Tuesday, 2024-03-19, 12:03 PM
Welcome Guest | RSS
Main | Shkenc | Sign Up | Login
Site menu
Hyr
Kalendari
«  March 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
Arkiva
Vizitoret onlin
Afrim Muqiqi ti po
Thor.The.Dark.Worl
Ne PUNIM
Vota Juaj
Rate my site
Total of answers: 40
Komenti juaj
HTML Comment Box is loading comments...
Ora Digitale
Radio Fontana
Pershendetjet
Mir se vini ne web Faqen ton www.cerrca.at.ua ne ket web mund te kerkoni programe muzika mp3 diqka rreth dashuris poezi tve online softwer hardwer software Filma me Titrat shqip rreth fes islmae rreth nesh po ashtu munde te kuptoni edhe me shum me teknologjin e findit qe qdo dit e me shum esht duke u avancuar e shkum qka tjeter ju faliminderit per Viziten tuaj me respket nga Stafi cerrca.at.ua
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Vizitoret
FB,TW
Block content
...
Computer Service Jetoni
Chat
Valuta
Computer Service Jetoni

Sfidohet teoria e formimit të Hënës

MOONDisa shkencëtarë thonë se zbulimi i një "sasie të konsiderueshme” uji në mostrat shkëmbore të mbledhura në Hënë nga astronautët gjatë misioneve Apollo, sfidon teorinë e shumë-kohëshme në lidhje me mënyrën se si u formua Hëna.

Që nga epoka e anijeve Apollo për vajtje ardhje në hapësirë, shkencëtarët kanë menduar se Hëna u krijua kur një objekt qiellor me përmasat e Marsit u përplas me Tokën në historinë e herëshme të planetit – duke shkaktuar shkëputjen e shumë copave. Këto mbetje u bashkuan ngadalë gjatë endjes prej miliona vitesh në hapësirë dhe perfundimisht formuan një trup që sot quhet Hënë.

Ky proces bëri që hidrogjeni – element formues i ujit – të dalë në hapësirë. Dhe pikërisht këtë pikë të teorisë sfidon studimi i ri, duke patur parasysh sasinë e ujit të gjetur thellë në shkëmbinjtë e mbledhur nga sipërfaqja e Hënës në fillim të viteve 1970, gjatë misioneve Apollo 15, 16 dhe 17. Me "ujë”, shkencëtarët nuk kanë parasysh "ujin e lëngshëm”, por hydroxyl, element kimik që përmban dy elementët përbërës të ujit – hidrogjen dhe oksigjen.

Këto elemente mund të kenë qenë në Hënë gjatë të gjithë kohës, thonë autorët e studimit të ri, dhe shtojnë se ndikimi (përplasja e objektit qiellor në tokë) mbetet skenari më i mirë për të shpjeguar formimin e hënës.

Studimi, nga shkencëtarë të Universitetit Notre Dame, shteti Indiana, u botuan në revistën Nature Geoscienceon me 17 shkurt.

Studimet e mëparëshme kanë sugjeruar se elementi ujë-formues shkoi në Hënë nga burime të jashtme, pas ftohjes së kores së planetit, dhe se era diellore – rrjedhë e grimcave që burojnë nga dielli – si dhe meteorites dhe kometat mund të kenë qenë burime të mundshme të depozitave të ujit në Hënë.

Por studimi i ri, thotë se kjo nuk shpjegon sasinë e ujit që ata gjetën në mostrat e gurëve hënorë.

Për shkak se hydroxyl u gjet thellë në mostrat shkëmbore, autorët e studimit të ri e eliminojnë erën diellore si faktor për praninë e ujit, sepse këto grimcat nuk kanë aftësi të futen aq thellë nën sipërfaqen e gurëve. Edhe pse një goditje nga një asteroid ose kometë mund t’a shtyjë hidrogjenin më thellë, guri nuk është në gjendje ta përballojë goditjen, dhe as nxehtësinë e madhe që krijohet duke bërë që guri të shkrihet.

Shkencëtarët shqyrtuan mostra të sjellë nga misionet Apollo, përfshirë edhe të famshmin "Rock of Genesis – Guri i Zanafillës”, që u quajt kështu pasi vjen nga një kohë e largët prej 4.5 miliardë vjetësh, rreth të njëjtës kohë kur Hëna mendohet të jetë formuar.

Duke përdorur një spektromatës me rreze infra të kuqe, studiuesit gjetën ujë ngulitur në Gurin e Zanafillës, si dhe në të gjitha mostrat e tjera që sollën astronautët gjatë misioneve Apollo në Hënë. Kjo nënkupton se zonat e ndryshme të uljes së anijeve Apollo 15, 16 dhe 17, ku u mbodhën këto mostra, secila prej tyre kishte ujë.

Studimi i ri hedh, gjithashtu, poshtë analizat e herëshme të gurëve të Hënës, sipas të cilave gurët ishin të thatë dhe ndonjë grimcë uji e gjetur kishte qenë rezultat i ndotjes kur astronautët i sollën në Tokë.

Autorët e studimit të ri sjellin si argument edhe faktin se instrumentet e viteve ’70 – 80, kur u analizuan këto mostra, nuk ishin shumë të ndjeshëm në krahasim me aparaturat që u përdorën gjatë studimit të ri.

Janar 15.2013

Asteroid, meteor, meteorit dhe meteoroid

asteroidnasaTermat asteroid, meteor, meteorit dhe meteoroid shpesh ngatërrohen nga pakujdesia, sidomos kur dy prej tyre kërcënojnë Tokën në të njëjtën ditë. Këtu është një shpjegues i shpejtë sipas www.livescience.com

Asteroidi është një objekt shkëmbor më i vogël se një planet – quhet nganjëherë planet minor, mini-planet ose planetoid, sipas NASA-S. Burime të tjera i referohen si "copa të lirshme në hapësirë​​” ose fragmente të mbetura nga formimi i sistemit diellor (si pjesët shtesë që mbeten pas montimi vetë i një rafti librash të prodhuara nga IKEA).

Ka miliona asteroide orbital me diellin, disa nga të cilat (750.000) janë gjetur në rripin asteroid, një unazë e madhe midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit.

Asteroidi mund të jetë qindra kilometra i gjerë: Asteroidi Ceres, nganjëherë quhet planet xhuxh – është 940 km i gjerë.

Shkencëtarët janë të etur për të studiuar asteroidet sepse ata zbulojnë kaq shumë informacion në lidhje me formimin e hershme të sistemit tonë diellor rreth 4.6 miliardë vjet më parë. Një mënyrë për t’i studiuar është për t’i vëzhguar kur ata vijnë në afërsi të Tokës, si asteroidi 2012 DA14 sot (15 shkurt).

Meteor është një asteroid apo objekt tjetër që digjet dhe avullohet pas hyrjes në atmosferën e Tokës. Nëse një meteor mbijeton nëpër atmosferë dhe bie në sipërfaqe të Tokës, quhet meteorit.

Meteorites janë kategorizuar zakonisht si prej hekuri ose guri. Siç nënkupton emri, meteorites prej hekuri janë të përbërë nga rreth 90 për qind hekur; meteorites prej guri janë të përbërë nga oksigjen, hekur, magnez, silic, dhe elemente të tjera.

Dhe meteorët? Ky është një term i përgjithshëm që përshkruan grimca të vogla të kometave ose asteroideve që janë në orbitë rreth Diellit.

Nuk është pranuar universalisht përkufizimi (bazuar në madhësinë apo ndonjë karakteristikë tjetër), që dallon një meteoroid nga një asteroid – meteoroid është thjesht më i vogël sesa asteroid.

Vetëm kur këto objekte hyjnë në atmosferën ato quhen meteorë, si meteori që u vu re sot në Rusi. Për shkak se meteori shpërthen në atmosferë, duke rezultuar në topa të zjarrtë, njihet nga astronomët edhe si "bolid”. Por përsëri, nuk ka asnjë përkufizim – astronomët quajnë bolid thjesht çdo top të zjarrtë shumë të ndritshëm qiellor.

Janar 30.2013

Kanceri – në kërkim të një trajtimi

DCASëmundja shpesh shtyn në dëshpërim, dhe e bën njeriun të përdorë metoda ose barna të cilat nuk janë provuar të dobishëm, por që rreth tyre është krijuar një lloj miti.

Acidi Dichloroacetic, i njohur shkurt si  DCA është një substancë kimike, kripërat e së cilës janë parë si të mundshme për trajtimin e kancerit.

Edhe pse studimet paraprake kanë treguar se DCA mund të ngadalësojë rritjen e tumoreve të caktuar tek kafshët në laborator, ekspertët thonë se nuk ka prova klinike për të mbështetur përdorimin e DCA në trajtimin e  kancerit tek njerëzit.

DCA nuk ndodhet në natyrë, por është gjurmë e  klorinimit të ujit të pijshëm dhe prodhohet nga metabolizmi i klorit. Për shkak të veprimit shumë korroziv, kripërat e acidit dichloroacetic (DCA) janë përdorur për efekte terapeutike.

Në vitin 2007, shkencëtarët në Universitetin e Albertas në Kanada thanë se gjatë provave me minj në laborator, DCA bëri që qelizat kanceroze të vetë-shkatërroheshin dhe tumori të tkurrej. Këto rezultate tërhoqën vemendjen e mediave, përfshi shtypin mjekësor – interesim shprehën edhe Shoqata Amerikane e Kancerit dhe organizatat e tjera mjekësore. Megjithatë, kërkime, prova a studime klinike në njerëz me kancer në Shtetet e Bashkuara ende nuk janë kryer, ndërsa bëhet thirrje për kujdes në interpretimin e rezultateve të para.

Kështu, në vitin 2010, u zbulua se gjatë provave për trajtimin e kancerit kolorectal tek minjtë, DCA shkaktoi rritjen e tumoreve. Këto rezultate sugjerojnë se të paktën në disa lloje të kancerit, trajtimi me DCA mund të jetë i dëmshëm.

Mjekët paralajmërojnë për probleme të mundshme të rënda nëse njerëzit e sëmurë, nga dëshpërimi, përpiqen të provojnë trajtimin me DCA. Nëse sëmundja është duke shkuar keq, DCA mund të bëjë që ajo të dalë jashtë kontrollit, dhe papritur pacienti kupton se mëlçia i është dëmtuar dhe telashe të tjera lindin.

Janar 15.2013

Ç’pamje kishin të parët tanë?


230caveman diet

Një metodë e re e analizimit të ADN-së  nga mostrat moderne mjeko-ligjore mund të përdoret gjithashtu për të identifikuar hollësitë fizionomike të njeriut të lashtë, duke analizuar mbetjet e tyre.

Duke përdorur sistemin HIrisPlex, shkencëtarët arritën të rindërtojnë ngjyrën e flokëve dhe syve, duke analizuar ADN-në e dhëmbëve nga skeleti i një njeriu që kishte jetuar 800 vjet më parë.

Një ekip shkencëtarësh nga Polonia dhe Holanda, të cilët kohët e fundit zhvilluan sistemin HIrisPlex për analiza mjeko-ligjore, ka provuar tashmë se kjo metodë është mjaft e fuqishme për të analizuar me sukses  mostra të vjeta edhe më të degraduara.

Autorët e studimit -  botuar në revistën Genetics – thonë se sistemi analitik HIrisPlex mund të përdoret për të zgjidhur polemika historike ku fotografitë me ngjyra ose hollësi të tjera tiparesh rreth personaliteteve të kohëve të shkuara janë zhdukur.

Për mostrat mesjetare, ku ADN-ja është edhe më e dëmtuar, HIrisPlex ishte në gjendje të përcaktonte ngyrën e syve dhe flokëve  të personave që kishin jetuar diku gjatë shekujve XII – XIV.

Shkurt 26.2013

Studim – Metalet toksike lidhen me autizmin


autismNë një studim të botuar së fundmi në revistën "Biological Trace Element Research”, nga shkencëtarë të Universitetit Shtetëror të Arizonës, tregon se fëmijët me autizëm kanë nivele të larta të metaleve toksike në gjakun e tyre dhe urinë në krahasim me fëmijët e zakonshëm. Studimi shqyrtoi 55 fëmijë me autizëm në moshat 5-16 vjeç dhe i krahasoi me fëmijë të moshave të ngjashme.

Në krahasim me fëmijët e tjerë, fëmijët me autizëm kishin nivele më të larta të plumbit në qelizat e kuqe të gjakut (+41 %); nivele më të larta të plumbit në urinë (+74 %); talium (+77 %); kallaj (+115 %); dhe tungsten (+44 %). Plumbi, taliumi, kallaj, dhe tungsten janë metale toksike që mund të dëmtojnë zhvillimin dhe funksionin e trurit, dhe gjithashtu ndërhyjnë në funksionimin normal të organeve dhe sistemeve të tjera të trupit.

Duke bërë një analizë statistikore të niveleve të metaleve toksike dhe ashpërsisë së autizmit, studimi zbuloi se në 38 % deri në 47 % të rasteve ashpërsia e autizmi lidhej me nivelin e disa metaleve toksike të tilla si kadmium dhe merkur.

Autorët e studimit sugjerojnë se një pakësim i ekspozimit ndaj metaleve toksike mund të ndihmojë për të përmirësuar simptomat e autizmit dhe se trajtimi për të hequr metalet toksike nga organizmi mund të zvogëlojë simptomat e autizmit. Por këto hipoteza kanë nevojë për eksplorim të mëtejshëm, ndërsa të dhënat që mbështesin idenë e tyre po vijnë duke u shtuar.

Shkurt 24.2013

Aristokrati i dinosaurëve


NopcsaLondër 1906. Një burrë shtat-shkurtër, me veshje elegante, ecën drejt skeletit gjigand të Dinosaurit në Muzeun e Historisë së Natyrës. Merr një nga eshtrat e këmbëve dhe e kthen në anë të kundërt; "ky është pozicioni i duhur!”, thotë. Shumë vizitorë e panë me habi, por zyrtarët e muzeut e njihnin. Quhej Ferenz. Ishte aristokrat, por edhe autoritet me famë në fushën e studimit të fosileve të kafshëve parahistorike.

Ndër paleontologët, Ferenz njihet si zbulues dhe përshkrues i dinosaurve në Evropën qendrore e jugore, rajone të cilat i përshkoi me motorçikletën e tij në kërkim të miqve dhe kafshëve të fosilizuara. Megjithatë, hollësitë e jetës personale, shpesh e kanë lënë në hije trashëgiminë e tij intelektuale. I pasur, aventurier, ambicioz pa kufi, i varfër, 56 vjeç, në vështirësi financiare, vrau veten – thonë biografët. Me pasurinë e tij Ferenz kishte ndihmuar popuj të Ballkanit për t’i çliruar nga perandoria osmane, spiun i dyfishtë gjatë Luftës së Parë dhe gati u bë mbret. Nga lufta doli i rrënuar; humbi pronat dhe titujt, varfëria e shtyu të punonte për të jetuar, ndërsa koleksionin e fosileve ia dha, kundrejt të hollave, Muzeut Britanik.

Vetëm kohët e fundit shkenca botërore sikur ka filluar t’ia njohë vlerat dhe rreth tij tani flitet jo vetëm për bëmat personale e politike apo stilin e jetesës. Në studime të ndryshme paleontologjike ai njihet si krijues i teknikave për analizimin e fosileve. Për më tepër, tani shkencëtarët thonë se teoritë e tij mbi evolucionin e dinosaurve ishin shumë të avancuara për kohën e tij.

Deri pak dekada më parë, shkencëtarët mendonin se dinosaurët ishin zhdukur. Por Ferenz mendonte ndryshe. Sipas tij, dinosaurët kane ekzistuar në të gjitha format dhe madhësitë – të mëdhenj e të vegjël, dy-këmbësh, katër-këmbësh, tokësorë, ujorë e flutures.

Dihet se dinosaurët së pari u shfaqën rreth 230 milionë vjet më parë. Ata sunduan Tokën për rreth 135 milionë vjet dhe një ngjarje 65 milionë vjet më parë, solli shuarjen e tyre. Shkencëtarët nuk pajtohen tërësisht mbi atë që ndodhi, por thonë se ishte një ndikin i dyfishtë apo trefishtë përfshi përplasje asteroidesh, helmim nga kimikatet dhe llava vullkanike, ndryshimet klimatike dhe faktorë të tjerë të mundshëm. Dinosaur rrjedh nga greqishtja "deinos” – "tmerr dhe "saur” – "zvarrë” (zvarranik i tmerrshëm).

Në fillim të shekullit të XX, Ferenz doli me teorinë se vetëm dinosaurët e mëdhenj janë zhdukur, zogjtë janë pasardhës të dinosaurëve, ndërsa puplat evoluan për t’iu përshtatur fluturimit kur kushtet e jetës në tokë ndryshuan. Ferenz mendonte gjithashtu se miliona vjet më parë Evropa qëndrore dhe gadishulli Ballkanik përbënin një ishull dhe jeta e izoluar bëri që dinosaurët të evoluonin duke u bërë më të vegjël e së fundi zogj a kafshë deti, ndërsa fosilet e dinosaurve të gjetura në Evropën qendrore e jugore përbëjnë çelësin për të kuptuar evolucionin e dinosaurve në shkallë globale. Të gjitha këto teza të parashtruara nga Ferenz rreth 8 dekada më parë, dhe që atëhere u pritën me shpoti nga shkenca përkatëse, sot cilësohen të mirëqena nga paleontologët.

Vitet e fundit, me zbulimet e reja të fosileve dhe përparimet teknologjike, shkencëtarët kanë filluar të pohojnë se sa të drejtë kishte Ferenz, i cili s’ishte tjetër veçse Franz Nopça, baron i Saçalit në Transilvani, mik i shqiptarëve, lindur më 1877, vetëvrarë më 1933 në Vienë, pak minuta pasi kishte qëlluar për vdekje sekretarin e tij.

Baron Nopça urrente Ismail Qemalin; ishte mik i Faik Konicës; kandidoi per fronin e Shqipërise por hoqi dorë kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913) njohu një Shqipëri të cunguar.

Franz Nopça la pas rreth 180 punime akademike e vepra shkencore, dhe gati 1/3 e tyre kanë të bëjnë me kulturën, etnografinë dhe gjeografinë shqiptare. Pas vdekjes ato u bënë pjesë e trashëgimisë së albanologut Norbert Jokl, ndërsa sot ndoshta vazhdojnë të mbeten mbuluar nga pluhuri i natyrës dhe harresës diku në arkiva austriake a gjermane, të papërkthyera e të pabotuara në shqip. Thonë se "Institutet Albanologjike merren kryesisht me gjuhësi dhe se etnografia dhe gjeografia nuk hyjnë në sferën e veprimtarisë së tyre”.

Shkurt 22.2013

Ushqimi si hormon dhe dieta


pastaNjë pjatë makaronesh me mish është më shumë se ushqim i shijshëm. Pjata përmban karbohidrate, yndyrna dhe proteina. Por ajo gjithashtu përmban kimikate që dërgojnë sinjale delikate dhe udhëzime për qelizat në trup. Ka kohë që shkencëtarët janë duke punuar se si se të kuptojnë më mirë ndikimin e dietës në shëndet, duhet të marrë parasysh këto sinjalet që ushqimi dërgon në organizëm.

Qelizat flasin me njëri-tjetrën në një gjuhë të ndërlikuar. Ato komunikojnë nëpërmjet mesazheve kimike duke udhëzuar njëri-tjetrën si të shtohen, rriten, lëvizin dhe si t’u përgjigjen kërcënimeve. Dihet se problemet në komunikimin ndër-qelizor mund të çojnë në sëmundje të tilla si diabet dhe kancer. Mesazhet mes qelizave marrin shumë forma, përfshi hormone dhe molekula të ngarkuara të quajtura jone. Qelizat gjithashtu dëgjojnë sinjalet që vijnë nga jashtë trupit, si ato nëpërmjet ushqimit.

Studimet e fundit tregojnë se molekulat e gjetura në ushqim mund të ndryshojnë komunikimin mes qelizave. Për shembull, në vitin 2010 një ekip studiuesish në Kaliforni dhe Japoni zbuloi se acidi yndyror omega-3 në ushqim lidhet me një proteinë të veçantë në sipërfaqen e qelizës. Proteina, e quajtur GPR120, gjendet në indet e muskujve dhe në adipozë (lloj dhjami). Kur acidi yndyror omega-3 i ngjitet kësaj proteine, ky acid vepron si një çelës që gjen në proteinë kyçin e vet dhe si rrjedhim proteina GPR120 krijon një reaksion zinxhir të zhvillimeve qelizore që mbrojnë trupin nga pesha e tepërt dhe pezmatimet.

Kuptimi i ndikimit të ushqimit në qeliza mund të ofrojë një mënyrë më të mirë për përgatitjen e dietave, thuhet në studim, dhe se një dietë e veçantë që ul rrezikun e prekjes nga mbipesha mund të mbrojë edhe nga diabeti.

Autorët argumentojnë se efektet e ushqimit në trup janë aq komplekse dhe specifike se një vakt është pothuajse si një koktej të hormoneve.

Hormonet janë substanca kimike që derdhen përmes ushqimit nga një ind ose gjëndër dhe udhëtojnë përmes gjakut ose lëngjeve për të arritur një pjesë tjetër të trupit. Atje, ato udhëzojnë qelizat për të prodhuar qeliza të tjera, kimikate dhe se si të veprojnë. Megjithëse, komponentet e ushqimit nuk prodhohen në trup, ato mund të nxisin reagime specifike të qelizave, duke i bërë ato të ngjashme me hormonet.

Metafora e ushqimit si hormon është interesante, thonë shkencëtarët, sepse në fakt ushqimi është një grumbull bio-kimikatesh dhe përpjekja për t’i ndarë ato krijon përshtjellim më vete.

Për dekada, shkencëtarët po përpiqen nëpërmjet studimeve për të kuptuar se në ç’mënyrë ushqimi rregullon dhe ndikon qelizat e trupit. Sfida e shëndetit publik është që nga rezultatet e studimeve të tilla të nxjerrë udhëzime të sakta dietike.

Shkencëtarët thonë se rekomandimet aktuale dietike nuk përfillin gjetjet më të reja: Për shembull, Shoqata Amerikane e Zemrës (American Heart Association) këshillon që njerëzit të hanë peshk, sepse acidi yndyror omega-3 lidhet me shçëndetin e zemrës, përfshi pakësimin e rrezikut për rrahje jonormale dhe uljen e tensionit – dhe këto udhëzime, e të tjera, i bazon në vëzhgimin e gjendjes shëndetësore të grupeve të gjera të popullatës, dhe jo duke u nisur nga roli i ushqimit.

Autorët thonë se mesazhet dietike për publikun duhet të jenë të thjeshta, prandaj punonjësit e shëndetit publik duhet gjithashtu të jenë të informuar mbi veprimin e ushqimit si hormon.

Acidet yndyrore nuk janë vetëm hormon si element ushqimor. Aminoacidet mund të aktivizojnë një reaksion zinxhir qelizor që lidhen me rritjen e qelizave dhe insulinën. Vitamina D dhe vitamina të tjera lidhen me reagimin imunitar të organizmit.

Ideja se ushqimi vepron si një koktej hormonesh krijon një bazë për kërkime të mëtejshme, thonë ekspertët, ndërkohë që për qëllime praktike ata rekomandojnë ende dieta të shëndetshme me shumë perime, me ushqime relativisht të papërpunuara dhe kalori të balancuara

Shkurt 22.2013


Dëgjimi dhe Dyslexia, zbulohet një bio-marker


coverMë shumë se 10 për qind e fëmijëve vuajnë nga Dyslexia, çrregullim që përmbledh numër paaftësish – pa lidhje me inteligjencën – që e bëjnë të mësuarit për të lexuar një luftë të vështirë. Tani, shkencëtarë të Universitetit Northwestern në Çikago, thonë se kanë gjetur një mekanizëm që duket se luan rol të rëndësishëm në procesin e leximit. Autorët e studimit, botuar në revistën Neuroscience, thonë se kanë zbuluar një lidhje sistematike mes aftësisë së leximit dhe qëndrueshmërisë me të cilën truri kodon tingujt.

Në këtë studim, fëmijët me Dyslexia u pajisën për një vit me aparate ndihmëse dëgjimi ku zëri i mësuesit   transmetohet direkt në veshët e tyre. Pas një viti, fëmijët treguan përmirësim jo vetëm në lexim, por edhe në përputhjen midis valëve të trurit dhe kodimit të tingujve të fjalës, veçanërisht bashkëtingëlloreve.

Ky bio-marker, thonë autorët, krijon tani mundësi për të kuptuar procesin e leximit dhe marrjen e masave për ta përmirësuar atë kur fëmija ka vështirësi.

Studime në laboratorë në mbarë botën kanë treguar se aftësia e leximit është e lidhur me kujtesën dhe vëmendjen. Studimi i ri thotë se kjo aftësi tani mund të ndihmohet edhe duke përmirësuar dëgjimin nga i cili valët e trurit dhe kodimi i tingujve sinkronizohen në mënyrë të qëndrueshme.

Shkurt 19.2013

Ushtrimet e lehta, më të efektshme kundër kolesterolit dhe diabetit


walkingNdërkohë që ushtrimi fizik është një armë e rëndësishme në kontrollin e diabetit dhe kolesterolit, një studim i ri sugjeron se lloji i ushtrimit luan rol.

Sipas studimit të botuar në revistën mjekësore PLOS ONE, ushtrimet e lehta dhe të vazhdueshme janë më të dobishme sesa ushtrimet intensive në përmirësimin e nivelit të kolesterolit dhe parandalimin e diabetit.

Shkencëtarët në Danimarkë morrën në shqyrtim 18 persona të moshës 19 deri 24 vjeç me peshë normale dhe i ndanë ata në 3 grupe në 3 programe të veçanta stërvitjeje.

- Grupi i parë qëndroi ulur për 14 orë pa bërë ndonjë ushtrim.
- Grupi i dytë qëndroi ulur 13 orë dhe 1 orë kreu ushtrime intensive me biçikletë.
- Grupi i tretë qëndroi 8 orë ulur, kreu 4 orë ecje dhe 2 orë qëndroi në këmbë.

Të dy grupet që kryen ushtrime fizike, përdorën të njëjtën sasi energjie.

Pas përfundimit të çdo ushrimi, shkencëtarët kontrolluan nivelin e kolesterinës në gjak, ndjeshmërinë e insulinës dhe u bënë një analizë që përdoret për të mbikqyrur zhvillimin e diabeteve.

Siç pritej, pjesmarrësit që kryen ushtrime u paraqitën më mirë sesa ata që qëndruan ulur gjatë gjithë kohës.

Megjithatë, pjesëmarrësit që kryen ecje ose qëndruan në këmbë kishin një ndjeshmëri më të ulët insuline dhe nivel më të ulët kolesteroli sesa pjesmarrësit e grupit që kryen ushtrime intensive me biçikletë.

Autorët e studimit arritën në përfundimin se ushtrimet e lehta fizike në periudha të zgjatura kohe përbëjnë rrugën për të parandaluar diabetin dhe për të luftuar kolesterolin.

Shkurt 14.2013


Depresion – Në kërkim të shkakut


journalAshtu si një zjarr i pyjeve ndizet papritur pa shkaktar të njohur, depresioni shpesh shpërthen pa arsye të dukshme.

Ndonjëherë, edhe pse, mund të identifikohet nxitësi – shkëndija e lindur nga një rrufe në qiell – asnjë fatkeqësi e vetme nuk mund të shpjegojë plotësisht se pse dhe si dikush zhvillon depresionin, dhe depresioni ndonjëherë lind pavarësisht ngjarjeve ose rrethanave jashtë mendjes.

Disa përvoja të dhimbshme – si vdekja e një të afërmi, divorci dhe pushimi i papritur nga puna – mund të shkaktojnë depresion. Për një kohë të gjatë mjekë psikiatër dhe psikologë i kanë përfshirë shkaqe të tilla nën ombrellën e kushteve tepër të paqarta, së bashku me shkaqet psiko-sociale dhe ngjarjet stresuese të jetës.

Vitet e fundit, megjithatë, disa studime kanë vëzhguar me më shumë kujdes llojet e ndryshme të ngjarjeve që provokojnë një episod depresiv. Provat e mbledhura deri tani argumentojnë për një kuptim më të thellë e të gjerë se si stresi ndërvepron me personin e prirur për depresion, se si depresioni tërhiqet nga lloje të ndryshme të stresit, dhe se si mund të trajtohet depresioni në varësi të situatës

Manuali diagnostik dhe statistikor i çrregullimeve mendore (DSM-4), që mjekët specialistë aktualisht përdorin, përcakton se një episod depresiv ka të paktën pesë simptoma karakteristike që zgjasin dy javë ose më gjatë. Simptomat përfshijnë humor dhe energji të ulët, pagjumësi, ndjenjë të pavlefshmërisë, kënaqësi të zvogëluar në aktivitetet e përditshme dhe ndryshim pa shkak të jashtëm në peshën trupore – për të përmbushur kriteret për një diagnozë depresioni, simptomat duhet të ndërhyjnë në punën apo jetën shoqërore të personit, thuhet në manualin e tanishëm DSM-4.

Lista e ngjarjeve që krijojnë një episod depresiv të madh është e gjerë dhe e larmishme. Disa njerëz bëhen depresivë pasi mësojnë se kanë një sëmundje të rëndë; pasi një fatkeqësi natyrore shkatërron shtëpitë e tyre; ose kur dështojnë për të arritur qëllime të rëndësishme.

Depresioni është gjithashtu i përhapur mes atyre që kanë mbijetuar dhunimin dhe luftën.

Shkaku më i zakonshëm i depresionit është humbja, e cila merr shumë forma, duke përfshirë fatkeqësi ekonomike, papunësi të papritur dhe humbje të pasurisë apo sendeve me vlerë materiale a shpirtrore.

Sipas sondazheve, rreth 44 për qind e episodeve depresivë janë të paraprirë nga humbje ndër-personale të tilla si vdekja e një të dashuri, divorci, fundi i një marrëdhënie romantike apo fakti që një mik i ngushtë ka lëvizur në një tjetër pjesë të vendit. Me fjalë të tjera, këputja e lidhjes me një person tjetër mund të shkaktojë depresion më shumë se çdo lloj përvoje e dhimbëshme.

Ngjarja që nxit një episod depresiv nuk është e thënë të jetë katastrofike – ndonjëherë çfarë duket si stres i butë, ose humbje e vogël për shumicën e njerëzve, është e mjaftueshme për dikë tjetër të zhytet në depresion apo mjerim të vrazhdë që kundërshton të zbehet – e gjitha varet nga shkalla e rrezikut që është përcaktuar nga një bashkëveprim kompleks i shumë faktorëve, duke përfshirë ngjarjet e tensionuara apo burimet e stresit në jetë; historia familjare e sëmundjeve mendore, faktorët psikosocial e individual, të tillë si vështirësitë në fëmijërinë e hershme dhe prania ose mungesa e të afërmve dhe miqve.

Dikush me rrezik të ulët dhe pa episode depresive në të kaluarën, mund të mbijetojë një stuhi shkatërruese, ose të dalë nga një periudhë pikëllimin pas vdekjes së një të afërmi pa përjetuar depresion. Në të kundërt, dikush në rrezik të lartë depresioni mund të bjerë në thellësitë e dëshpërimit për disa muaj para se të ndjejë përsëri kënaqësitë e jetë.

Studimet e fundit argumentojnë se njerëz në rrezik të lartë bien lehtë në depresion dhe, prej atëherë e tutje, ata janë gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj periudhave të shkurtra të depresionit pa qenë nevoja të nxiten nga ndonjë ngjarje e veçantë. Një shkëndijë e madhe – apo një numër më i madh shkëndijash të vogla – duhet për të ndezur depresion në njerëz me rrezik të ulët, dhe çdo gjendje depresive ka më shumë gjasa të jetë e lidhur me një humbje të caktuar.

Një shembull se si stresi ndërvepron mes ndjeshmërisë individuale dhe depresionit vjen nga një grup studimesh të kryera kohët e fundit nga shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë, në Los Anxheles. Midis 100 njerëzve që kishin qenë të diagnostikuar me çrregullim depresiv madhor, ata që kishin përjetuar vështirësi të mëdha në fëmijëri dhe që kishin një histori të gjatë të depresionit ishin më shumë të prirur për të pasur episode të depresionit të shkaktuar nga forma relativisht të vogla të humbjes. Përvojat e kaluara kishin dobësuar mburojën e tyre ndaj depresionit ose, siç mund të thuhet, truri i tyre i ngjante një vatre të parapërgatitur zjarri, gati për t’u ndezur me shkëndijën më të parë.

Autorët spekulojnë se njerëzit që humbasin marrëdhënie të rëndësishme të parakohshme – nëpërmjet vdekjes së një prindi, për shembull, mund të bëhen veçanërisht të ndjeshëm ndaj humbjeve të vogla edhe në të ardhmen, humbje sidomos ndërpersonale.

Gjithashtu, kundërshtimi a mohimi i qëllimshëm i një personi nga një tjetër – formë e humbjes ndërpersonale e njohur si "refuzim”- është katalizator i fuqishëm i depresionit. Në një studim, shkencëtarët intervistuan 27 persona të cilët kishin qenë të diagnostikuar me çrregullim depresiv të madh. 12 nga 16 pjesëmarrësit (75 për qind), përjetuan depresion për 30 ditë për shkak të refuzimit; dhe vetëm 3 nga 11 të intervistuarit (27 për qind) të cilët nuk ishin refuzuar në mënyrë aktive u bënë depresivë vetëm për pak ditë. Në përgjithësi, rënia në depresion ishte 3 herë më e shpejtë pas refuzimit sesa pas formave të tjera të humbjes.

Kjo mënyrë e re e të kuptuarit, është reflektuar edhe në një ndryshim të fundit në Manualin diagnostik dhe statistikor i çrregullimeve mendore ose DSM. Versioni i tanishëm, DSM-4, përcakton se dikush që ka humbur kohët e fundit një të afërm nuk duhet diagnostikuar me depresion të madh nëse simptomat depresive nuk vazhdojnë më shumë se dy muaj. Nëse simptomat që nuk kanë zgjatur aq shumë, vazhdon arsyetimi, atëherë personi ka të ngjarë se vuan nga një brengosje tipike dhe jo nga depresioni.

Por DSM-5, që pritet të publikohet së shpejti për mjekët specialistë të çrregullimeve mendore, eliminon këtë paralajmërim, duke lejuar diagnostikimin me depresion nëse simptomat zgjasin më shumë se dy javë. DSM-5 përfshin edhe disa shënime për të dalluar depresionin nga pikëllimi – ndërsa depresioni është zakonisht konstant, pikëllimi a dhembja ka më shumë gjasa të jetë baticë-zbaticë. Rishikimi i DSM-4 bazohet në studimet e reja që kanë konfirmuar se humbja e të afërmit është një nga format e humbjeve më shkatërruese ndërpersonale dhe ndonjëherë shkakton episod depresiv të mirëfilltë së bashku me zinë për të vdekurin.

Psikiatria nuk ka asnjë shenjë-lakmus të përgjithshëm për të dalluar depresionin. Disa shkencëtarë argumentojnë se ndryshimet në DSM-5 do të shkurajojnë klinicistët për të bërë dallimin mes pikëllimit dhe depresionit, duke nxitur dhënien e tepruar të barnave për të dyja rastet njësoj. Sipas manualit të tanishëm (DSM-4), ekziston një periudhë pritjeje për të paktën dy muaj pasi një pacient ka humbur një të dashur, para diagnostikimit me depresion dhe se nuk ka asgjë për të humbur duke pritur – thonë kritikët – sepse para trajtimit me barna ekzistojnë terapitë njohëse dhe me biseda. Trajtimet më efektive, thonë ata, ka të ngjarë të kërkojnë një kuptim më të qartë pikërisht të asaj se çfarë ndodh në tru dhe në trup gjatë depresionit.

Si me shumicën e çrregullimeve mendore, baza biologjike e depresionit mbetet e pa qartë, por projekte të ndryshme nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor në SHBA thuhet se janë duke bërë përparim.

Tani për tani, edhe pse njeriu nuk mund të jetë në gjendje për të njohur a ndërlidhur të gjithë faktorët gjenetikë dhe socialë që ndezin mendjen, ai/ajo mund të mësojë se si të kontrollojë jetën, sepse në fund të ditës, nuk është vetëm ngjarja e vështirë që rezulton në depresion, por është dallimi në mënyrën se si truri e interpreton ngjarjen. Vështruar nga ky kënd, stresi i përjetuar përkthehet në lloje të ndryshe procesesh biologjike, përvoje dhe nxënie, prandaj jo çdo stres shkakton depresion. Disa njerëz notojnë rreth tyre, të tjerët zhyten në to. Disa kurrë nuk zhvillojnë depresioni, pavarësisht sa keq a sa herë refuzohen. Kjo i shtynë shkencëtarët të mendojnë se diku në organizëm ekziston një lloj mekanizmi – neurologjik, gjenetik a biologjik – që po të zbulohet, mjekët mund të kontrollojnë pasojat e humbjes apo depresionin….Dhe kërkimet vazhdojnë…