Tuesday, 2024-03-19, 7:44 AM
Welcome Guest | RSS
Main | Psikologji | Sign Up | Login
Site menu
Hyr
Kalendari
«  March 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
Arkiva
Vizitoret onlin
Afrim Muqiqi ti po
Thor.The.Dark.Worl
Ne PUNIM
Vota Juaj
Rate my site
Total of answers: 40
Komenti juaj
HTML Comment Box is loading comments...
Ora Digitale
Radio Fontana
Pershendetjet
Mir se vini ne web Faqen ton www.cerrca.at.ua ne ket web mund te kerkoni programe muzika mp3 diqka rreth dashuris poezi tve online softwer hardwer software Filma me Titrat shqip rreth fes islmae rreth nesh po ashtu munde te kuptoni edhe me shum me teknologjin e findit qe qdo dit e me shum esht duke u avancuar e shkum qka tjeter ju faliminderit per Viziten tuaj me respket nga Stafi cerrca.at.ua
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Vizitoret
FB,TW
Block content
...
Computer Service Jetoni
Chat
Valuta
Computer Service Jetoni

       Syte jane pasqyre e shpirtit


Thenje shume e vertete antike - syte jane pasqyre te shpirtit. Njeriu shume gjera mund t'i fsheh me sjelljet e veta, deklarimet, pamjen e vet, por asnjehere nuk mund ta fsheh reflektimin e shpirtit te syte e vet. Bebezat e syve na ngjerohen kur dikush na pelqen, ndonjehere mblidhen. Shkelqimi ne sy tregon gjendjen tone emotive dhe ate psikike. Dridherimet, fokusimi i koncetruar i shikimit jane shprehje te gjendjes sone te brendshme por ne te njejten kohe edhe reaksion ne ngacmimet nga jasht apo ne personin qe e veshtrojme. Ne syte tane shihet gjithcka - gjendja emotive, shendetesore, disponimi etj.                                       


Sa qëndrojmë para ekranit?

Britanikët janë njerëzit më të dhënë pas televizionit në Evropë duke shpenzuar 18 orë në javë para tij, sugjeron një sondazh. 
Njerëzit në Britani shohin më shumë televizion sesa ata që jetojnë në Francë, Spanjë, Gjermani dhe Itali.

Por britanikët kalojnë më pak kohë para televizorit se amerikanët. 

Tridhjetë mijë njerëz u pyetën në 30 vende të botës për të treguar gjithçka rreth TV, radios, librave dhe zakoneve kompjuterike.

Por krahasuar me gjithë botën, tajlandezët shohin më shumë TV, me një mesatare prej 22.4 orë në javë.



Të folurit në celular redukton reflekset e guidës

Të flasësh në celular ndërkohë që je duke I dhënë makinës, jo vetëm që është e ndaluar nga ligji , por është dhe e rrezikshmesepse redukton reflekset duke I bërë të krahasueshme me ato të një personi plak. Studiuesit amerikanë kanë përcaktuar se përveç faktit që reagimet bëhen më të ngadalta, të folurit në telefon kur je duke I dhënë makinës ul kapacitetin për të parë atë që është para veturës. Një I ri që po I jep makinës dhe njëkohësisht flet me kufje në cellular, drejton si një 70 vjeçar pa cellular.



 
   Stresi dhe agresiviteti "ushqejnë” njëri-tjetrin


Një studim i kohëve të fundit ka dalë në përfundimin se stresi dhe agresiviteti forcojnë njëri-tjetrin në mënyrë reciproke dhe kjo mund të shpjegojë arsyen se pse është kaq e vështirë, në disa raste, të ndalosh dhe të pengosh rritjen e ndjenjës së agresivitetit. Përgjigjja ndaj këtij fenomeni mund të gjendet duke analizuar mënyrën se si funksionon sistemi ynë nervor. Studimi është ndjekur nga një grup studiuesish dhe Menno Kruk i "Leiden/Amsterdam Center for Drug Research”, në Holandë, ka qenë koordinator. Në të morën pjesë dhe disa studiues hungarezë të Institutit të Mjekësisë Eksperimentale në Budapest. Dy grupet e studiuesve kanë stimuluar në mënyrë elektrike zonën cerebrale të hipotalamusit, që është përgjegjëse për agresivitetin. Duke qenë se hipotalamusi është ajo zonë e trurit që ndërlidh sistemin nervor me atë hormonal, është prodhuar në mënyrë të menjëhershme ai që është quajtur hormoni i stresit, kortikosteroni. Zakonisht ky hormon prodhohet vetëm kur personat ndodhen përballë një situate shumë stresuese, si p.sh. në rastet e xhelozisë. Gjithashtu është vërejtur një tjetër fenomen mjaft interesant, ai që ndikon për induktimin e një procesi të kundërt. Duke induktuar kortikosteronin te kafshët është vërejtur se është zhvilluar një sjellje shumë agresive. Sipas Kruk, zbulimi që është konfirmuar te njeriu mund ti hapë udhë një kurimi më të mirë për rastet e dhunës patologjike.



 Videolojrat e dhunshme ndikojne ne tru

Truri i atyre që luajnë lojëra të dhunshme në videogame reagon sikur dhuna të ishte e vërtetë, bëri të ditur një zbulim. Klaus Mathiak nga universiteti Aachen në Gjermani studioi trurin e 13 meshkujve të moshës nga 18-26 vjeç që luanin për dy orë në ditë videogame.Të lidhur me një aparat skaneri, atyre u ishte kërkuar të luanin një lojë në një bunkeri të fortifikuar, duke vrarë persona dhe shpëtuar pengje. "Mathiak zbuloi se truri reagonte menjeherë ndaj dhunës, pjesë të ndryshme të trurit beheshin aktivë dhe se, gjatë një situate të dhunshme, pjesë të ndjeshme të trurit pushonin së funksionuari. Shembulli ishte i njëjtë me atë që u pa në subjekte të tjera, të cilat iu nënshtruan skanimit të trurit gjatë improvizimit të situatave të dhunshme. Studimi u prezantua në një takim në Kanada dhe u bë i ditur nga revista "The New Scientist


  Si ta mundim stresin qysh në fillim të javës ?

Erdhi sërish e hëna, rikthehet rituali : stresi. Nuk është aspak rasti për të mbledhur buzët apo për të përlasur telefonin. Bashkë me detyrimet e përditshme të punës, vijnë edhe streset që na bëjnë të ndihemi të paqetë. Për psikologët mjafton të ndjekësh një sërë rregullash, për të dalë nga kjo situatë. Sipas të përditshmes gjermane "Bild”, për të përmirësuar humorin e së henës duhet që së pari të ndajmë, nëse kjo periudhë stresante që po kalojmë lidhet me jetën tonë sentimentale apo ngarkesën brenda mureve të zyrës. Një ndër gjërat e para që ndihmon në shmangien e stresit në zyrë, është të ngrënit. Janë ato që quhen ndryshe "ushqimet që të sjellin humorin”. Arrat, lajthitë, kikirikët, karamelet, lëpirëset dhe frutat mund të konsiderohen pa frikë si një mënyrë mjaft e mirë e cila shkakton energji pozitive në mjedisin ku punojmë. Ndoshta duket paksa e besdishme për ata që janë të lidhur me dietat, por mos harroni që energjia pozitive, gjithnjë ndikon në përmirësimin e humorit. Një tjetër armë po kaq e fortë sa ushqimet për të mundur stresin, është edhe sporti. Nëse jeni shumë të zënë, përpiquni të gjeni pak hapësirë të lirë kohe për të bërë një shëtitje. Hapësirat e gjelbra dhe dielli favorizojnë prodhimin e serotoninës, një substancë e cila është e pranishme në tru, që bën të mundur aktivizimin e muskujve. Nëse hapësira kohore mungon, përpiquni që me anën e një topi plastik ose tenisi të luani, për të kaluar gjendjen ku ndodheni. Sipas "Bild” para se të shkoni në zyrë, dëgjoni muzikë, shihni disa sekuenca gazmore në televizor, që të mos përfshiheni në inkriminimin e javës tuaj. Ndërsa për ata që nuk u besojnë shumë rregullat e psikologëve, mjekësia këshillon përdorimin e vitaminës B, e cila ndikon në qetësimin e nervave dhe largimin e depresionit



   A ndikon stresi ne organizem?

Kur marrim nje lajm te keq ose kur papritur nje ngjarje na gezon shume, kur ne rruge duhet te shmangim me shpejtesi perplasjen me nje makine, ose kur ne nje mbledhje pas nje kritike te pamerituar, reagojme te nxehur, skuqemi ose zbehemi, djersitemi ose na thahet goja, shtrengojme grushtet ose kercasim dhembet, ngrihemi nga vendi e flasim ne kembe, ndjejme zemren te rrahe, koken te pulsoje ose veshet te bucasin. Nganjehre eshe syte nuk na shohin mire dhe ne gjoks mund te kemi ndjenja si kalimi i korentit. Ne keto situate nje i moshuar mund te ndjeje nje shtrengim ne gjoks dhe jo rralle e shohim te vendose trinitrinen (bar i zgjerimit te eneve te gjakut te zemres ne gjuhe). Pas kalimit te ketij faktori stressor, krahas te ndjerit fitimtar ose te humburit, te rrezikuar ose te lindur per se dyti, ne ndjehemi te lodhur, duam te ulemi ose te vendosim duart ne mes. Fati, shkalla e ulet e agresivitetit te stresorit ose pervoja na ndihmuan te mbijetojme ne stress.

Stresi në jetën e përditshme

- Vdekje e bashkeshortit 
- Divorci 
- Ndarja fizike bashkeshortore 
- Burgosja 
- Vdekja e nje familjari te aferm 
- Semundjet 
- Martesa 
- Pushimi nga puna
- Ripajtimi bashkeshortor 
- Dalje në pension
- Barra 
- Gjendja financiare 
- Vdekja e një shoku të ngushtë.
- Rritja e pergjegjesise ne pune 
- Largimi i femijeve nga shtepia 
- Zenka me vjehrrin (vjehrren) 
- Humbja e punes per gruan 
- Fillimi ose lenia e shkolles 
- Zenia me punedhenesin
- Nderrimi i shtepise 
- Shkeljet e vogla te ligjit



 
 Zhurmat e rruges, permiresojne kujtesen tek femijet


Të ndodhesh pranë një rruge të zhurmshme nuk e pengon aftësinë e fëmijës për të lexuar, por aktualisht mund të përmirësojë kujtesën e fëmijës, bëri të ditur një studim. Megjithatë banimi pranë një aeroporti apo piste fluturimi sjell dëmtime të dukshme. Në bazë të një studimi me 2 800 fëmijë të moshës nga 9-10 vjeç nga 90 shklolla fillore pranë tre aeroporteve kryesore, Barajas në Madrid, Shipol në Amsterdam dhe Heathroë të Londrës, bëhet e ditur se aftësia lexuese e fëmijëve të ekspozuar në nivelet e larta të zhurmës së aeroplanëve ishte ngadalësuar me një ndryshim pese decibel. Nga ana tjetër, ekspozimi ndaj zhurmës së trafikut rrugor nuk vononte aftësinë për të lexuar dhe papritur u zbulua se ndihmonte kujtesën në këtë moshe fëminore. Megjithatë një kombinim i të dy zhurmave shoqëroet me shtim të stresit dhe reduktim të cilësisë së jetës tek fëmijët.


 Je e dashuruar apo do të bindësh veten që je?

psiko-test

I dashuri yt të pëlqen shumë. Por a bëhet fjalë për një dashuri të vërtetë? Zbulo nëse je me të vërtetë e dashuruar me njeriun e duhur, apo nëse thjesht po kënaqesh...



1. I ke pyetur ndonjëherë shoqet e tua se çfarë mendojnë për të dhe për lidhjen tuaj?

a. Po. Por vetëm se doje të siguroheshe që ke zgjedhur me të vërtetë mirë.
b. Jo. Je shumë e sigurt për ndjenjat e tua ndaj tij, dhe nuk ke nevojë që vajzat të japin aprovimin e tyre si 
"Çifti i përkryer".

2. Kur dikush ju pyet se si është i dashuri yt ose të thotë: "Ta marrë e mira, do të doja të takoja edhe unë një djalë fantastik si ai", si reagon? 

a. Ndërron temë
b. Skuqesh dhe ndihesh shumë e lumtur.

3. Përgjigju rrufe: do të ndieje të njëjtat gjëra për partnerin tënd nëse ai do të mbetej pa punë apo nëse do t'i binin flokët?

a. Hëëm, a mund të mendohem pak?
b. Po, patjetër, pyetje është kjo!

4. Cili është komplimenti që ju bëjnë më shpesh të panjohurit, kur flasin për ju të dy?

a. Sa të lezetshëm që dukeni".
b. "Duket që shkoni me të vërtetë mirë".

5. Je me miqtë e tu dhe flet për të, të ndodh që shton ndonjë gjë apo ndryshon ndonjë detaj?

a. Po, ndonjëherë nuk tregon disa gjëra të pakëndshme që ka thënë ose ka bërë. Ose nuk e shfaq kur je e 
zemëruar me të.
b. Jo, nuk e shikon të nevojshme që ta bësh të duket më i mirë nga ç'është.

6. Nëse nesër i dashuri yt do të të linte, për çfarë do të të vinte më shumë keq?

a. Që ke harxhuar kot gjithë këtë kohë, gjatë së cilës mund të kishe njohur dikë tjetër dhe të ndërtoje një 
të ardhme bashkë me të.
b. Që nuk do të ndiesh më parfumin e tij, që nuk do të rrish më në krahët e tij dhe nuk do të dëgjosh me 
të qeshurën e tij.


7. Si ndihesh kur je vetëm me të për njëfarë kohe, për shembull nëse bëni një udhëtim bashkë ose për një fundjavë?

a. E bezdisur. Ka shumë vogëlsira të atij të cilat s'i duron dot. Dhe të duket sikur nuk keni asgjë për të 
thënë.
b. Shumë e lumtur. Edhe gjatë çasteve të monotonisë gjeni gjithmonë një mënyrë për t'u zbavitur.








8. A ke ndonjëherë dëshirë të flirtosh me meshkuj të tjerë kur je në ndonjë festë? Ose të shkosh në lokal me koleget e tua dhe të shtiresh si beqare për një mbrëmje, thjesht sa për t'u zbavitur pak?

a. Epo, ndonjëherë jeta në çift të duket sikur po të merr frymen. Dhe takimi me djem të tjerë sikur ta heq 
pak mendjen. Por nuk do të të shkonte kurrë ndër mend të tradhëtoje partnerin tënd.
b. Jo. Nëse takon tipa të lezetshëm, mbledh menjëherë shoqet e tua të pafejuara dhe i prezanton me ata.

9. Çfarë do të të bezdiste (apo do të të frikësonte) më shumë: të rrije vetëm apo të dilje me një njeri për të cilin nuk do të ndieje asgjë? 

a. Vetmia 
b. Të dalurit e kotë.

10. Sonte do të vijë të të marrë. Do të kaloni gjithë natën bashkë. A të ngacmon ideja? 

a. Epo, tamam tamam, jo. Por je e lumtur që do të kalosh pak kohë me të.
b. Të mjafton të mendosh çastin kur ai do t'i bjerë ziles së derës dhe fytyra jote 
ndriçon.

11. Të ndodh që mburresh para të tjerëve?

a. Jo. Sigurisht që të duket fantastik...Por mendon që njerëzit s'ta kanë ngenë të 
dëgjojnë që ti ia kreh shumë bishtin.
b. Po. Mendon vazhdimisht për të, prandaj ndonjëherë është e vështirë që të mbash gjithçka përbrenda.

12. A e ke bezdi ndonjëherë të bësh dashuri me të?

a. Po, herë pas here, të ndodh që në shtrat përsërit në mënyrë mekanike të njëjtat lëvizje.
b. Kurrë. Madje shpesh mezi pret që të kthehesh në shtëpi nga puna.



Nëse keni më shumë A

Nuk ka asgjë serioze

Partneri yt mund të jetë i zgjuar, i bukur dhe i ëmbël, por problemi është që nuk të rreh zemra për të. Kështu ti, jo vetëm që nuk flet për gjërat që nuk pëlqen tek ai, por e ndien si detyrë që të kërkosh edhe aprovimm e shoqeve, per të qenë e sigurt që ai është njeriu i duhur për ty. Por mos u shqetëso. Të vetëbindesh që je e dashuruar është një zakon shume i përhapur. Dhe ndodh për shumë arsye. Për shembull ty t'i ka marrë mendtë ideja për dashurinë dhe jo djali. Nga ana tjetër, jetojmë ende në një shoqëri të strukturuar "në çift" Dhe të kesh përkrah një burrë që të pëlqen, edhe pse nuk të bën të çmendesh, mund të të duket një alternativë më e mirë sesa beqaria. Edhe të qenët e rrethuar nga shoqe që janë të martuara nuk të ndihmon: ndoshta ndihesh shumë nën presion sepse nuk do të jesh më e paktë, kështu ngutesh duke e quajtur veten "të martuar" pa menduar mbi faktin që, ndoshta, po kënaqesh me dikë që nuk bën për ty. Kështu jo vetëm që gënjen veten, dhe e pengon të ndërtojë një marrëdhënie të vërtetë dhe pasionante, por do të përfundosh e mërzitur dhe do të largohesh sapo të gjesh një kandidat më të mirë. Ndoshta ka ardhur koha të mendohesh pak dhe të kthesh faqe. Sigurisht, ideja për të lënë këtë që ke dhe të kërkosh për më mirë të tremb, sepse ti e do sigurinë qe ke një njeri pranë. Por të rrish me dikë që nuk të bën të lumtur u bën keq të dyve: atij, që ka të drejtë që ti të tregohesh e sinqertë. Dhe vetes, që meriton ta lësh zemrën të lirë për atë që do ta bëjë të rrahë me të vërtetë.



Nëse keni më shumë B

Më duket se është ai i duhuri
Lum ti, moj vajzë, sepse ke në dorë diçka më të çmuar se diamantët: dashurinë e vërtetë, atë me D të madhe. Dhe nëse ai do të të linte një ditë, do të të merrte malli për parfumin, për puthjet e tij, edhe për atë sens humori surreal që vetëm ai e ka. Je kaq e çmendur pas tij saqë nuk do të ndryshoje mendim as sikur ai të mbetej pa punë apo se do të shtonte 20 kile. Ndien një admirim dhe respekt për partnerin tënd saqë je e sigurt që edhe po të rriteni dhe të ndryshoni, ndjenja juaj nuk do të shuhet. Ky lloj besimi arrihet duke lënë që një marrëdhenie të zhvillohet duke ndjekur ritmet e saj. Dhe nëse një ditë do te martohesh me të, nuk do të jetë vetëm nga dëshira e madhe që ke për të organizuar një dasmë apo sepse mendon që fustani i nusërisë të shkon shumë. Por për privilegjin që ke në krah, për gjthë jetën, ke një burrë të mrekullueshëm, Një shenjë tjetër pozitivë është që përveç se ke gjithmonë dëshirë të bësh dashuri me të, nuk ke nevojë të dish se ç'mendim kanë të tjerët. Që shoqet apo familja jote ta konsiderojnë atë si një "rast i mirë për martesë" për ty nuk ka kurrfarë rëndësie. Nuk ka problem nëse ende s'është ulur në gjunjë për të të propozuar: duke mos patur një unazë në gisht. Ti nuk ndihesh inferiore ndaj shoqeve të tua të martuara. Sepse e di që çdo marrëdhënie ështe një dhe e vetme dhe duhet të ndjekë ritmet e saj. Mos u përpiq të përshtatesh me idealet e çiftit të përkryer të të tjerëve, por beso vetëm atë që ndien: kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndjekë zemra jote.


 
 Dhimbja kronike, shkaktohet nga Interneti


Mania per te qendruar para kompjuterit, duke lundruar ne Internet, nuk eshte me nje loje, pasi gjithcka mund te kthehet ne nje sindrom mjaft te rende per shendetin tone. Ky eshte alarmi i fundit qe hedhin psikologet, te cilet kane vene re se personat qe kalojne nje kohe te madhe duke lundruar ne Internet kane dhimbje kronike. Studimi nxjerr ne pah se 5 per qind e pacienteve qe vuajne nga dhimbjet kronike, kane lidhje te dretperdrejte me Internetin, i cili nuk eshte gje tjeter vecse nje nga streset e perditshme qe kalojne njerezit. Studimi i kryer nga "Pain in Europe", ka ka treguar se personat qe shpenzojne nje kohe te madhe ne Internet, jane te perfshire nga dhimbje kronike dhe kjo ne saje te ndikimit qe moria e informacioneve qe ata marrin ne Internet. Kjo sipas psikologeve shpjegohet me faktin se receptoret e informacionit, ne kete rast ndihen mjaft pasive, duke fituar keshtu nje pamundesi per te pertypur gjithcka qe u del perpara dhe kjo behet shkak per dhimbje kronike te cilat shkaktohen me shune anen psikologjike te ketyre personave, sesa ne sferen fizike. 


 Evropë, 25 për qind e fëmijëve kërcënohen nga dhuna                                                         

Sipas një raporti të fundit mësohet se 25 për qind e fëmijëve në Evropë kërcënohen nga dhuna që ushtrojnë prindërit ndaj tyre. Statistikat janë vërtet të frikshme, kur mendon që një në 20 fëmijë, bëhet pre e dhunës dhe abuzimeve nga më të rriturit kryesisht brenda gjirit të familjes. Ekspertët kërkojnë ndërhyrjen e socialogëve në trajtimin e rasteve në fjalë pranë shkollave apo në qendra të caktuara. Mendohet se vajzat adoleshente janë më të kërcënuara nga ky fenomen, ndërkohë që djemtë janë më të ekspozuar ndaj pedofilisë si dhe dhunës që ushtrojnë prindërit, në rast kur ata nuk janë mirë me mësime. Një ndër problemet me shqetësuese të këtij fenomeni sipas psikologëve është fakti se fëmijët kanë shumë pengesa për të deklaruar rastet e dhunës, për shkak se mund të vazhdojnë të jenë nën këtë kërcënim, nëse do të kthehen sërish në shtëpi. Për këtë qëllim është sugjeruar që në shkolla të shtohen disa orë shtesë të cilat do t’i ndërgjegjësojnë fëmijët për të drejtat e tyre qytetare dhe juridike, përballë kësi rastesh. 


 12 mijë persona, viktima të punës së detyruar në botë

Të paktën 12,3 milionë persona janë viktima të punës së detyruar në botë dhe u sjellin 32 miliardë dollarë në vit atyre që i shfrytëzojnë, njofton Zyra Ndërkombëtare e Punës, BIT, në raportin më të plotë të publikuar ndonjëherë për këtë çështje. Sipas këtij raporti, me titull "Aleancë botërore kundër punës së detyruar", "kjo plagë sociale" ka të bëjë sidomos me Azinë, ku ka 9,5 milionë punëtorë të detyruar, por ajo po përhapet pa u ndëshkuar kudo në botë. "Puna e detyruar është e kundërta e globalizimit. Ajo merr nëpër këmbë të drejtat dhe dinjitetin e qenieve njerëzore", shpjegon drejtori i përgjithshëm i BIT, Juan Somavia. Azia ka numrin më të madh të punëtorëve të detyruar, 9,5 milionë. Amerika Latine dhe Karaibet kanë 1,3 milionë, Afrika Subsahariane 660 000, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut 260 000. Në vendet e industrializuara ka 360 000 punëtorë të detyruar dhe 210 000 në ekonomitë në tranzicion. Pesëdhjetë e gjashtë për qind e punëtorëve të detyruar janë gra dhe gra dhe rreth 40 për qind fëmijë nën 18 vjeç. Puna e detyruar përcaktohet nga një konventë ndërkombëtare si çdo formë pune e pavullnetshme e kërcënuar gjithmonë nga sanksioni. Ky përkufizim përfshin si të burgosurit që punojnë në kampet e punës së detyruar dhe punën për larjen e borxheve ose punëtorët të cilëve u mbahen pagat ose kartat e identitetit nga pronari për t'i penguar të largohen. Sipas raportit, shumica e viktimave, 9,8 milionë shfrytëzohen ng një subjekt privat, kryesisht si shërbëtorë ose punëtorë bujqësie dhe 2,4 milionë janë viktima të tregtisë së qenieve njerëzore. "Tani për tani nuk po zhvillohet asnjë hetim, as ndonjë ndjekje penale në ndonjë vend të botës" kundër përgjegjësve, shpreh keqardhjen le Roger Plant, i cili ka drejtuar studimin. Raporti, që do të diskutohet në Konferencën Ndërkombëtare të Punës, që do të zhvillohet në qershor, tregon se bëhet fjalë për një "problem botëror " me të cilin po ndeshen të gjitha vendet, të gjitha rajonet e botës dhe të gjithë tipet e ekonomisë". "Ne japim shifra të konsiderueshme në rajone ku puna e detyruar nuk ishte zbuluar ende si problem", shpjegoi Plant



Fëmijëria e vështirë, shkak për trauma psikoligjike

Një fëmijëri e vështirë, mund të bëhet shkak për të pasur probleme psikologjike në të ardhmen. Një studim hedh hipotezën se ekziston një lidhje midis rasteve te dhunes dhe traumave psikologjike, që përjetohen edhe ne moshe te rritur. Kategoria qe rrezikohet me shume jane fëmijët e përfshirë në raste abuzive seksuale, substanca stimuluese apo dhunë e ushtruar në familje. Nga 10 raste të studiuara, ku fëmijët kishin vuajtur divorcin e prindërve, ndikimet kanë qenë të dukshme veçanërisht tek marrëniet me të afërmit, miqte dhe komshinjte, duke pasur zenka te stisura, te nxitura nga kujtime te mbetura ne koshiencen e tyre. Është vënë re se një fëmijëri stresuese ka rritur mundësinë e sjelljeve të rrezikshme si psh: pirja e duhanit, abuzimi me drogat dhe tendenca për një jete te shthurur. Kujtime të tilla shkaktojnë çrregullime psikologjike si depresioni dhe sjellje të ngjashme



Stresi, jo gjithmonë shkak për infarkte

Nëse truri arrin të përballojë stresin, atëherë rreziku për të patur probleme me infarktin ulet. Ky është përfundimi i Robert Soufer, publikuar në revistën "Circulation”. 
Dihej prej kohësh që stresi ishte një ndër shkaktarët kryesorë për shfaqjen e këtij problemi dhe se aftësia për të ruajtur qetësinë ishte ndihma më e mirë për të ruajtur zemrën. Ajo që nuk arrihej të kuptohej mirë është fakti se si truri ynë ndërhynte për të kontrolluar funksionimin e zemrës, ose se cilat ishin reagimet që shkaktonin probleme të tilla. Soufer ka fotografuar, duke përdorur rezonancën magnetike nukleare, trurin e personave të shëndetshëm dhe të atyre që gjatë jetës së tyre kishin patur probleme me zemrën. Studimi ka arritur të sqarojë se si zonat e trurit që "ndizen” në rastet e shqetësimeve të papritura me zemrën, janë të njëjtat me ato që u përgjigjen stimujve si frika dhe ankthi. "Megjithatë, kaq nuk mjafton për të dalë në përfundimin se nëse ndiheni të stresuar, do të provokoni infart. Truri i çdonjërit prej nesh është i ndryshëm dhe në bazë dhe të eksperiencës së jetës, neuronet që takohen rastësisht, janë të ndryshme te secili nga ne”, -nënvizon Soufer. Bëhet fjalë për atë që njihet si plastikë e trurit, pra aftësia e neuroneve tona për t‘iu përgjigjur stimujve të jashtëm. "Për këtë arsye nuk do të jetë kurrë një tru i ngjashëm me një tjetër e kështu reagimi ndaj stresit nuk është e thënë të jetë i njëjtë te të gjithë njerëzit ”,- ka përfunduar specialisti. 



Fëmijët që shohin shumë televizor, më pak inteligjentë 

Sa më shumë që të shohin televizor fëmijët 4-vjeçarë, aq më shumë janë të prirur të bëhen më pak inteligjentë më vonë kur të shkojnë në shkollë, bëhet e ditur sipas një studimi të publikuar sot. Në të njëjtën kohë, fëmijët, prindërit e të cilëve u lexojnë përralla, i marrin ato me vete kur shkojnë për ekskursione dhe përgjithësisht u kushtojnë vëmendje, duke qenë më pak të prirur të vuajnë nga mungesa e inteligjencës, bëhet e ditur sipas një raporti të Universitetit të Uashingtonit. Mungesa e inteligjencës mund t'i bashkangjitet tashmë "listës së pasojave të mundshme negative të qëndrimit për orë të tëra para televizionit, të shoqëruara me mbipeshë, mungesë vëmendjeje dhe lloje të tjera agresioni", u shpreh Frederick Zimmerman, i cili kryeson këtë studim. "Rezultatet tona sugjerojnë se mund të ndërmerren disa hapa për të parandaluar humbjen e inteligjencës te fëmijët. Duke maksimizuar stimulimin konjitiv dhe duke kufizuar televizionin në vitet e para të zhvillimit, mund të pakësohet rreziku që fëmijët të zhvillojnë një shkallë të ulët inteligjence", shtoi ai.



A mund të ndryshojë ngjyra e syve të njeriut gjatë jetës?

Ngjyra e syve mbetet e pandryshueshme gjate gjithe jetes, ajo mund te ndryshoje tonalitetin, pra te behet me e e kthjellët vetëm në pleqëri, rreth moshës 60-70 vjeç dhe kjo ldihet me faktin e zbehjes së membranës së syrit. Ndryshe nga rasti i të sapolindurve, pigmenti i ngjyrës së syve mund të ndryshojë për shkak të formimit të plotë të shqisave, në asnjë moshë tjetër ngjyra e syve nuk mund të ndryshojë pa ndikimin e faktorëve të tjerë dytësorë. Sipas okulistëve vihet re tek moshat e vogla, se ndryshimi i ngjyrës së syve, mund të përfundojë deri në moshën 5 vjeç, por kjo ka gjithnjë lidhje me procesin e sipërpëmendur dhe nuk lidhet me probleme të tjera patologjike, pasi ngjyra e syve, është e paracaktuar tek të gjithë personat që në barkun e e nënës. Për këtë qëllim sot shkenca ka arritur që të piketojë ngjyrën e syve tek njerëzit qysh në embrion me ndihmën e teknologjisë. 




Dëmtimet nga zemërimi

Zemërimi është një dukuri gjithnjë e në rritje e shoqërisë, që ndikon për keq në organizmin tonë. Zemërimi mund të dobësojë aftësinë për të arsyetuar dhe të vështirësojë vetëkontrollin. Muskujt tendosen, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja bëhen më të shpeshta, ndërsa trupi fillon një jetë në gjendje tensioni. " le të përgatitemi më parë se si të përballemi me një situatë që mundtë na shkaktojë zemërim, qe në fillim të themi me qetësi: "nuk jam dakort dhe gjithcka do të jetë më e lehtë”-këshillon D’Urso pedagoge psikologjie në Universitetin e Padovës.




Ushtrimet e rregullta fizike, luftojnë depresionin

Ushtrimet e rregullta trupore mund të kenë efekt të njejtë kundër depresionit si barnat e zakonshme, njohfojnë shkenctarët e Universitetit te Teksasit. Hulumtimet e tyre kanë treguar se 50 per qind e reduktimit të simptomeve të depresionit mund të largohet me ushtrime 3-5 herë në javë.
Këto rezultate janë arritur pas 12 javë ushtrime. Në këto hulumtime morrën pjesë 80 persona nga mosha 20 deri 45 vjeç. Shkenctarët kanë vërtetuar se vetëm 23 per qind e personave me depresion klinik kanë kërkuar ndihmë mjeksore, dhe vetëm 10 per qind e personave marrin trajtimin e duhur.



Çfarë i nervozon shoferët në timon ?

Në top listë të gjërave që i nervozon më shumë shoferët janë punimet në rrugë. Një hulumtim me 4995 shoferë të testuar nga Instituti për Psikologji në Gjermani ka treguar se çfarë i nervozon shoferët më shumë. Sipas te anketuarve 94% e meshkujve dhe 88% e femrave shoferë kanë pranuar se punimet në rrugë i shkaktojnë atyre nje nervozizem te madh, nderkohe qe i krijon edhe nje gjendje pasigurie dhe paniku. 89 per qind e femrave nervozohen kur dikush i rrezikon gjatë parakalimit, ndersa vetem per 77 per qind e meshkujve kjo situate eshte e rrezikshme. Femrat nervozohen më shumë nga meshkujt kur kuptojne qe rruga qe jane duke bere eshte e gabuar, nderkohe qe ndihen shume ne siklet ne rastet kur ato nuk 

arrijne te manovrojne si duhet ne syte e meshkujve