Tuesday, 2024-03-19, 5:16 AM
Welcome Guest | RSS
Main | Video ligjerat rreth fes islame | Sign Up | Login
Site menu
Hyr
Kalendari
«  March 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
Arkiva
Vizitoret onlin
Afrim Muqiqi ti po
Thor.The.Dark.Worl
Ne PUNIM
Vota Juaj
Rate my site
Total of answers: 40
Komenti juaj
HTML Comment Box is loading comments...
Ora Digitale
Radio Fontana
Pershendetjet
Mir se vini ne web Faqen ton www.cerrca.at.ua ne ket web mund te kerkoni programe muzika mp3 diqka rreth dashuris poezi tve online softwer hardwer software Filma me Titrat shqip rreth fes islmae rreth nesh po ashtu munde te kuptoni edhe me shum me teknologjin e findit qe qdo dit e me shum esht duke u avancuar e shkum qka tjeter ju faliminderit per Viziten tuaj me respket nga Stafi cerrca.at.ua
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Vizitoret
FB,TW
Block content
...
Computer Service Jetoni
Chat
Valuta
Computer Service Jetoni
Dita e Gjykimit 'EKSKLUZIVE' - Muhamed Abdul JabbarVULA PEJGAMBERËVE MUHAMEDI sal-lallahu alejhi ue selem - Muhamed Mrekullite e Allahut.Kur`ani dhe shkencaMrekullia e Allahut - Krijimi i Universit [ Dokumentar Shqip ] Përmirësimi i zemrave - Durimi (P1)Përmirësimi i zemrave - Sadakaja (P2)Përmirësimi i zemrave - Durimi (P3)

a

 

PËRSE ZOTI E KRIJOI NJERËZIMIN?
Nga këndvështrimi i njerëzimit, pyetja "Përse Zoti e krijoi njeriun?” nënkupton "Për çfarë qëllimi është krijuar njeriu?” Në shpalljen e fundit, kësaj pyetjeje i është dhënë përgjigje pa kuptim të dyfishtë. Në të Zoti u tregon njerëzve se çdo njeri ka lindur me vetëdijen e brendshme dhe
të natyrshme mbi Zotin (me besimin në Zot). Në kaptinën el-A’raf, All-llahu thotë:

"(Përkujtoni) edhe kohën kur Zoti yt bëri që të lindë nga bijtë e Ademit, nga kërbishtja e tyre farën e tyre (ose nga kërbishtja e Ademit sollëm pasardhësit e tij) dhe i bëmë ata të dëshmojnë për veten e tyre (duke u thënë Ne atyre):"A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata thanë: "Po,pa dyshim edhe ne dëshmojmë!” (Kjo) që të mos thoni në Ditën e Ringjalljes: "Në të vërtetë ne nuk e kemi ditur këtë.”Apo që të mos thoni: "Vetëm baballarët tanë kohë më parë
morën të tjerë si të barabartë në adhurim përkrah me All-llahun dhe ne jemi thjesht pasardhësit e tyre. A do të na shkatërrosh atëherë ne për shkak të veprave të njerëzve që punuan Al-Batil (politeizëm, krime, mëkate duke adhuruar të tjerë përkrah e përveç All-llahut)?” (Ar’af 7; 172-173)

I Dërguari, paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të, ka shpjeguar se kur All-llahu e krijoi Ademin, Ai mori prej tij besën, pastaj nxori prej Ademit të gjithë ata që do lindin deri në fund të botës, gjeneratë pas gjenerate, dhe i shpëndau para Tij që të marrë edhe prej tyre besën.
Ai u foli atyre, përballë secilit, duke i bërë ata të dëshmojnë se Ai është Zoti i tyre. Prandaj, çdo njeri është përgjegjës për besimin në Zot, që është i vulosur në gjithsecilin shpirt. Mbështetur në këtë besim të lindur, në kapitullin Dharijat All-llahu e ka definuar qëllimin e krijimit të
njerëzimit kështu:

"Unë i kam krijuar xhinët dhe njerëzit vetëm që ata të më adhurojnë.” (Dharijat 5i; 56)

Kështu, qëllimi i qenësishëm për të cilin është krijuar njerëzimi është adhurimi i Zotit. Megjithatë, i Gjithëfuqishmi, nuk ka nevojë për të qenë i adhuruar nga njerezit.Ai nuk i krijoi njerëzit nga shkaku se kishte nevojë për ta.
Nëse asnjë njeri i vetëm nuk do ta adhuronte Zotin, në asnjë mënyrë nuk do të pakësohej Madhështia e Tij, dhe po qe se të gjithë njerëzit do ta adhuronin Atë, në asnjë mënyrë nuk do ta shtonin Madhështinë e Tij. Zoti është i Përsosur. Ai ekziston vetë pa nevojën e askujt. Të gjitha krijesat
njerëzore kanë nevoja. Prandaj njerëzimi është ai që ka nevojë për adhurimin e Zotit.