Tuesday, 2024-03-19, 2:23 PM
Welcome Guest | RSS
Main | Rreth Dashuris | Sign Up | Login
Site menu
Hyr
Kalendari
«  March 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
Arkiva
Vizitoret onlin
Afrim Muqiqi ti po
Thor.The.Dark.Worl
Ne PUNIM
Vota Juaj
Rate my site
Total of answers: 40
Komenti juaj
HTML Comment Box is loading comments...
Ora Digitale
Radio Fontana
Pershendetjet
Mir se vini ne web Faqen ton www.cerrca.at.ua ne ket web mund te kerkoni programe muzika mp3 diqka rreth dashuris poezi tve online softwer hardwer software Filma me Titrat shqip rreth fes islmae rreth nesh po ashtu munde te kuptoni edhe me shum me teknologjin e findit qe qdo dit e me shum esht duke u avancuar e shkum qka tjeter ju faliminderit per Viziten tuaj me respket nga Stafi cerrca.at.ua
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Vizitoret
FB,TW
Block content
...
Computer Service Jetoni
Chat
Valuta
Computer Service Jetoni

PUTHJA ËSHTË SHPREHJE E PARË FIZIKE E TËRHJEKJES MES VETI TË DY PERSONAVENËSE NDJEJMË DASHURI, DHE FJALËT JANË TË PAKTA PËR TA PËRSHKRUAR ATË DASHURI, ATËHERË ATY SËRISH JANË BUZËT QË PËRMES PUTHJES I SHPREHIN EDHE NDJENJAT MË TË THELLA NGA QENIA E JONË....
 
PUTHJA - FRYMËMARRJE E NEKTARTË

Nëse për sytë thuhet se janë pasqyrë e shpirtit, atëherë për buzët mund të thuhet se janë paqyrë e ndjenjave tona. Në rast të gëzimit, në buzë shfaqet buzëqeshja. Nëse ndjejmë dashuri, dhe fjalët janë të pakta për ta përshkruar atë dashuri, atëherë aty sërish janë buzët që përmes puthjes i shprehin edhe ndjenjat më të thella nga qenia e jonë. 
Në qoftëse e shfletojmë fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, për puthjen mund të gjejmë vetëm këtë sqarim:
"PÚTHJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET. Veprimi dhe rezultati i tij sipas kuptimeve të foljeve PUTH, PUTHEM..." 
E pabesueshme apo! Vetëm ky sqarim. Po ashtu në fjalorët ndërkombëtarë si p.sh ajo e "Chambers 20th Century Edition" puthja sqarohet me këto fjalë: "ledhatim apo përshëndetje me buzë". Si duket fjalorët fare pak dijnë për puthjen!
Përderisa Kolerixhi puthjen e quan si "frymëmarrje e nektartë", Shekspiri këtë e quan "Vulë të dashurisë".
Dy njerëz mund të jenë pranë njëri tjetrit, mund të adhurohen, mund ta shikojnë në sy njëri tjetrin, por lidhja e tyre vështirë është të mbijetojë nëse ata nuk puthen mes veti. Puthja është shprehje e parë fizike e tërhjekjes mes veti të dy personave. Në këtë rast kur flasim për puthjen, nuk është fjala për puthjet e shpejta në faqe, por për puthjet dhe çastet që dëshironi t'mos përfundojnë asnjëherë, kur gjaku ju vlonë, preheni në përqafim të partnerit, frymëmarrja shpejtohet, ju kaplon një ndjenjë e kënaësisë së papërshkrueshme.
Për t'iu shmangur situatave të nervozës dhe palakmueshmërive tjera, psikologët sygjerojnë se gjat puthjes së parë, partnerët duhet të jenë vetëm. Gjat puthjes më së miri është të fillohet nga buza e epërme apo e poshtme dhe pastaj të kalohet në variacione të ndryshme të saj. Njëkohësishtë duhet puthur edhe pjesët rreth buzëve, si mjekrën, faqet, sytë, qafën... Nga e gjith kjo e rëndësishme është që të keni vetbesim dhe të kontrolloni me situatën. Kjo do të krijoj një ndjenjë sigurie edhe te partneri.
Sipas disa studimeve është vërtertuar se shumica e femrave, pikërishtë gjat procesit të puthjes së parë me partnerin vendos se a do të flej me të apo jo. Edhe po të jeni mashkulli më i kujdesshëm në planetin tone, përshtypja e puthjes së parë ka vend të veqantë në botën e femrës.

PUTHJA E PËRSOSUR

Puthja e përsosur mund të ndodh vetëm me personin të cilin vërtet e duam dhe ndihemi të plotë në prani të atij personi. Shumë më tepër sinqeritet dhe afërsi ka në puthjen me personin që e duam se që ka në puthjen me dikë që fare pak e njohim. Edhepse puthja e mirë mund t'i bashkojë dy njerëz, ka shumë të tillë që frikohen ta puthin dikë. Nëse pyeteni se kur duhet puthur, përgjigjia e shumë psikologëve do të ishte: pritni gjersa të krijohet mes jush dhe personit që adhuroni një afri e këndshme, një shkallë e tërheqshmërisë që ju përgjigjet. Dilni me simpatinë tuaj disa herë para se të vendosni të putheni me të. Meshkujt zakonisht në shumë raste janë të padurueshëm, mrëpo gjithnjë duhet të kenë parasysh se për të lënë përshtypje të qëlluar, është më mirë të pritet gjersa femra ndihet e përgatitur për të dhuruar një gjë të tillë. Puthja mund të jetë sipërfaqësore dhe e thellë në aspektin emocional. Dhe kur njëher dy persona ndihen të relaksuar dhe të gatshëm për puthje, atëherë ajo do të jetë shenjë për të zbuluar gjërat më të mira dhe më të bukura që i ofronë dashuria e vërtetë. 

PUTHJA PENGON RRUDHAT NË FYTYRË DHE RITË IMUNITETIN.

Ka shumë tregime për shëndetin dhe puthjen. Që në fillim para së gjithash mund të themi se puthja është e mirë për dhëmbë, ngase gjat një veprimi të tillë, ajo ndikon në tajimin e lëngut të pështymës që ka për qëllim shpërlarjen e dhëmbëve nga ushqimi dhe mbrojtjen nga kariesi. Pra si duket puthja është më e efektshme se pasta për dhëmbë. Në anën tjetër, pakëson streset, zvoglon shtypjen e gjakut dhe rit imunitetine organizmit. Në buzë ndodhen një numër i madhë i fijeve nervore, dhe gjat prekjes së buzëve tuaj me të partnerit, ndizet zjarr i madh i përjetimeve. Rritet puna e zemrës, ndihet qarkullimi i shtuar i gjakut në fytyrë e shpesh dhe lëkura djersitet nga kënaqësia.
Një puthje e zjartë është në gjendje të djeg 6.4 kalori në minutë, ndërsa gjat vrapimit digjen 11.4 kalori në minutë. Si duket puthja është e efektshme sa edhe aerobiku. Gjat një puthjeje franqeze aktivizohen 34 muskuj dhe hulumtimet klinike bëjnë të ditur se gjat këtij procesi pengohet me sukses krijimi i rrudhave në fytyrë e me këtë ngadalsohet procesi plakjes së lëkurës.
Sipas një gazete gjermane një mesatarisht një vajzë do t'i puth 79 meshkuj para se të vendos të martohet për një. Ndërsa në librin e Guinisit, shkruan se puthja më e gjatë ka zgjatur 17 ditë e 10 orë.

SI PUTHEN AKTORËT E NJOHUR

Se a janë a të famshëm aktorët e njohur në puthje, le të shohim deklarimet e partnerëve të tyre gjat xhirimeve filmike.

Mickey Rourke dhe Kim Besinger (Në filmin: Shtatë javë e gjysëm)

"Ta puthësh Mickey Rourkin është njëjtë si ta lëpish një shpuzore cigare" - ka thënë Kim Besinger, partnere e Mickey Rourkit në filmin Shtatë javë e gjysëm

Rachel Ward për Ricahrt Chamberlainin nuk ka vërejtje (Zogjët vdesin duke kënduar), përderisa për Jeff Bridges-in thotë se puthet sis peshku i artë, është i ftohtë dhe i jargët!

Vivian Leigh ka deklauar për Clark Gable se i vje era nga goja sa që gati nuk i kishte rënë të fiktë kësaj. Përveq tjerash edhe i lëvizte dhëmbi jo i përforcuar mire në gojë!

Mia Farrow për Robert Redfordin ka theksuar: "Ai njeri nuk dit ë puthet fare! Vazhdimisht e kam lënduar gjuhën në puthjet me të sa që mezi prisja të përfundoj xhirimi!"

Lauren Bacall i tha Humphrey Bogart-it gjat një filmi: "Të kundërmon goja!". Më vonë ajo u martua me të edhespe ai vazhdonte të pinte duhan dhe viski.

Claire Danes dhe Kate Winslet, partnere të Leonardo DiCaprio-s në film kanë theksuar se gjatë puthjeve a i terrorizonte. Para se të puthen, ai përdorte ushqim të forte, si mushkerinjtë, melqi, dhe gjëra tjera me erë sa që kanë ndjerë ligështi pas puthjeve me të.

Llojet e puthjeve ..
 
Klasiket 
Është një etapë e detyruar. Të gjithë pak a shumë praktikojmë këto lloj puthjesh. Por fakti që këto janë puthje klasike nuk do të thotë t'i lëmë pas dore. Në qoftë se janë kaq të njohura dhe të praktikueshme sepse janë sensuale? Atëherë le të shfrytëzojmë rastin?! 
Tek buzët..... 

Është më klasikja që praktikohet dhe në kinema, më pak klasike dhe imagjinare përsa i përket botës reale. Në fakt të puthesh si në Hollywood është një shpikje e hershme. Para se të mendosh për puthjen franceze ose puthjen e thellë duke u ndalur tek buzët, t'i shijosh, kafshosh, të vlerësosh kontaktin e parë elektrik…. Fillimi i puthjes është i rëndësishëm sa fillimi i raportit seksual. Një ushtrim shumë sensual, thith vetëm ajër të pastër që del nga buzët e tija, dhe ai duhet të thithë vetëm ajrin, që del nga buzët e tua. 

Përse kjo puthje të bën të dridhesh? 
Pse nënat i puthin fëmijët e tyre në qafë, për t'u dhënë atyre të gjithë dashurinë e mundshme. Kështu që zona e qafës mëson që tani ndjeshmërinë dhe domethënien e sensualitetit.Dhe kjo kujtohet në momente intimiteti. 

PUTHJE EROTIKE 

Këto puthje stimulojnë dhe bëjnë të shtohet dëshira seksuale. Trupi përgatitet të shkojë më larg se fillimi i aktit seksual. Dhe dëshira në vetvete është gati një kënaqësi. Do të ishte mëkat të shkoje direkt tek ‘'gjërat serioze''. Serioze është të përfitosh nga të gjitha kënaqësitë gjatë rrugës për në parajsë! 

Tek buzët..... 
Është puthja franceze, një puthje shumë erotike që belbëzon aktin seksual. Mukozat takohen, ujërat e trupit bashkohen tamam si në një raport seksual. Për këtë arsye kjo puthje është shumë sensuale dhe tërheqëse. Përfitoni të eksploroni shijen e buzëve të saj! 


Tek gjoksi..... 
Gati gjithmonë të lënë pas dore! Por jo vetëm femrat dëshirojnë të puthen tek gjoksi, të përkëdhelen... por dhe burrat. Përse të privohesh nga një kënaqësi efikase? Mjaftojnë pak minuta dhe nëse të pëlqen kjo pjesë e trupit, mund të zbulosh gjithmonë kënaqësi të reja! 
Tek barku.... 

Është një zonë shumë delikate. Nuk është e mbrojtur me kocka si kraharori dhe legeni, kështu që është një vend shumë delikat. Kur lejon partnerin që të puthë do të thotë, që ke besim tek ai. Të të puthin tek barku do të thotë që ke nxjerrë në pah sensualitetin tënd. 


Pjesët e harruara të trupit 
Janë disa pjesë të trupit fatlume: puthen shpesh dhe zhvillojnë shumë shpejt sensibilitetin dhe kënaqësitë e këtyre pjesëve. Por janë disa pjesë të tjera të trupit që quhen pjesë të harruara që shpesh lihen pas dore, kalon shumë afër por asnjëherë nuk ndalemi asnjëherë por është një mëkat sepse mund të zbulohen kënaqësi të reja, duke provokuar kënaqësi të papritura....... 

Fytyra 
Duke kaluar puthjet në faqe midis miqve dhe puthjet në buzë midis dy të dashuruarve, fytyra shpesh lihet pas dore. Fytyra është një zonë shumë sensibile dhe komunikative. Tek pjesa e syve aty ku lëkura është e hollë dhe delikate është një zonë sensibël e përkëdheljeve, ashtu si rrënja e flokëve dhe veshët. Fytyra është si një univers për t'u zbuluar, dhe fjalët e dashurisë janë të qarta dhe të kuptueshme dhe kjo bën të të shtosh dëshirën, tamam si shikimet që shoqërojnë puthjet. 

Tek këmbët 
Disa njerëz mendojnë se i gjithë trupi është i prezantuar nga këmbët. Çdo centimetër korrespondon me një zonë. Këmbët janë të forta por edhe delikate, të ndjeshme ndaj ngacmimeve. Në qoftë se luan me këmbët kënaqësia do të përhapet në të gjithë trupin. Në qoftë se ngrihesh drejt kavilies, pulpat e këmbëve, gjunjët, kofshët.....do të arrish tek zonat erogjene që kanë kohë që të presin. 

Tek duart.... 

Duart ashtu si dhe buzët janë shumë të ndjeshme. Duart analizojnë dhe vlerësojnë shumë mirë kontaktet, ashtu si dhe buzët. Buzët dhe duart janë instrumentet tanë: duart përkëdhelin buzët dhe buzët puthin. Të puthësh duart do të thotë t'u thuash të ndalojnë një çast, mbase para se të përkëdhelin. Sepse duart jane magjike……
 
 
 
Si na shohin femrat në takimin e parë?
 
Çfarë lexon ajo në pamjen tonë?!
Je njohtuar përmes internetit apo je duke shkuar të takohesh për të parën herë, me një vajzë dhe pasi jeni marrë vesh për vendin dhe kohen e caktuar, je ndrequr dhe rregulluar. Po i afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në tavolinë duke të pritur dhe shikuar. Je disa metra larg saj, dhe deri sa ti i afrohesh tavolinës, truri i saj tashmë fillon të funksionojë me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar në tavolinë, ajo e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e saj dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty. A do të dëshironit të dini se në çka është bazuar ajo për ta krijuar atë mendim bazë për ty? Nëse po, atëherë lexoje në vazhdim.

1. Sa mirë je i "veshur dhe i paketuar”
Këtu, ajo në ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hudhur ca rrobe në trup, të cilat më pare kanë qënë të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës (mjekrës etj). Kur jemi në këtë temë, shumicën e femrave e dëbojnë tipet e meshkujve që fare nuk përkujdesen për vete, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi për vete. Nëse ajo e sheh se rrobet tua janë aq perfekte, atëherë do ta kaplojë një frikë nga ideja se është e pamundshme për të t’kënaqur në jetë. Sidoqoftë është më mire të dukesh perfekt mirë se i lënë pas dore! Në raste nëse tepër i ke kushtuar rëndësi vetes, atëherë duhesh t’i ndihmosh që në njëfarë mënyre ta shërosh nga kompleksi i inferioritetit, e cila e ka kapluar nga pamja jote. Pra duhet t'i japesh ndonjë shenje se ty të nevojitet ajo. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për rastet kur asaj i pëlqen stili yt. Nëse jo, atëherë, skanimi i saj ndalet me kaq, i kaloni edhe disa çaste, dhe në vazhdim do të dëgjosh vetëm arsyetime për mungesë të kohes së saj etj etj…Ajo asnjëherë nuk të thotë drejtëpërdrejtë se ti nuk i pëlqen. Kjo ndodhë për arsye se femrat asnjëherë nuk do të donin të ishin në pozitë të tillë t’mos i pëlqejnë një mashkulli! Paramendo, po ti thotë një mashkull një femre, "ti smë pëlqen”, kjo do të shkaktonte te ajo trauma aq ë thella sa që me muaj do t'i duhet të mjekohej nga ato trauma. Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili ytë, atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua…


2. Ajo çfarë mbani në duar – flet shumë për ju!
Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaj flet mjaftë. Ajo çka ke në duar, bënë që femra të mund të t'lexoj më mirë. P.sh topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirtë garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë. Do t’i interesoj se ç'ka lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexoj, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kosmosi të jesh fat i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund t'vjen edhe në konstatim se ia ke shpërtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besoj se je fati i saj...
Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant.
Në anën tjetër telefoni mobil në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je! Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj.
Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre.
Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: "Për të kuptiar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t’i kushtoni paketimit. Dhe kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të filloj të studioj në tjetër sferë…

3. Sytë flasin më tepër se vetë goja 
Sytë janë aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Profesori Maichael thekson se, prej syve mund të vërehet se sa është i mencur një njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: a janë të kthjellët apo të skuqur, apo të turbullta. Nëse bebëzat i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombë!. Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, ngase lëvizjet e syve janë të drejtuara në njëfarë mënyre nga ndërdija e njerëzve. Dhe atëherë është çasti kur edhe ajo merr në mënyrë të ndërdijshme mjaft informata për botën tuaj dhe sjell vendimin për po apo jo…
Tjetër gjë që asaj i tërhjeq vëmendjen është edhe madhësia e syve tu. Për një vajzë, sa më të mëdha i ka sytë mashkulli aq më i bukur është. Kështu thotë psikologu social, Anita Barbee, e cila bashk me burrin e saj profesorin Michael Cunningham, e kanë mësuar ndikimin e fytyrës te joshja e njerëzve.
Sytë e mëdhenj të femra asocionojnë me pamjen e foshnjeve simpatike. Edhe vetë mund ta merrni me mend se sa të dhëna janë femrat pas foshnjeve. Prej gjithë kësaj, ngjyra e lëkurës është më pak e rëndësishme dhe ajo varet nga shija individuale e femrës. Ndërsa sa i përket syzeve, përshtypje shumë më të mire lenë nëse ato janë në harmoni me fytyrën tënde. 
 
 
Kur dashuria harxhohet .?
 
Edhe kur më s'ka arsye partnerët tashmë të distancuar nga dashuria për njëri tjetrin, me veten fjalosen rreth asaj se kush e ka filluar i pari! Kur s'ka me dashuri, të irriton prekja e partnerit. Tashmë diçka të shtyn të ndërrosh gjërat që kanë qenë urë lidhëse me partnerin, madje qoftë ajo edhe ndërrimi i adresës se e-mail. Papritmas konstatoni se keni krijuar lidhje dashurie me njeriun e huaj për ju! Në anën tjetër në atë zbrazëti shpirtërore ju shfaqet personi nga e kaluara e juaj apo ndoshta dhe dikush tjetër që momentalisht ua tërheq vëmendjen. Nëse tashmë vëreni këto shenja në vete apo te partneri, duhet të filloni të mendoni se koha është që të zgjidhni rrugën më të mirë të mundshme për lidhjen tuaj dhe t'i vendosni pikë të gjitha marrëzive. Natyrisht se asnjëherë nuk është keq të shpëtoni një lidhje me personin që dikur për ju ka qenë gjithçka, por në anën tjetër nuk e vlen të mundoheni nëse tashmë ndiheni të paralizuar në atë lidhje. 

Si të organzoni ndarjen nga partneri

1. Zhdukja e qetë
Mënyrë më e zakonshme e ndërprerjes s lidhjes është ajo e ngadalshme, e qetë duke u larguar gradualisht dhe duke shpresuar se partneri do t'ju harroj apo do të gjej dikë tjetër. Si arsyetim gjeni se jeni shumë të zënë me punë, smundeni të dilni etj. Kështu bëni gjithçka që me partnerin tuaj ta mbani distancën. Nuk përgjigjeni në telefon, e ndërroni numrin etj. Duhet të kihet parasysh se kjo metodë funksionon vetëm te lidhjet e shkurta, që kanë zgjatur vetëm 2-3 muaj.

2. Ndarja sy më sy

Shumë psikologë pajtohen se mënyra më e mire e ndarjes është kur të ulet çifti sy më sy dhe qetë, por me vendosmëri i sqarohet partnerit se nuk keni asgjë personale, mirëpo problemi është se lidhja nuk funksionon. Lamtumirë, dhe mos lini ura prapa vetes. Kjo është mënyra më e mirë për ta liruar edhe partnerin.

3. Gënjeshtrat
Është zgjidhje e vështirë, por ndonjëherë gënjeshtra është më e mire se realiteti i hidhur. P.sh është më mire të shpikni diçka dhe të thuani se: " kam gjetur dike tjetër dhe dua të jem me të" se ta thoni të vertetën e hidhur:" më me dëshirë do të flija në stallë se sa të dy sërish me ty në shtrat". Nëse përcaktoheni të zgjidhni gënjeshtrën që është e lehtë dhe për të cilën edhe partneri do të kuptoj se nuk është arsye e vërtetë, duhet të jeni të vendosur. P.sh: "nuk jam i gatshëm të obligohem", apo "dua të përcaktohem për karierë në punë". Shumë vështirë e ka partneri që të mos i pranoj këto arsyetime.
 
 
Nëse minutat nuk të mjaftojnë, ose ke shumë kohë në dispozicion dhe pas kënaqësisë nuk ke çfarë të bësh?! 
Një marrëdhënie seksuale mund të realizohet në 15/30/60 minuta ose…… në një ditë të tërë 

E rëndësishme është të kapësh momentin e 

duhur erotik dhe ta shijosh deri në sekondat e fundit. 

Ekspertët zbulojnë të gjitha teknikat për të patur një orgazëm të shpejtë dhe të furishme. 

Sa herë vështron të dashurin tënd, të ndizet një ndjenjë e pafrenueshme e " physical contact'', që shtohet edhe më shumë në qoftë se e gjen gjysmë nudo dhe me një shikim pasional si ai i Brad Pitt tek filmi "Troja”. 

Mëkat në qoftë se këto momente kaq pasionale dhe erotike dalin atëhere kur i keni minutat e numëruara, kur miqte tuaj ju presin poshtë shtëpisë. Edhe pse koha juaj është e kufizuar për t'iu përkushtuar seksit dhe pasionit, ja ku janë teknikat për të optimizuar kronometrin sikur të ishte një Olimpiadë. 

Çmimi? Orgazma si medalje. 
Keni 20 minuta ? 
Shfrytëzojeni në maksimum, nuk ka kohë për të humbur. Sepse në qoftë se një minutë ju ikën duke u zhveshur dhe një tjetër duke u puthur, ju ngelen vetëm 780 sekonda për të arritur atë që doni. Në fakt është vërtet pak për një raport komplet, atëherë ju duhet të bëni ledhatime shumë të nxehta sa partnerit t'i merret fryma. Seksi oral në këto raste do t'ju bëjë të përjetoni vërtet ndiesi të thella. 

Keni 30 minuta? 
Lëvizni! 
Organizo një darkë në shtëpinë tënde dhe ftoje që ai të vijë më parë. Por kur e sheh që ai është duke ardhur dhe koha po ikën atëherë "seanca seks” duhet të jetë sa hap e mbyll sytë. Shtrihuni tek divani dhe rrini anash, në mënyrë që fytyra jote të jetë kthyer nga këmbët e tij. Nga ky pozicion strategjik mund t'i dhurosh një orgazëm ‘'very strong'' partnerit. Para se të bëni seksin oral hani një karamele me mente që ndihmon në shtimin e fluksit të gjakut në pjesët intime dhe kështu partneri do të arrijë një orgazëm të shpejtë. 

Keni 1 orë 

E dije? Për 90 vajza mbi 100, orgazma është një konfirmim në qoftë se vjen pas 20 minutave, faza e ledhatimeve. Kështu që 1 orë është mëse e mjaftueshme. Mund të jetë rasti për të provuar pozicione të reja

E dashur je e kenqaur.?
 
 
"Mashkulli i vërtetë" ka ndryshuar. Nuk është më ai egoisti në shtrat dhe i aftë për të treguar eksperiencat e shumta seksuale, por e kundërta. Tani më së shumti i frikësohet demoralizimit të partneres. Dhe është ai që e ka të domosdoshme të bisedojë rreth seksit. Ja si mund ta ndihmosh të përballojë pesë frikërat më të shpeshta! 

Studimet më të fundit të psikologëve kanë arritur në përfundimin se kuptimi "mashkull I vërtetë” nuk njësohet me fjalën "rebel” por "i ndjeshëm”. Disa vite më parë me "mashkull i vërtetë”, etiketoheshin ata që kishin marrëdhënie të shumta seksuale me partnere të ndryshme dhe në shtratin e secilës prej tyre nuk e bënin asnjëherë pyetjen "Të pëlqeu?!”. Tani, thonë psikologët, do të dëgjosh nga goja e një femre "ai është mashkull i vërtetë”, nëse kujdeset veçanërisht për ndjenjat e saj. Pa pyetur fare për ndjenjat e tyre - sot më e rëndësishmja është të kënaqet partnerja! E frika se "ajo nuk do të arrijë kulminacionin erotik është aq e madhe sa iu shkakton stres dhe ankth. 

1. Frika nga një orgazëm i shpejtë 
Meshkujt bashkëkohorë më shumë frikësohen se nuk do të kënaqin partneren sesa nga fakti se nuk do të arrijnë kënaqësi për vete, thonë psikologët. Kështu hyjnë në një rreth vicioz: frika shton mundësinë e ejakulimit të parakohshëm. 
Si ta ndihmosh? 
Në qoftë se ndodh kjo vetëm në fillim të lidhjes nuk është e nevojshme të shqetësoheni. Ju duhet të kaloni vetëm pak më shumë kohë bashkë dhe të krijoni së pari intimitet në bisedat mes njëri-tjetrit. Por ju duhet patjetër të bisedoni hapur për këtë dhe madje të kërkoni ndihmën e psikologut nëse kjo i ndodh partnerit në vazhdimësi. 

2. Frika se nuk do të kuptoheni seksualisht 
Meshkujt frikësohen se gjatë lidhjeve nuk do të realizojnë intimitet dhe mirëkuptim për jetë të kënaqshme seksuale. Nëse edhe partneri juaj e ndien këtë frikë, është e sigurt se ju nuk flisni hapur për seks. Ju mund të bisedoni për ndjenjat, synimet profesionale, për planet që keni me fëmijët tuaj... por vetëm për seks jo. Ky është problem i shpeshtë midis partnerëve, ngaqë meshkujt mendojnë se seksualiteti është çështje instinktive, shumë e natyrshme për të cilën nuk ka nevojë të flitet. Por pas heshtjes së tij mund të fshihet frika se dëshirat e tij seksuale ju duken të pahijshme. Gjatë aktit seksual ju shikon në sy? Ndjek çdo ndryshim në frymëmarrjen tuaj? Shpesh ju pyet: "Të pëlqen? Këto shenja nuk duhet lënë pas dore: nëse vazhdimisht është i kujdesshëm, e harron veten dhe mund të ndodhë që ta humbë ereksionin. 
Si ta ndihmosh?
Nuk duhet të të pengojë kureshtja e tij. Kur të pyet - a ju pëlqen, përgjigju sinqerisht dhe tregoi çfarë të pëlqen më shumë. Bisedën mund ta vazhdosh edhe pas aktit, duke i zbuluar ngadalë ajo që të pëlqen më shumë. Por kujdes ! Duke thënë gjithmonë se çdo gjë është në rregull, se ai është dashnor i përsosur e se nuk ka pse të brengoset, marrëdhënia nuk do të jetë aspak interesante.

3. Frika se nuk do t'i kuptojë dëshirat e tua 
Fjala është për frikë shumë të ngjashme me të parën. Në qoftë se partneri frikësohet se nuk e kupton atë që ju dëshironi, problemi mund të qëndrojë te ju. A e dini saktësisht çfarë ju pëlqen më shumë gjatë aktit seksual? Shumë femra e zbulojnë herët çfarë nuk ju pëlqen, por asnjëherë nuk e kuptojnë se çfarë ju pëlqen. Kjo ka të bëjë dhe mentalitetin e e femrës, që i është dashur historikisht të kënaqë mashkullin e të mos mendojnë për vete dhe dëshirat e saj. 
Si ta ndihmosh? 
Bisedoni sërish.Tregoini ëndrrat tuaja erotike. Por, fshehtësitë duhet zbuluar një nga një, vetëm kur të jeni e bindur se i ka tejkaluar paragjykimet dhe se mund t'i pranojë sinqerisht. Meshkujt ndonjëherë i kanë frikë dëshirat e papritura erotike të partnereve të tyre. 

4. Frika se nuk do të jetë shumë i aftë 
Kjo është frika kryesore e mashkullit, nga e cila pastaj vijnë të gjitha frikërat. Është e shpeshtë në fillim të lidhjes ose të kontaktit për një natë. Te çiftet më me përvojë kjo frikë humb ngaqë kënaqësia e partneres është dëshmi e aftësisë të tij. Në qoftë se ai është edhe më tujtje i pasigurt, edhe pas lidhjes suaj më të gjatë, pyesni veten - mos është problemi te ju? Ndoshta e vlerësoni ashpër ose mendoni se nuk është mjaft i mirë për ju. Pas aktit, shpeshherë ju pyet: "A të pëlqeu?". Për shkak të ngarkesës së vazhdueshme, nuk mund të arrijë atë që do. Ndonjëherë dëshiron të bëjë më shumë dashuri sesa seks, duke e bërë marrëdhënien të bezdisshme. 
Si ta ndihmosh?
Në qoftë se doni të keni mirëkuptim, harroni konfliktet, agresivitetin.Nëse marrëdhëniet nuk kanë qenë të mira, mos e fajësoni as atë e as veten, duke menduar se nuk keni qenë të mirë ose të bukur. Analizoni jetën tuaj seksuale. keni kujdes kur ai dëshiron të bëjë dashuri, natën ose ditën, në dhomën e fjetjes apo në ndonjë ambient tjetër, para ose pas darke... Dhe provoni në momentin kur ai është më i disponuar. 

5 . Frika se nuk do të përjetoni orgazëm 
Është reflektim i problemit të vetë femrave.Nëse ai frikësohet se nuk nuk do të sjellë në kulmin e kënaqësisë, kjo do të thotë se nuk i "tregon" qartë si mund ta përjetosh këtë kënaqësi. 
Si ta ndihmosh?
Bëhuni e sinqertë dhe tregoini të vërtetën, në mënyrë të qetë dhe pa ndroje se a përjetoni orgazëm? Nëse arrini kulmin e kënaqësisë, bëjani të ditur, në të kundërt kërkoni mënyra të tjera p.sh. duke i kushtuar më shumë kohë paralojës ose i thoni që ta ngadalësojë ritmin në mënyrë që kulminacionin ta përjetoni ngadalë.

SI MUND TË DINI SE KA FJETË A JO ME TJETRIN MBRËMJEN E KALUAR?

 

Në vend se ta paguani ndonjë detektiv që do ta përcjellte të dashurën tuaj, provoni me metoda më të lira dhe mjaftë efikase ta lexoni të vërtetën nga trupi i saj. Janë disa shenja në trupin e njeriut, që padëshirë flasin mbi realitetin. Mjafton që të mësoheni t'i lexoni ato...

Të përdredhurit 

Sipas ekspertëve për komunikimin e trupit, femra që një natë më pare ka pasur kënaqësi të mire seksuale, përdridhet më pak dhe më ngadalë se ajo që e ka kaluar natën në shtrat vetëm me libër. Shpejtësia e frymëmarjes dhe e përpëitjes së syve, menjëherë pas seksit është e shpejtë, por të nesërmen ajo ngadalsohen ngase trupi është i relaksuar.

Buzëqeshjet 

Seksi i largon të gjitha kufizimet dhe kornizat e sjelljes, për këtë gjithë trupi reagon si më i relaksuar. Pas aktit seksual, njerëzit qeshen më shpesh dhe sigurisht se më gjatë të shikojnë në sy, apo të qëndrojnë më afër, se që kishin me bërë në ndonjë nga situatat normale. 

Skuqja e dyshimtë 

Metodë e mire për të verifkuar se a ka bërë dikush seks është përmes lëkurës. Mësojeni ngjyrën e lëkurës për një kohë. 30% e femrave një kohë pas seksit ka shenja të dukshme të të skuqurit në lëkurë. Njollat e kuqe nëpër fytyrë, gjinjë, qafë, krihë dhe në hundë mbeten për shkak të ngritjes së tensionit të gjakut. Kjo shfaqet dhe vazhdon për 20 minuta pas orgazmit. Veshët i kanë të paprekur. Përderisa buzët i kanë të plotë dhe të skuqur. 

Dëshira për prekje

Seksi shkakton prodhimin e hormonit të quajtur oksitocin gjat së cilës kemi më tepër nevojë për t'i prekur njerëzit dhe të jemi të prekur. Nëse kolegia e juaj ju prek papritmas më forte se zakonisht, nuk keni nevojë që shumë të mendoni mbi atë se çka ka bërë mbrëmë.

Komentimi i shputave

Pas seksit, gishti i vogël në këmbën e majtë skuqet. Por kjo mund të ndodh edhe nëse ajo (po edhe ai) vetëm mendojnë për seks, pra vetëm gjatë të meduarit për seks. Mirëpo ajo që zbulon më tepër është largësia mes gishtave të këmbës. Gishti i vogël simbolizon seksin ndërsa tjetra pranë saj dashurinë. Sipas një "komentuesi të shputave", largësia mes gishti të vogël dhe gishtit pranë saj të këmbës, tregon se keni baza për aventura që zgjasin nga një natë, përderisa gishti i vogël i kthyer kah gishti pranë saj, tregon se jeni biseksual.

Sytë e shkëlqyeshëm 

Dikush që ka bërë dashuri para disa oreve sytë i ka me shkëlqim. Po ashtu më lehtë i hap buzët. 

Zgjedhja e robeve 

Si pasoj e seksit është ritja e vetbesimit që ndikon në zgjedhjen e veshjes. Femra që befasisht ndryshon veshjen të cilën e ka bartur shpesh dhe e ndërron me diçka që potencon më tepër natyrën e femrës, me siguri ka përjetuar diçka të paharueshme natën e kaluar. Ajo e ndjen vetbesimin dhe dëshiron të bëhet atraktive. 

Prekja e flokëve

Luajtja me flokë tregon se ende ëndërron për dashurinë në shtrat të cilën e ka përjetuar mbrëmjen e kaluar. Ajo që vazhdimisht kalon nëpër flokë me dorë, në atë mënyrë "zbrazet" dhe këtë e bënë pa vetëdije për t'u dukur më mire para mashkullit të vet. 

E çmendur për tranguj 

Dëshira për tranguj është tregues i mire i ndjenjave me afsh. Kjo shfaqet për shkak të nevojës për lëngje. Nëse femra edhe më tej ndihet seksi, edhe pas dashurisë së bërë, trangujt janë ushqim që më së shpeshti ka me i dëshiruar. 

Ritja e ndjeshmërisë së shqisave 

Seksi e përmërson shqisën e erës, dhe për këtë, nëse kolegu a kolegia fillon dhe e komenton ndonjë erë të cilën ju as që e keni hetuar, e dini se ku është faji. Seksi e rit rrjedhën e gjakut në disa pjesë të trupit, e mes atyre pjesëve është edhe hunda.

Natyrisht se cdo individë është unik. Prandaj nëse së paku për disa javë koncentroheni dhe e vështroni trupin e partnerit (lëkurën, sytë, hundën, buzët, gishtërinjtë, mjekrën; pastaj: veprimet e pavetëdijshme, sjelljet dhe mënyrën e të shprehurit, etj.) dhe e mësoni gjuhën e trupit të saj apo të tij, kurr nuk do të mund të ju hedh pluhur në sy! 
Orgazmi nuk është ejakulim...

I gjithë trupi ytë do të bëhet orkestër që do ta arrijë kulminacionin. Por nëse shpejton, atëherë orgazmi bëhet vetëm ejakulim, dhe ajo më nuk është orgazëm. Një gjë e tillë është lokale dhe krejt e imtë, gati e parëndësishme. Pas kësaj ti në të vërtet do të ndihesh i lodhur, i frustruar, i deprimuar, ngase e ke humbur energjinë dhe nuk je shngarkuar, pra, ka qenë plotësisht e parëndësishme...

Orgazmi është gjendje kur trupin tënd më nuk e ndien si materie; ai vibron si energji, elektricitet. Ai vibron aq thellë, nga themeli i vet, sa që ti plotësisht harron që është gjë materiale. Ai bëhet dukuri elektrike. Fizikantët thonë se materia nuk ekziston, e gjithë materia është vetëm një iluzion; thellë poshtë ekziston vetëm elektriciteti, e jo materia. Në orgazëm, ti vjen gjer te shtresa më e thellë e trupit tënd ku më nuk ekziston materia, ekzistojnë vetëm valët energjetike; ti bëhesh energji që vallëzon, vibron. Nuk ka më kurfarë kufi - ti dridhëron, por nuk je më material. Partneri ytë po ashtu dridhëron. Ky është kuptimi i orgazmit seksual - që ta shkrijë energjinë tënde të ngrirë, e cila bashkohet me univerzin, me drurin dhe yjet, me mashkullin dhe femrën, dhe me shkëmbinjët. Për një çast ti je në mënyrë të përcaktuar i vetëdijshëm që kjo është religjioze, që është e shenjtë, ngase vjenë nga tërësia. Orgazmit seksual i duhet kohë - sa më shumë, aq më mirë; ngase atëherë ajo do të depërtojë thellë në qenien tënde, mendjen tënde, shpirtin tënd. Atëherë do të rradhitet nga gishtërinjtë e këmbës gjer në kokë... secila fije e trupit tënd do të trokas tok me të. I gjithë trupi ytë do të bëhet orkestër që do ta arrijë kulminacionin. Por nëse shpejton, atëherë orgazmi bëhet vetëm ejakulim, dhe ajo më nuk është orgazëm. Një gjë e tillë është lokale dhe krejt e imtë, gati e parëndësishme. Pas kësaj ti në të vërtet do të ndihesh i lodhur, i frustruar, i deprimuar, ngase e ke humbur energjinë dhe nuk je shngarkuar, pra, ka qenë plotësisht e parëndësishme. Ti mbetesh ai i vjetri - natyrisht, pak më shumë i lodhur, me më pak energji - por mbetesh i njëjtë. Kjo nuk ka qenë pastrim dhe nuk të ka kënaqur në plotni. Me miliona gra jetojnë e vdesin duke mos ditur se kanë mundësi të përjetojnë orgazmin. Dhe duke mos ditur se mund të kesh eksplodime të mëdha orgazmike, ti nuk mund të kuptosh asgjë mbi spirutualitetin; ajo do të jetë gati e pamundshme. Kur gruaja nuk mund të ketë orgazëm në të vërtet as mashkulli nuk mund ta ketë, ngase orgazmi është takim i dy personave. Vetëm të dy, kur të shkrihen në njëri tjetrin, mund të përjetojnë këtë. Është e pamundur që vetëm një partner të përjetoj orgazëm e tjetri jo. Shlirimi është i mundshëm, ejakulimi është i mundshëm, lehtësimi është i mundshëm, por jo edhe orgazmi. Orgazmi nuk është lehtësim, orgazmi është festim. Orgazmi është takimi ytë me tërësinë, përmes partnerit tënd. Orgazmi gjithnjë është hyjnor - partneri ytë është bërë hyrje dhe ti hynë në hyjnoren. Orgazmi gjithnjë është spiritual, e asnjëherë seksual. Ata që mendojnë se orgazmi është seksual, apsolutisht asgjë s'paskan kuptuar; ata s'ditkan asgjë për përjetimet orgazmike. Orgazmi gjithnjë është ekstazë, e njerëzit nuk dijnë ngase ata takohen për shkak të nevojës e jo për shkak të rrjedhës së energjisë. Kur mendon për orgazmin, ai bëhet kuptim, më shumë i ngjanë një pune, dhe pikërishtë atëherë vjenë vështirë gjer te orgazmi. Kjo është dilema: nëse e dëshiron orgazmin, ai bëhet vështirë i arritshëm ngase e pret, ke dëshirë të zjartë për të dhe për këtë nuk je i tëri në atë akt. Mendja jote është e drejtuar drejt orgazmit: ti mendon mbi atë se a do të arrish këtë herë apo jo dhe frika e tillë e paralizon qendrën tënde për seks. Qendra jote për seks hapet vërtet kur nuk ka frikë, kur nuk pret kurrfarë rezultati, kur nuk mendon mbi ardhmërinëkur loja nuk është e drejtuar në fitim të saj, por thjesht ti vetëm luan. Është mrekulli të lozësh me trupin e dikujt dhe dikush të luan me trupin tënd. Vetëm dy trupa që vallëzojnë, këndojnë, përqafohen, ledhatohen - krijojnë simfoninë e mrekullueshme, dhe nuk është nevoja të mendohet për orgazmin. Dhe pikërisht atëherë do të ndodhë! Në këtë dhe qëndronë bukuria, atëherë do të ndodh. Por a do të ndodh apo jo, është dytësore. Thjesht harroje atë punë. Pse duhet të ekzistoj dallimi në teknikat për meshkujt dhe femrat? Ngase ata dallojnë. Ata dallojnë aq sa është e mundshme. Ata janë anë të kundërta polare. E gjith filozofia, e gjith psikologjia, çdo shtresë e vetëdijes së femrës ndryshon nga ajo e mashkullit - jo vetëm që dallon por në të vërtet është edhe i amshtë. Do të duheshte të krijohen teknika plotësishtë të llojllojshme - por pasi që mashkulli dhe femra jetojnë aq afër, aq pranë, ata harrojnë që janë të dallueshëm. Asgjë nuk është e rastit, dhe kjo është mirë ngase pikërishtë për shkak të kësaj ata mund të bëhen rreth energjetik. Ata janë komplementar, ata i përgjigjen njëri tjetrit. Kur them se mashkulli dhe femra janë dy skajet e kundërta të një tërësie, unë mendoj se ata janë komplementar.*
E komplementariteti është i mundshëm vetëm gjat takimit të dy poleve të kundërta. Ta shikojmë këtë kështu; vagina është poli negativ në trupin e femrës, ndërsa gjinjtë janë pole pozitive. Kjo është shufër e magnetizmit: poli pozitiv pranë gjinjëve, poli negativ pranë vaginës. Te mashkulli poli negativ është në gjoks, përderisa poli pozitiv në penis. Pra, gjatë takimit të gjinjëve të mashkullit dhe femrës, takohen poli negativ dhe pozitiv; dhe kur takohen qendrat për seks gjatë koitusit, sërish takohen poli negativ dhe pozitiv. Të dyja shufrat magnetike janë takuar me polet e veta të kundërta dhe kështu është formuar rrethi, energjia mund të rrjedhë, energjia mund të lëviz. Por rrethi do të ndodh vetëm kur mashkulli dhe femra janë në dashuri. Nëse nuk janë në dashuri atëherë do të takohen vetëm qendrat e tyre për seks - një pol pozitiv do të takohet me një pol negativ. Do të ketë shkëmbim të energjisë, por vetëm në formë vijore. Rrethi nuk mund të formohet. Për këtë pa dashuri kurr nuk ndihesh i kënaqur. Seksi pa dashuri bëhet gjë e imtë. Ajo është shtresore. Energjia rrjedh por vetëm në vijë - nuk është krijuar rrethi. Por vetëm me ratin e formimit të rrethit ju bëheni një, jo më herët. Kur jeni thellë në dashuri, vetëm atëherë takohen gjinjtë. Akti seksual është shumë i thjeshtë, akti i dashurisë është më i ndërlikuar. Akti seksual është vetëm fizik - dy energji takohen dhe shpërndahen. Për këtë është i pranishëm vetëm seksi, dhe herët a vonë ti do të jesh i frustruar: ti shpenzon energjinë, dhe asgjë tjetër nuk arrinë. Përmbushja ndodh vetëm kur ekziston rrethi. Nëse rrethi është plotësisht i pranishëm atëherë që të dy partnerët gjat aktit seksual do të jenë energjik, më të gjallë dhe të përmbushur. Por, nëse ekziston vetëm akti seksual, të dy partnerët më vonë do të jenë të zbrazët, të dobët. Ata kanë humbur energjinë. Do të pasoj gjumi ngase përveq dobësisë ata nuk ndiejnë gjë tjetër. Gjat një "takimi të tillë njëpolar" meshkujt humbin më shumë se femrat. Pikërisht për shkak të kësaj femrat mund të bëhen prostituta - ngase poli pozitiv është mashkulli, e ai negativ femra. Energjia rrjedh nga mashkulli drejt femrës, por je edhe në kahje të kundërt. Ashtu që femra Brenda një nate mund të ketë tridhjet akte seksuale, përderisa mashkulli nuk mundet. Kështu, për mua, nëse prostitucioni është i keq, nuk është i keq për shkak të vet prostitucionit, por për shkak se rrethi është i pamundur. Ti nuk je i përmbushur. Ti vetëm padobi e derdh energjinë tënde. Nëse dashuria është i pranishëm, atëherë mashkulli dhe femra takohen me dy polet. Mashkulli i jep femrës, e femra e kthen prapa. Kjo është e ndërsjelltë, e dyanshme. Mashkulli gjithnjë dëshironë që menjëherë të hyjë në femrën. Ai nuk është i interesuar për paralojë ngase poli i tij pozitiv gjithnjë është i gatshëm. Femrat gjithnjë me padëshirë hyjnë në aktin seksual menjëherë, pa paralojë, ngase poli i tyre negativ nuk është i gatshëm. Dhe s'mund të jetë i gatshëm. Nëse mashkulli nuk e fillon paralojën nga gjinjtë e femrës, poli negativ nuk mund të jetë i gatshëm. Ata mund të lihen anash por nuk do të marrin pjesë. Mashkulli mendon - akti seksual është i thjeshtë. Pse të humbet kohë? Ai e merr femrën menjëherë - dhe përfundon për disa minuta. Por femra nuk ka marr pjesë, ajo s'ka qenë e zgjuar. Për këtë femrat me afsh dëshirojnë që dashnorët t'ua përkëledhin gjinjtë, ti duan gjinjtë e tyre. Vetëm kur gjinjtë e tyre janë të mbushur me energji, poli tjetër i shufrës magnetike, që është negativ, funksionon. Vetëm atëherë ata ngjallen, etëm atëherë mund të marrin pjesë, atëherë është komunikimi i mundshëm dhe atëherë ata do të shkrihen. Paraloja është e patjetërsueshme. 
Martesat bëhen të amshtë ngase në fillim kur ti e takon gruan tënde të re, ti së pari luan me trupin e saj. Ti s'je i sigurt se a do të të ofroj ajo çasje të drejtëpërdrejtë, për këtë ti luan. Ti e hulumton terenin që të sheh se a është ajo e përgatitur. Por kur ajo tashmë është grua e jotja, ti e merr duke mos e pritur pajtimin. Gratë janë tejet të pakënaqur me burrat e tyre, jo për shkak se ata nuk i duan, por për shkak se gabimisht i duan. Ata nuk e kuptojnë se femra është tjetër; që trupi i saj reagon në tjetër mënyrë, pikërisht në mënyrë të kundërt nga i mashkullit. Njerëzit nuk shkojnë drejt çuarjes së dashurisë gradualisht. Dy persona rijnë dhe menjëherë fillojnë të bëjnë dashuri. Kjo është aq me ngulm, dhe tejet e befasishme për femrën. Për mashkullin nuk është e befasishme ngase energjia mashkullore është lloj tjetër i energjisë, e seksualiteti mashkullor është më shumë lokal. Seksualiteti i femrës është i gjithmbarshëm, i gjith trupi i saj duhet të merr pjesë në atë. Prandaj pa paralojë paraprake, femra kurr nuk mund të hyjë thellë në seks. Kur femra mbetet e ftohtë, përjetimet orgazmike mashkullore mbeten lokale, ne nivelin gjenital. Kjo nuk depërton deri te shipirti i tij, kjo nuk e përshkon gjith trupin e tij. Të gjitha qelizat dhe të gjitha dejtë e qenies së tij nuk janë të zgjuar, nuk janë në valle. Kjo është mjerim, është vërtet mjerim. Kjo është shlirim, lehtësim, por jo dhe përjetim orgazmik.

 

Pesëmbëdhjet mënyra për ta fituar dashurinë e femrës...



1. Pranoni humorin e saj
2. Pranojeni fajin tuaj
3. Leni porosi përmes sekretareshës
4. Shkoni të bleni me të
5. Bleni robe të brendshme për të
6. Mbani brekë klasike të meshkujve
7. Hekurosni vet këmishën tuaj
8. Mos kërkoni nga ajo që të hjek dorë nga duhani
9. Flitni me të derisa të bëni dashuri
10. Barteni deri te shtrati, kur ajo e tepron në pije.
11. Lajmërohuni në telefon kur të vonoheni.
12. Mësoni gjuhë të huaja.
13. Flitni për të komplimente kur është e zhveshur.
14. Lani enët.
15. Organizoni shëti të mbrëmjes.

Pse dashurohemi...

Sipas disa hulumtimeve nga shkencëtarët e Torontos në Kanadë dhe Sorbonës në Pariz në bashkëpunim me universitetet tjera, ndjenja e të dashuruarit është biokimi e pastër. Është vërtetuar se "xixën e dashurisë" e ndez adrenalina, hormoni i gjëndrës mbiveshkore. Tajimi i shtuar i adrenalines rezulton në të rrahurat e zemrës, ndjenjën e këndshme të ngrohtësisë dhe zgjerimin e bebëzavce të syve. Kjo është shenja e pare e pëlqimit të dy gjinive. Nëse adrenalina e kryen punën e vet, ndjenja e atraktivitetit shndërrohet në epsh. Atëherën fillon ndikimi i fenilalaninës tek të dashuruarit, substance kjo e ngjashme me afetaminën e cila tajohet nga zona e caktuar e trunit. Kjo provokon entuziazëm mendor ku truri përpiqet ta përsërisë ndjenjën ngazëllyese. Entuziazmi mendor lidhet me praninë e personit të zgjedhur, dhe nëse ç'do gjë shkon në rregull, fillojnë takimet mes të dashuruarve. Për forcimin e mardhënieve mes të dashuruarve, meritat i ka oksitocina që në sasi të mëdha prodhohet gjat mardhënieve seksuale. Disa shkenctarë mendojnë se ajo ndikon në forcimin e lidhjes për familjen. Ky hormon të cilin e tajon hipofiza prodhohet edhe atlëherë kur ndodhemi pranë personit që e dashurojmë, dhe kjo është arsyeja pse ndihemi të lumtur.