Thursday, 2024-04-25, 5:32 AM
Welcome Guest | RSS
Main | Vazhdim Rreth Dashuris | Sign Up | Login
Site menu
Hyr
Kalendari
«  April 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
Arkiva
Vizitoret onlin
Afrim Muqiqi ti po
Thor.The.Dark.Worl
Ne PUNIM
Vota Juaj
Rate my site
Total of answers: 40
Komenti juaj
HTML Comment Box is loading comments...
Ora Digitale
Radio Fontana
Pershendetjet
Mir se vini ne web Faqen ton www.cerrca.at.ua ne ket web mund te kerkoni programe muzika mp3 diqka rreth dashuris poezi tve online softwer hardwer software Filma me Titrat shqip rreth fes islmae rreth nesh po ashtu munde te kuptoni edhe me shum me teknologjin e findit qe qdo dit e me shum esht duke u avancuar e shkum qka tjeter ju faliminderit per Viziten tuaj me respket nga Stafi cerrca.at.ua
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Vizitoret
FB,TW
Block content
...
Computer Service Jetoni
Chat
Valuta
Computer Service Jetoni



Në vazhdim e keni tekstin e fjalës të dua në njëqind gjuhë të botës. Nëse megjithatë ju vje vështirë ta thuani në shqip, provoni në ndonjë tjetër gjuhë…:)))))))

Anglisht I love youBambaraM'bi fe
ArabishtAna behibak (i thuhet mashkullit)ArabishtAna behibek (i thuhet femrës)
BanglaAamee tuma ke bhalo aashiBelorusishtYa tabe kahayu
BisaoNahigugma ako kanimoBullgareObicham te
Çejen IndianëtNe mohotatseÇekishtMiluji te
CiceveNdimakukondaDanishtJeg Elsker Dig
EskimishtNegligevapseEsperantoMi amas vin
EstonishtMa armastan sindEthiopishtAfgreki'
FaroskeEg elski tegFarsiDoset daram
FilipineMahal kitaFinlandishtMina rakastan sinua
FrengjishtJe t'aime, Je t'adoreGaleTa gra agam ort
GjermaneIch liebe dichGreqishtS'agapo
Gjuha e shenjave,\,,/ (paraqet pozitën e gishtave në të kënduar fjalinë "Të dua")
GruzishtMikvarharGuxharantiHoo thunay prem karoo choo
Havajisht Aloha wau ia oiHebrejishtAni ohev et otha (i thuhet mashkullit)
HiligajishtPalangga ko ikawHebrejishtAni ohev otah (i thuhet femrës)
HiligaynonGuina higugma ko ikawHindi Hum Tumhe Pyar Karte hae
HmongKuv hlub kojHolandishtIk hou van jou
Hopi IndianëtNu' umi unangwa'taHungarezeSzeretlek
IlonggoPalangga ko ikawIndonezishtSaya cinta padamu
Irlandisht Taim i' ngra leatIslandishtEg elska tig
Italiane  Ti amoJaponishtAishiteru
JermenishtYes kez sirumenJoruba Mo ni fe
JidiIkh hob dikhJugafrikaneEk het jou lief
KanadezeNaanu ninna preetisutteneKapampang KatalonezeT'estimo anski
KambogjianeSoro lahn nhee ahKatalonezeT'estimo
Kelte - SkociTha gra\dh agam ortKineze-KantonNgo oiy ney a
KisvahiliNakupendaKineze-MandarineWo ai ni
KonkaniTu magel moga choKoreaneSarang Heyo
KorzikaneTi tengu caru (mashkullit)KreoleMi aime jou
KroateVolim teLatineTe amo
LatvikeEs tevi miiluLibaneBahibak
LitvaneTave myliuMalajalame Njan Ninne Premikunnu
Malaje Saya cintakan mu / Aku cinta padamuMaratijike Me tula prem karto
Mohave IndijanëtKanbhikMorokeneAna moajaba bik
NahuatlNi mits nekiNavaho IndijanëtAyor anosh'ni
NorvegjezeJeg Elsker DegPandakaneSyota na kita!!
PangazinaneInaru TakaPapiamentoMi ta stimabo
PersikeDoo-set daaramPig LatineIay ovlay ouyay
Poloneze Kocham CiebiePortugaleEu te amo
RumuneTe ubeskRuseYa tebya liubliu
SetsvanaKe a go rataSindiMaa tokhe pyar kendo ahyan
Sijuks IndijanëtTechihhilaSloveneLjubim te
SlovakeLu`bim taSuedezeJag alskar dig
Spanjole Te quiero / Te amoSvahili Ninapenda wewe
TahitaseUa Here Vau Ia OeTagalogMahal kita
TajvaneWa ga ei liTajlandezeChan rak khun (i thuhet mashkullit)
TamileNan unnai kathalikaraenTajlandezePhom rak khun (i thuhet femrës)
TurkeSeni SeviyorumTeluguNenu ninnu premistunnanu
Urdu Mai aap say pyaar karta hooUkraine Ya tebe kahayu
Velshit'Rwy'n dy garuVietnamezeAnh ye^u em (i thuhet femrës)
ZviceraneIch lieb DiVietnameze Em ye^u anh (i thuhet mashkullit)

SHQIP - TË DUA

 

 





KUR SHPIRTI VUAN

Shtype këtë faqe

Bazuar në hulumtimet e përbashkëta të mjekëve dhe psikologëve, ata kanë ardhur në përfundim se: "dashuria dhe mundimi (neveria) kalojnë nëpër zemër". Por as organet tjera të trupit nuk janë të kursyera nga "goditjet e shpirtit". "Shpirti i lënduar" më së shpeshti godet sistemin kardiovaskular si dhe atë të frymëmarrjes dhe të tretjes.

Ajo që trupit të njeriut i jepër ritëm dhe jetë është shpirti. Ajo e bënë trupin të shëndosh. Shpirti është pikërishtë ajo frymë e fundit që njeriu e nxjerr nga trupi kurr ndërronë jetë. Prej nga vje shpirti dhe ku shkon, këtë ende askush nuk e dinë sigurt. Megjithkëtë, një gjë është e sigurt. Çdo sëmundje e trupit është shenjë e qartë se shpirti vuan.

Mjekët e vjetër kinez mjaftë mire e kan ditur se emocionet luajn role të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Ato janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje të llojllojshme madje edhe te njerëzit shumë të forte. Mjafton që të godasin në vende më të ndieshme të organizmit dhe sëmundja fillon të merr hovë.
Të gjitha sëmundjet të shkaktuara prej gjendjes psikike apo çregullimit të saj në mjekësi quhen sëmundje psikosomatike. Këto sëmundje shfaqen në relacionin shpirtë - trupë. Madje edhe mjekët e vjetër se frika e njeriut ngjitet për shpnetkë përderisa neurozat shktërrojnë mëlqinë. Për ta caktuar diagnozën, mjekët e Greqisë së vjetër kanë kërkuar që pacienti të flej një natë në tempullin e Eskulapit dhe vetëm pas kësaj, pasi t'u tregoj atyre se çka kishte ëndërruar, t'ia caktojnë diagnozën.
Po ashtu është e njohur se shkaqet e histerisë janë gjithnjë të natyrës psikike si dhe se për manifestimet e saj nuk ekzistojnë kurrëfarë arsye fiziologjike. Po në këtë mënyrë bazohej edhe çasja e Frojdit te mjekimi i çrregullimeve psikike (llojet e ndryshme të neurozave dhe psikozave). Pra, gjithnjë kur shpirti vuan - vje deri te sëmundja e trupit. 

DASHURIA GJITHNJË E GODET ZEMRËN

Bazuar në hulumtimet e përbashkëta të mjekëve dhe psikologëve, ata kanë ardhur në përfundim se: "dashuria dhe mundimi (neveria) kalojnë nëpër zemër". Por as organet tjera të trupit nuk janë të kursyera nga "goditjet e shpirtit". "Shpirti i lënduar" më së shpeshti godet sistemin kardiovaskular si dhe atë të frymëmarrjes dhe të tretjes. Po ashtu edhe pjesët e dukshme të trupit shpesh janë nën goditje të forte të shpirtit, si p.sh: lëkura, shpinda, duart, gjinjët etj. Është një e dhënë interesante për të verbërit. Ata shumë më rradhë vuajnë nga ekzemat, psoriaza, kruarjet në lëkurë si sukrepi etj apo nga ndonjë sëmundje tjetër e lëkurës.

FEMRAT DHE SËMUNDJET PSIKOSOMATIKE

Shpesh viktima të sëmundjeve të ndryshme psikosomatike janë femrat. Ato anojnë të besojnë se shkaqet e sëmundjeve të tyre trupore janë vuajtjet e natyrës psikologjike. Meshkujt më pak besojnë se shkaktarë kryesor të sëmundjeve trupore janë problemet psikike. Te meshkujt zakonisht emocionet kanë afat të shkurtër të veprimit. Ata për dallim nga femrat janë ekstravert dhe shpejtë zbrazen nga "mbushjet emotive", përderisa femrat çdo gjë e mbajnë në vete dhe lirimin e arinë duke qajtur apo duke thzer pjatat dhe gotat gjat larjes së tyre.
PJESËT MË TË NDIESHME TË TRUPIT NGA "GODITJET E SHPIRTIT"
SHPINDA - Keni dëgjuar me siguri shpesh kur dikush thotë: "Më dhemb shpinda". Kjo thënje ka një kuptim tejet relativ, ngase njeriu nuk e sheh shpindën e vet dhe në anën tjetër është vështirë të konstathet se dikuj i dhemb shpinda apo është reflektim i gjendjes së tij psikike. Ndjenja e vujtjes, mundimit, pakënaqësisë, apatisë, mllefit të akumuluar, zhgënjimit, hidhërimit etj. Shkaktojnë dhimbje në shpindë dhe rëndim në supe.
SISTEMI I FRYMËMARRJES - Bronket dhe mushkërinjtë po ashtu janë nën ndikim të madh të problmeve të jashtme. Asmatikët shpesh theksojnë se "diçka i ngulfatë", ua zë frymën, u shtrëngon në gjoksë. Arsyet janë gjithnjë të natyrës psikologjike. Edhe të sëmurët emocional i "ngulfatë diçka në fytë" - ata ndjejnë kështu pas ndodhive dhe situatave të caktuara dhe nga njerëzit të caktuar.

ZEMRA - Pa dyshim është organ që ka lidhje më të fuqishme me jetën emocioale apo me përjetimin e situatave të caktuara. Kurt ë përgatiteni për takim me dike që e duani apo e simpatizoni - ajo fillon të rrah shpejtë. Kur ndodheni pranë personit që vërtet e dashuroni, keni ndjenjën se zemra gati sa "nuk del jasht nga vendi" Kurt ë frikoheni, "zemra ju bëhet akull", apo shtanget!

SISTEMI I TRETJES - Personat introvert (sidomos femrat), që janë të kthyera kah vetja, kanë probleme të mëdha me traktin digjestiv. Ata që vuajnë nga gastritisi apo nga ulqerja (i thati) në barkë, zakonishtë kanë probleme në komunikim me rrethin.

LËKURA - Kruaja (sukrepi), njollat në lëkurë të fytyrës tregojnë se personi "nuk e ndjen veten mire në lëkurën e vet". Shikoni vetëm në sy të dikuj që Brenda ditës është zgënjyer nga dikush që e do, dhe do të vërreni rrathë të murmë përreth syve. Shenjat në lëkurë na tregojnë kjartë se kemi dëshirë që të hjekim dorë nga disa situate të jetës apo nga disa njerëz me të cilët jetojmë dhe rrethohemi.


SYTË JANË PASQYRË E SHPIRTIT

Thënje shumë e vërtetë antike - sytë janë pasqyre të shpirtit. Njeriu shumë gjëra mund t'i fsheh me sjelljet e veta, deklarimet, pamjen e vet, por asnjëherë nuk mund ta fsheh reflektimin e shpirtit te sytë e vet. Bebëzat e syve na ngjerohen kur dikush na pëlqen, ndonjëherë mblidhen. Shkëlqimi në sy tregon gjendjen tone emotive dhe atë psikike. Dridhërimet, fokusimi i koncetruar i shikimit janë shprehje të gjendjes sonë të brendshme porn ë të njëjtën kohë edhe reaksion në ngacmimet nga jasht apo në personin që e vështrojmë. Në sytë tanë shihet gjithçka - gjendja emotive, shëndetësore, disponimi etj. 

 

7 arsye në favor të seksit

Seksi do t'ua lehtësoj jetën vetëm nëse është i llojit që ju përgjigjet juve - i llojit që kultivon dhe rit intimitetin emocional, ngase më të pakta janë gjasat që do të do të humbasni të pakënaqur nëpër botë.

1. Na ndihmon të kuptojmë se çka është më e rëndësishme për ne.

Gjeneratat e reja kanë mundësi të panumërta që çdo ditë të përballen me ygjedhje të reja. Vetëm disa dijnë të jenë të durueshëm, ngase aty shpesh përzihet edhe frika dhe presioni nga gabimet. Të gjithë tmerësisht kërkojmë mënyrë më të thjeshtë të jetës. Njëra nga strategjitë është që thjeshtë të pyetemi: "Çka është në të vërtetë e rëndësishme nëjetën time?" Në njërën bga anketat, rreth 59 % të femrave deklaruan se seksi është me rëndësi të veqantë dhe vetëm 9 % mendojnë se është i parëndësishëm fare. Seksi do t'ua lehtësoj jetën vetëm nëse është i llojit që ju përgjigjet juve - i llojit që kultivon dhe rit intimitetin emocional, ngase më të pakta janë gjasat që do të do të humbasni të pakënaqur nëpër botë. 52 % e femrave e përcjellë një rregull: "As mos mendo për seks gjersa nuk je në lidhje serioze." Seksi është i rëndësishëm vetëm ngase vendos intimitet në sfera më të larta. Seksi ju lejon që pranë personit tjetër të jeni plotësisht të lëndueshëm fizikisht dhe emocionalisht. Nëse nuk ka dashuri, as seksi nuk ka kuptim!

2. Për shkak të seksit e çmojmë dashurinë

Në pyetjen se "Kur është seksi më i mire?" shumica nga anketueset përgjigjet: "Kur ka dashuri në të". Nëse ka të bëjë vetëm me aktin e pastër fizik, të jeni të bindur se nuk do të kënaqeni. Shumë femra i mbushin bateritë e tyre emocionale perms seksit. 40% e femrave mendojnë se seksi i forcon lidhjet emocionale. Të njëjtën gjë e kanë deklaruar edhe ato që kanë përdorur të dyja metodat e seksit. Më shumë se një e treat e anketueseve kishin shijuar seksin pa dashuri: 53 % në lidhje të pasuksesshme, 42% në aventura për një natë dhe 40% nëpër flerte të parëndësishme dhe pa obligime. Gjithsesi gjithnjë mund të gjindet 5% e atyre që mendojnë se erotikë e zjartë dhe e vërtetë ka qenë nata me të panjohurin. Megjithkëtë ato seksin e tillë e përshkruajn si akt fizik e jo emocional. Ato thonë se ska turp në këtë vetëm ngase janë anonim, por megjithatë shumica e tzre nuk mund ta paramendojnë seksin pa dashuri.

3. Mund të lavdëroheni gjatë seksit

Femrat kanë dëshirë të flasin: 94 % nga të anketuarat theksonin se shpesh bisedojnë me shoqe rreth seksit. 50% e tyre bisedojnë për këtë qështje sa here që të taohen. Ato dëshirojnë që përvojën e mire ta ndajnë me dike dhe në të njëjtën kohë kur janë jo të sigurt dhe të pakënaqur, kërkojnë këshilla nga njëra tjetra, sidomos nga personat që kan besim në to. Është interesante se femrat jasht lidhjeve martesore më shumë flasin për përvojat e tyre kur takohen me shoqet. Një e treat e tyre flasin për seks të mrekullueshëm dhe kanë dëshirë t'i përshkruajn detajet, 90% i shkëmbejnë informatat për kontracepcion dhe teknikat e gjërat tjera, 63% krahasojnë përvojat e tyre më të mira, më të çmendura dhe të hidhura. Natyrisht se pak edhe e teprojnë.

4. Temë e mirë është biseda me partnerin

Pa partnerin nuk do të kishim edhe biseda të mira dhe interesante. Përveq kësaj gjithnjë është mirë me i ndarë kënaqësitë dhe pakënaqësitë me personin që e dashurojmë P.Sh. 48% e femrave dëshirojnë më tepër seks dhe të gjitha herët a vonë e bëjnë këtë në marrveshje me partnerin e prej tyre 43 % duke biseduar me të dhe 41% heshturazi, duke dërguar sinjale të heshtura por të efektshme trupore. Asnjëherë nuk duhet kritikuar partneri, po gjithnjë duhet dhënë vullnet pozitiv. Gjithnjë thuani "kështu është mirë" dhe asnjëherë "mos, çka po bën!" 20% e femrave nuk ndërmarina asgjë kur janë të pakënaqura. Duhet ditur se heshtja për partnerin mund të jetë tejet frustruese. Mund ta humb interesimin për ju.

5. Seksi e ushqen egon

Në pyetjen se "Si ndihen në lidhje të afshtë", 66% e femrave kanë theksuar se kanë vetbesim të plotë. 50% e tyre theksuan se ndihen tejet seksi dhe bëhen dashbnore që kanë shumë kërkesa. Kjo natyrish nuk do të thotë që kanë dëshirë ta ndërrojnë partnerin apo të kenë më shumë në të njëjtën kohë. Kjo ide nuk u pëlqen gati askuj. Do të thotë se vetëm lidhja e ngrohtë monogame i bënë të lumtur (66%), optimiste (80%), dhe më mirë ia dalin me probleme jetësore (58%). Pikërish vetëm pse seksi u jep siguri, për këtë dhe ndihen me shumë dëshira dhe më seksi. 89% e tyre thonë se më së miri, më të shëndetshme dhe më me vetbesim ndihen kur janë të kënaqura me veten si njeri. Atëherë janë dhe më të lumtura. Vetëm 12% të femrave gjejnë ndihmë te alkooli dhe stimulanset tjera.

6. Seksi është aventurë pa pagesë

Ajo që dikur konsiderohej tabu, sot është në praktikë të gjerë. Gati të gjitha anketuset i kanë prvuar pozitat standarde (nga anash, nga prapa, pozitën misionare…). 92% e kanë shijuar seksin oral, ndërsa shumë nga ato kanë shkuar edhe më larg në seks me gjërat që Kamasutra (filozofi dhe praktik hindus për seks) i quan me emra të quditshme. Eksperimentet janë të nevojshme gati për secilën. Jo vetëm që e largojnë monotoninë por edhe janë kyqe në forcimin e lidhjes fizike dhe psikike mes partnerëve. Gati gjysma e të anketuararve kanë shijuar seksin në vende publike ndërsa 40 % e tyre nganjëherë lundron në ujërat e sado-mazohizmit! 72 % shërbehen me vibratorë, vajra për masazhë, ndërsa 20% e kanë provuar seksin me tre persona menjëherë. Gati 60% e tyre kanë ëndëruar për seks me femër ndërsa 14% e tyre për metodat sado-mazohistike, me zingjirë dhe kamxhikë!

7. Ju pajton

Disa nga arsyetimet e femrës për t'iu shmangur seksit janë:"Jam e lodhur", "Nuk ndihem mirë". Një nga arsyetimet tjera që është mjaft e pamoralshme është edhe se: "të refuzosh mashkullin është argëtim!" Në pyetjen se "pse i shmangen seksit?", femrat kryesisht janë përgjigjur: "Për shkak të lodhjes", "shpesh nuk jam e disponuar", ndonjëherë edeh "jamë e hidhëruar me të". Megjithatë arsyetimet e llojit: "nuk dua as të paramendoj se me ka gjithnjë në dispozicion" si dhe "du t'i hakmirem" i takojnë jokorrektësisë emotive. Kjo nuk do të thotë se t'i vendoseni atij në dispozicion kundër vullnetit tuaj, por t'i thuani se jamë e hidhëruar apo e lënduar, dua njëherë të diskutojmë e pastaj shohim.

 

 

Higjiena intime për të gjitha femrave... (pjesa e parë)


Secila femër jo vetëm që duhet ta njeh mirë trupin e saj, por edhe të mësohet ta "dëgjoj" atë, në mënyrë që më lehtë t'i përballojë disa faza të ndieshme të zhvillimit psikofiziologjik, pubertetin, mestruacionet, shtatzëninë, menopauzën... Mbrojtje më të mirë për gjithë këtë ofron higjiena e plotë intime.

Përveç që ta njeh, duhet edhe të di ta dëgjoj trupin e saj!

Ndryshimet e para, më të theksuara që ndikojnë në zhvillimin psikofiziologjik të fermës së re, janë paraqitja e gjinjëve, në fillim vetëm e majeve që pas disa viteve të arrijnë formën e tyre të plotë. Një vit nga kjo shenjë e parë në vaginë paraqiten qimet të cilat pas tre muajve e arrijnë madhësinë e plotë. Ndërsa qimet nën sqetulla paraqiten pas mestruacioneve të para. Kjo është shenjë e pubertetit te femrat. Për këto ndryshime përkujdesen hormonet estrogjeni dhe progesteroni që deri në atë faze janë si të "fjetura" - jo aktive. Ato hormone jo vetëm që e ndërrojnë pamjen e jashtme të një vajzës së re, po ndërrojnë edhe në brendësi - organet e saj. Menarha, si quhet ndryshe menstruacioni i parë, paraqitet diku mesatarisht në moshën 12 vjeçare, ndërsa zakonisht shfaqet rreth moshës 10-14 vjeç. Megjithkëtë do të kalojë edhe një kohë deri sa mestruacionet e marrin formën e tyre të vërtetë. Në fillim nuk janë të rregullta, vonohen apo "vijnë" të paktë në sasi e ndonjëherë edhe të "shumtë". Ç'do gjë është në rregull, por nëse cikli mestrual nuk rregullohet për disa vite, atëherë vajza e re duhet ta vizitoj gjinekologun. Me hulumtime speciale është e mundshme të vërtetohet se a ekziston ndonjë çrregullim hormonal!
Mirëmbajtja e drejtë e pastërtisë, është shumë me rëndësi për organet gjenitale të femrës. Mirëpo ndonjëherë me larje të tepërt dhe përdorime të sapuneve të dobëta, arrihen kundërefekte dhe më tepër bëhet dëm se dobi. Në këtë mënyrë prej paditurisë largohen edhe lëngjet (sekretimet) që e mbrojnë vaginën dhe oranet tjera gjenitale nga infeksionet. Mjafton që organet gjenitale t'i lajnë njëherë me ndnjë sapun të butë dhe t'i shpërlajnë me ujë të vakët edhe disa herë. Brendësinë e vaginës nuk preferohet ta shpërlajnë asnjëherë përderisa mjeku nuk ka këshilluar ashtu diçka. 

Dhimbja e barkut

Mestruacionet me dhimbje, që ndryshe në mjekësi quhen edhe dismenore janë tipike për kohën adoleshcente e deri në vitet e tridhjeta të jetës së femrës, atëherë kur organizmi mësohet me "kërcimet" hormonale. Kjo ndodh në rast më të mirë menjëherë pas lindjes së parë. Mirëpo te mestruacionet me dhimbje, shkaqet e dhimbjes janë të shumtë. Në të shumtën e rasteve fajet i ka prostalagina, materie që e shtynë vaginën të tkuret, mirëpo mund të jenë edhe si pasojë e mitrës jonormale. Sipas disa studimeve më të reja, dhimbjet lidhen edhe me Ngf, materie që mundësojnë mbijetimin e qelizave nervore, dhe nëse ka tepër materie të tillë, zvogëlohet pragu i tolerimit të dhimbjes.
Nuk bënë që assesi të harrohen edhe pasojat psiqike të dhimbjeve në mestruacione si p.sh. të rrefuzuarit e seksualitetit personal, të mospajtimi që jeni të lindur si femër si dhe fjalosjet e pazgjidhura familjare e shumë faktorë tjerë psikologjikë. Për tu liruar nga këto dhimbje të mestruacionjeve, më së miri është që në fazën akute të merret ndonje bar kundër spazmeve (shtrëngimeve). Mund t; ndihmoj edhe ndonjë pilulë kontraceptive me dozë të vogël hormonale. Kjo e pakëson dhimbjen për 80% ngase e zvogëlon jargun e endometriumit e me të edhe kontaksionet me dhimbje. Megjithkëtë, kur janë në pyetje barërat, më së miri është të konsultohet gjinekologu.

Takimi i parë me gjinekologun

Dashuria e parë, përvoja e parë seksuale detyrimisht ju shpiejnë edhe drejt takimit të parë me gjinekologun. Një vendim i këtillë nuk është i lehtë. Më së miri është që të bisedohet me mjekun haptazi pa turp për gjithçka që i intereson vajzës së re. 

Disa nga pyetjet më të shpeshta në lidhje me mestruacionet:

• 
Sa zgjasin mestruacionet normale? 
Zakonisht ato zgjasin 4 - 6 ditë dhe humbja e gjakut është rreth 36 ml ( sa një filxhan kafeje). Humbjet normale të gjakut sillen rreth 10 dhe 200 ml. Nëse gjakderdhja është gjithnjë e madhe, më së miri është të këshilloheni me gjinekologun, ngase mund të paraqitet ndonjë anemi. Për të penguar aneminë, me siguri mjeku do t'ju këshillojë të përdorni preparate hekuri dhe vitamin B.

• 
A është i dëmshëm sporti në kohën e mestruacioneve? 
Përkundrazi, është shumë i dobishëm. Aktiviteti fizik nxit krijimin e endorfinës, materie që e zvogëlon dhimbjen, e me këtë lirohen muskujt e barkut, shpindës, gjë që ato ditë janë të shtrënguara.

• 
Ç'ka duhet ngrënë në kohën e mestruacioneve? 
Me gjakëderdhje, organizmi humb albuminet, lëngjet dhe hekurin, prandaj është me rëndësi të ushqyerit e mirë. Mirë është të hahet mish, vezë, prodhime qumështi, të hahet ushqim me albumine dhe të pihet shumë ujë. Janë të preferueshme lëngjet e pemëve sidomos nga argumet që përmbajnë vitamin C e cila ndihmon organizmit në thithjen e hekurit nga ushqimi.

• 
A mund të përdor tampone një vajzë virgjine? 
Po, ngase cipa e virgjërisë (hymeni)nëpër të cilën rregullisht rrejdhin mestruacionet, është mjaft elastik dhe nuk e pengon vendosjen e tamponeve në vaginë.

• 
A mund të shkaktojnë dëme tamponet? 
Nëse i përmbahet vajza rregullave dhe i ndërron, jo. Sipas disa studimevenë SHBA, tamponet janë të dobishme për shëndet si dhe për disponim të mirë të femrës gjat kohës së mestruacioneve.

• 
Kur është koha për pilula kontraceptive? 
Paj, kur vjen koha e mardhënjeve të rregullta seksuale. Mund t'i përdorin edhe adoloshcentet nëse kanë marrëdhënje të rregullta seksuale. Kjo nuk ka pasoja të dëmshme, madje edhe i mjekon "puçërzat". Vetëm vajzat që vuajn nga epilepsia, apo që kanë probleme me veshkë, mëlqi si dhe çarkullim të gjakut nuk guxojnë t'i përdorin këto preparate. Për të gjithë femrat vlen rregulli: së pari duhet bërë analizën e gjakut e pastaj vje koha e këtyre preparateve.

Ç'ka nuk guxon të harroj femra

Që nga mosha 20 vjeçare, femra duhet regulisht ta vizitoj gjinekologun. Me këtë mund t'i shmanget shumë sëmundjeve. Ja çka nuk guxon të harroj një femër:
-Vizita gjinekologut, është mirë të kryhet një herë në vit, në kohën mes dy mestruacioneve. Gjatë secilës vizitë duhet kontrolluaredhe gjendjen e gjinjëve. Një herë në dy vjet duhet bërë ultrazërin e abdomenit për konstatuar strukturën e mitrës, të vezoreve dhe të zbulohen trashjet eventuale të indeve të cilat mund t'i mos i diktoj mjeku gjatë kontrollit rutinor.
-
Papa testi, është ekzaminimi i qafës së mitrës në mënyrë që të zbulohen tumoret e hershme.Me ndihmën e shkopit, gjinekologu, pa dhimbje merr sekrecionin e mitrës dhe më vonë me analizë laboratorike vërtetohet se a ekziston apo jo ndezja e ndonjë qelize jonormale. Papa-tetin është mirë ta bëjnë femrat një herë në vit.
-
Vet-shikimi i gjinjëve, preferohet një herë në muaj ta bëjnë femrat këtë. Një javë pas mestruacioneve dhe kjo shërben për të zbuluar ndonjë gungëz të vogël nën lëkurë të gjiut. Në të shumtën e rasteve gungëzat nuk janë të rezikshme, por mjafton si shenjë alarmi që ta vizitoni specialistin. Si bëhet kjo? Qëndroni në këmbë, dhe ngriteni dorën lartë. Me dorën tjetër prekeni me mesin e gishtërinjëve gjiun përreth. Vazhdoni njëjtë edhe me gjiun tjetër. Për më tepër lexoni duke në temën gjinjët. Gjinjtë e shëndoshë kanë konzistencë homogjene. Nëse vetëm dyshoni diçka, menjëherë duhet ta vizitoni gjinekologun.

 

BOTA MISTERIOZE E FEMRËS


Femrat nuk kanë dëshirë që për së tepërmi të tregohen të padurueshëm ngase kjo i bënë të lëndueshëm. Krahas kësaj, disa vajza janë shpesh më konzervative (old fation) se që ne mendojmë apo se që ato e pranojnë! Ajo kënaqet kur mashkuli e ndjek! ...
Pse femrat kanë dëshirë të paraqiten kinse është vështirë për t'i fituar?

Sa e sa here ju ka ndodhur, që si rufe në një ditë të ngrohtë, t'ju vje lajmi nga shoqja

 e saj se ajo ju simpatizon, e ju këtë as që e keni vërejtur. Madje me sinjalet që i ka dhënë, ju ka bërë të mendoni se përkundrazi nuk e duron shoqërinë tuaj. E vërtet, pran jush diçka e shqetëson atë. Çka është ajo që e shqetëson?


Nëse  ndonjë vajze i pëlqeni ajo thjesht, hapin e parë që e bënë është, nuk qëndron pranë jush. Çdo gjë në lidhje me ju, shkonë ngadalë. Nuk ka thirje telefonike edhe nga tre ditë, porositë mezi arijnë deri tek ju. Thjeshtë ndodh që një kohë të ju dërgoj sinjale se i pëlqeni dhe pikërisht kur ju tentoni t'i afroheni, ajo tërhiqet. Sidomos ua bën të ditur të vërtetën me metoda të ndryshme jo të drejtëpërdrejta, përmes shoqes, e-mailit, chatit, telefonit etj. Dhe menjëherë pason potezi tjetër - distancimi!? Kjo është ajo që meshkujt i sjellë gjer në çmenduri! Çka duhet të bëjë ai? Si mund të dij se femra vetëm paraqitet se është vështirë për ta fituar, apo thjesht, ajo vërtet nuk dëshiron të ketë asgjë me ju? 
Kur nuk ka asgjë me ju, ajo flet lire si me një njeri të zakonshëm, mik apo koleg. Në momentin kur fillon të lind simpatia në të për tjuve, ajo më nuk dëshiron të diskutojë as për temat më të thjeshta. P.sh. për gjërat elementare që zakonisht i keni diskutuar, detyrat në shkollë a punë etj.
Femrat nuk kanë dëshirë që për së tepërmi të tregohen të padurueshëm ngase kjo i bënë të lëndueshëm. Krahas kësaj, disa vajza janë shpesh më konzervative (old fation) se që ne mendojmë, apo se që ato e pranojnë! Ajo kënaqet kur mashkuli e ndjek! Dhe nëse këtë ka mundësi ta arrijë duke u sjellur "cool", këtë dhe e zgjedh për ta bëre. 

Ekziston rreziku që për shkak të shtirjes së tepërt, asgjë të mos ndodh. Vajza së paku në njëfar mënyre duhet t'ia bëjë të dtur mashkullit se çka dëshiron, ngase përkundrazi, ai do ta humb çdo shpresë në të. E kjo, natyrisht nuk është e mire për asnjërin nga çiftet.

Rasti i një profesori

Gjersa ishte në moshën rinore, tregojnë studentët e tij rastin e profesorit të ndjerë të mikrobiologjisë, në Fakultetin e mjekësisë në Prishtinë, emrin e të cilit nuk po e themi. Tregojnë se 17 here ë kishte ndalur një vajzë, e cila gjithnjë e kishte pritur me fjalë të vrazhda! Dhe herën e fundit, edhepse i kishte humbur plotësisht shpresat, rastësisht e vëren atë duke ecur rrugës. Shokët e ngacmojnë dhe ky vendos të bëj edhe një hap rutinor: "OK, sërish do ta ndali"  thotë. Dhe e ndal. Iu kishte bërë vërtet rutinë kjo punë. Kur papritur, ajo i thotë: "PO. Tash po të besoj se e ke seriozisht!" Ajo vajzë më vonë u bë gruaja e profesorit. 
Për fund, edhe meshkujt kanë filluar ta kuptojnë këtë lojë të femrave. Para disa ditve, në skenën kosovare një grup doli me këngën: "Mos u bën këshe s'po ta kona.." Shumë e drejtë, apo jo! Është ky një grup i ri kosovar, emrin e të cilit po ua mbes borxh për ndonjë tjetër herë. :))))))