 

krahe per krah me ndonje tjeter djale 
Udhes kur te shkosh ti , ku ta dish? 
Mbase dhe une do kem dale 
Per shetitje, e shihemi serish