Tuesday, 2024-03-19, 11:36 AM
Welcome Guest | RSS
Main | Astrologji | Sign Up | Login
Site menu
Hyr
Kalendari
«  March 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
Arkiva
Vizitoret onlin
Afrim Muqiqi ti po
Thor.The.Dark.Worl
Ne PUNIM
Vota Juaj
Rate my site
Total of answers: 40
Komenti juaj
HTML Comment Box is loading comments...
Ora Digitale
Radio Fontana
Pershendetjet
Mir se vini ne web Faqen ton www.cerrca.at.ua ne ket web mund te kerkoni programe muzika mp3 diqka rreth dashuris poezi tve online softwer hardwer software Filma me Titrat shqip rreth fes islmae rreth nesh po ashtu munde te kuptoni edhe me shum me teknologjin e findit qe qdo dit e me shum esht duke u avancuar e shkum qka tjeter ju faliminderit per Viziten tuaj me respket nga Stafi cerrca.at.ua
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Vizitoret
FB,TW
Block content
...
Computer Service Jetoni
Chat
Valuta
Computer Service Jetoni
  • description

    Dashi

    Mund të befasoheni nga dikush me rëndësi të madhe personale për ju sot. Ndoshta ndiheni sikur jeni duke u bërë i zymtë për shkak të informatave të tepërta që do të merrni nga ky person.  Ndoshta ndiheni se po shkoni ngadalë, por mos i nxitoni gjërat.  

  • description

    Demi

    Kompjuteri juaj i brendshëm sapo është riaktivizuar sot dhe koka juaj po vlon nga të gjitha llojet e informatave. Lajmi i mirë është që ju duhet të jeni në gjendje të kuptoni të gjitha këto me shpejtësi drite. Veproni me kujdes dhe vetëbesim. Mund t’i arrini të gjitha.

     

  • description

    Binjakët

    Mund të ndiheni pak i vetmuar sot, edhe nëse ka njerëz rreth jush. Mund t’ju duket sikur jeni në një planet tjetër. Ndoshta mendoni se nuk keni asgjë të përbashkët me të tjerët- madje as me ata që i keni shumë të afërt. Mund të shqetësoheni nga mendimet e tyre.

     

  • description

    Gaforrja

    Kjo është një kohë e vështirë për ju. Të gjitha ciklet vjetore tuajat kanë arritur në një pikë bashkimi kritike. Ju mund të ndiheni sikur jeni në një pikë të një fitoreje të madhe ose një dështimi të tmerrshëm. Është e rëndësishme që të kënaqeni me arritjet tuja.

     

  • description

    Luani

    Njerëz agresiv mund të ndërhyjnë në planet tuaja sot, kështu që mos u shqetësoni nëse gjërat nuk shkojnë ashtu si i keni planifikuar. Le të jetë ky një ushtrim që të mësoni të veproni vetë. Kujtohuni se ju mund ta luani këtë lojë po aq mirë sa të tjerët.

     

  • description

    Virgjëresha

    Është e vështirë të mbani balancën tuaj kur një shkëmb i madh papritur bie në një të peshores. Zgjidhja e kësaj çështjeje nuk është aq e vështirë sa duket, sepse ky shkëmb ka rënë para jush si dhuratë. Edhe pse mund të jetë tronditëse në fillim, është një befasi e mirë për ju.

     

  • description

    Peshorja

    Si një ekip i hajdutëve, një grup ku ti bën pjesë është duke të vëzhguar dhe po bën plane sekrete për të shfrytëzuar pafajësinë tënde. Dikush do mundohet t’ju shpërqendrojë, derisa të tjerët punojnë prapa shpinës suaj për t’i vjedhur vlerat tuaja.

     

  • description

    Akrepi

    Rasti është emri i lojës për juve. Mos i fikni dritat para se të siguroheni se i keni hulumtuar të gjitha mundësitë tuaja sot. Inspirimi mund të vijë si një shkëndijë e papritur mendimesh, kështu që sigurohuni se keni një laps dhe letër afër vetes.

     

  • description

    Shigjetari

    Sot mund të detyroheni të zgjidhni mes të vjetrës dhe të resë. Njerëzit do ankohen dhe ju do të jeni në mesin e atyre që duan të shohin ndryshime. Sigurohuni që të merrni të gjitha informatat para se të reagoni ndaj ngjarjeve.

     

  • description

    Bricjapi

    Fuqia juaj e brendshme është në një shkallë të lartë sot. Ju do të zbuloni se njerëzit në mënyrë natyrale do të vijnë drejt jush. Pranojeni këtë rrjedhë energjie dhe përdoreni atë për të mirë. Një ide e re do t’ju vijë papritur dhe do merreni me të tërë kohën.

     

  • description

    Ujori

    Sot vishni diçka ndryshe. Sa më ndryshe që dukeni nga të tjerët aq më shumë rëndësi dhe respekt do të keni nga të tjerët. Ky qëndrim do t’ju bëjë mirë dhe ju mund ta shihni jetën me një sy krejt tjetër. Nuk keni nevojë vetëm ju për ndryshim, por edhe të tjerët rreth jush.

     

  • description

    Peshqit

    Nëse nuk kuptoni diçka pyetni. Nëse ju duket juve ndryshe prapë pyetni pse ndodh kjo. Kurioziteti juaj është i lartë sidomos kur bëhet fjalë për gjëra origjinale, e edhe më shumë nëse bëhet fjalë për ato revolucionare. Mund të ndjeni një synim të ri për të bërë diçka.