Tuesday, 2024-03-19, 7:06 AM
Welcome Guest | RSS
Main | Informatika Teknologjis | Sign Up | Login
Site menu
Hyr
Kalendari
«  March 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
Arkiva
Vizitoret onlin
Afrim Muqiqi ti po
Thor.The.Dark.Worl
Ne PUNIM
Vota Juaj
Rate my site
Total of answers: 40
Komenti juaj
HTML Comment Box is loading comments...
Ora Digitale
Radio Fontana
Pershendetjet
Mir se vini ne web Faqen ton www.cerrca.at.ua ne ket web mund te kerkoni programe muzika mp3 diqka rreth dashuris poezi tve online softwer hardwer software Filma me Titrat shqip rreth fes islmae rreth nesh po ashtu munde te kuptoni edhe me shum me teknologjin e findit qe qdo dit e me shum esht duke u avancuar e shkum qka tjeter ju faliminderit per Viziten tuaj me respket nga Stafi cerrca.at.ua
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Vizitoret
FB,TW
Block content
...
Computer Service Jetoni
Chat
Valuta
Computer Service Jetoni

TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT

Teknologjia e Informacionit
Sektori i Internetit dhe Teknologjisë së Komunikimit është duke u rritur shumë shpejtë në Shqipëri si pasojë e faktit që është një sektor i vetëm dhe është duke përshirë dhe sektorët e tjerë.

Bashkimi i Internetit dhe Telekomunikacionit (BIT), pjesë e të cilës është edhe Shqipëria, vlerësoi që në 2007 kishte 471,000 përdorues në Shqipëri. 15 % është penetrim shumë i vogël i internetit (në total u vlerësua që popullsia e Shqipërisë ishte 3,087,159) krahasuar me mbulimin e vendit në krahasim me vendet e tjera europiane. Vetëm 1,1% e kësaj i referohet përdorimit të internetit nga përdorues të rregullt dhe përvetësimi shumë i vogël i teknologjisë së re në nivel firmash e rendit Shqipërinë të 109 nga 133 vende dhe të 126 për inovacion. Inovacioni është i dëmtuar nga niveli i ulët i bashkëpunimit në kërkim dhe zhvillim ndërmjet bizneseve dhe universiteteve; Studimi i Opinionit ekzekutivë i drejtuar nga Forumi i Ekonomisë Botërore e rankoi Shqipërinë të fundit (të 133-tën nga 133 shtete) për këtë faktor konkurrues. 

Kostoja e fuqisë punëtore në sektorin e TIK është pesë herë më pak krahasuar me ekonomitë e vendeve të Ballkanit, të Hungarisë dhe Polonisë. Gjithashtu, afërsia me BE dhe tregje të tjera rajonale e bën Ballkanin Perëndimor, një vendë strategjik për kompani të interesuara në marrjen e disa prej proçeseve, për zyrat e mbështetjes dhe logjistikës sikurse dhe për qendra telefonike, kapaciteti linguistik është goxha i zhvilluar në rajon, sidomos anglisht, gjermanisht dhe italisht.

Përpos këtyre sfidave, ka mundësi për aplikimin e TIK nga bizneset e vogla dhe të mesme si një mjetë për t’u rritur. Mjetet e TIK mund të ndihmojnë bizneset të rrisin penetrimin në treg, të rrisin produktivitetin dhe të zhvillojnë një forcë punëtore konkuruese n sektorët në të cilët Rritje Albania është fokusuar. TIK është një sektor i vetë-pozicionuar sikurse dhe shpërndares i teknologjisë për industri të tjera, si për shembull përdorimi i makinerive CAD/CAM në sektorin e veshjeve, rezervim online për hotele dhe operator turistik, si dhe vendosjen dhe manaxhimin e industrisë dhe websitet e kompanisë per veshjet dhe këpucët.

Aktivitetet

• Në kontekstin e mbështetjes ndaj kompanive të TIK me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj sipërmarrjeve shqiptare, konsulentja e  tregu dhe investimesh e Rritje Albania, takoi dhe vlerësoi nevojat fillestare që bizneseset kryesore të TIK kanë.
• Përpos mbështetjes së kërkimit RCI, stafi i Rritje Albania rishikoi gjetjet e firmes bullgare, ESI Bullgari, e cila gjithashtu ka studiuar tregun e TIK në Shqiperi
• Në shkurt 2010, Rritje Albania u bashkua me seminarin e GTZ për të përfunduar një plan veprimi për sektorin e TIK në Shqipëri për 14 muajt vijues
• Takime Biznes-me-Biznes u organizuan nga RCI në Shkup, Maqedoni në fillim të prillit. Rritje Albania kontaktoi direkt dhe punoi nëpërmjet GTZ dhe AITA për të favorizuar firmat shqiptare të TIK.

Strategjitë

• Studimi i sektorit të TIK dhe krijimi i një databazë për shërbimet e ofruara nga TIK duke i klasifikuar ato në bazë të segmenteve të tregut që mbulojnë, si për shembull:

  a. Zhvillimi i softwear: për shembull, financiar, spitalor, veshjesh, ose specifike për këpucë
  b. Ofrues të shërbimit të internetit
  c. Zhvillues të website dhe ofrues të shërbimeve për aplikime bazuar në web
  d. Ofrues të shërbimit të integrimit të sistemit
  e. Shitës dhe shpërndarës hardwear-ash

• Drejtimi i shpejtë i vlerësimit të firmave me shumë potencial të TIK dhe gjetja e mundësive për mbështetje me qëllim përmirësimin e konkurencës dhe rritjen e kërkesës së tregut. Konsulentët e biznesit do të punojnë me këto firma për të zhvilluar Planin për Rritjen e Clientit, i cili adreson problemet në lidhje me punësimin dhe shitjet.
• Identifikimi i mundësive për bashkëpunim dhe implementimin e strategjive të përbashkëta me shoqatën e IT shqiptare
• Koordinim me Projektin e GTZ për Zhvillimin e Bizneseve dhe Rritjen e Punësimit (EDEP), për te kompletuar mbështetjen e tyre për zhvillimin e TIK dhe elementët teknik të Rritje Albania për tregti dhe investime, rritjen dhe zhvillimin e fuqisë punëtore.
• Përdorimi i metodës së Aleancës për Zhvillim Global (GDA), eksplorimi i fizibilitetit për mbështetjen e një inkubatori të sektorit të TIK në bashkëpunim me struktura si Universiteti i New York në Tiranë, Sistemet Microsoft dhe Cisco, si dhe firma shqiptare të TIK dhe të tjera.
• Mbështetje për pjesëmarrësit në konferenca rajonale të IT dhe evente të kësaj natyre, me qëllim krijimin e lidhjeve me kompani të tjera IT dhe klientë të mundshëm. Në vecanti, ftimi i firmave me rendësi në evente për takime Biznes-me-Biznes të financuara nga Rritje Albania dhe partnerët e saj, përfshi projektin rajonal të USAID, RCI, GTZ dhe shoqata të tjera lokale dhe rajonale.
• Zhvillimi dhe fillimi i stazheve me trajnime dhe edukime për TIK me firmat e këtij sektori me qëllim ofrimin e mundësive për studentët të hyjnë në tregun e punës.

Jailbreak Untethered per ios 5x guida

Stafi i Dev Team ka publikuar versionin e ri të Redsn0w i cili na lejon të kryejmë Jailbreak Untethered për iOS 5.x. Ky përditësim i Redsn0w lejon instalimin e Jailbreak Untethered për këto iDevice:
  • iPhone 3Gs
  • iPhone 4
  • iPad 1
  • iPod Touch 3G
  • iPod Touch 4G
  • iPhone 4 CDMA

Pra siç shihet nuk suportohet akoma modeli i fundit i iPhone, iPhone 4s dhe iPad 2, sepse, siç kemi shkruajtur në guidat e mëparshme akoma nuk është arritur të thyhet kodi mbrojtë i proçesorit A5. Gjithashtu kujtojmë se të gjithë ata persona që përdorin iPhone me chip-in, Gevey Sim, mund ta instalojnë pa problem Jailbreak Untethered, vetëm në qoftë se ndjekin guidën e ruajtjes së BaseBand. Përndryshe, absolutisht nuk duhet të përditësojnë akoma tek iOS 5.x.
Versioni i Redsnow është 0.9.10. Gjithashtu Jailbreak Untethered mund të kryehet edhe me PwnTool. Zgjedhja është në dorën tuaj, ndërsa hapat për të kryer Jailbreak Untetherd janë këto:




  1. Shkarkojmë Redsn0w 0.9.10b1 (Mac OS XWindows OS).
  2. Përditësojmue iDevice më në fund tek versioni iOS 5.0.1
  3. Instalojmë programin Redsn0w dhe na shfaqet kjo dritare 
4. Zgjedhim versionin iOS 5.0.1 nga menu-ja Extra -> Select IPSW. Ky hap mund të mos jetë i nevojshëm në qoftëse Redsn0w e gjen automatikisht verisonin e iOS të instaluar në iPhone-in tuaj

 5. Kthehemi prapa dritarja kryesore e Redsn0w dhe klikojmë tek Jailbreak dhe më pas tek Install Cydia
6. Më pas do t'ju kërkohet të fusni iPhone në mënyrën e funksionimit DFU Mode. Për të bërë këtë hap mjafton të mbani shtypur tastin e ndezje/fikje për 5 sekonda, më pas shtypni butonin Home pa lëshuar butonin e ndezje/fikje dhe i mbani të shtypur për 10 sekonda. Pastaj lëshoni butonin ndezje/fikje dhe mbani edhe për 15 sekonda të tjera butonin Home.

 7. Më pas do të nisë proçesi i Jailbreak dhe do të përfundojë pas disa sekondave. iPhone do të rindizet dhe do të gjeni të instaluar ikonën e Cydia-s.

Këto ishin hapat për të instaluar Jailbreak Untethered për iOS 5.0.1. Ju morrëm si shëmbull për të shpjeguar hapat, programin Redsn0w dhe iOS 5.0.1. E njëjta gjë mund të bëhet edhe me Pwntool.Për çdo problem mund të na pyesni në seksionent e forumit tonë

Spire, aplikacioni falas dhe legal, nga Cydia, për të instaluar SIRI tek çdo iDevice me iOS 5.x

Një nga anëtarët e stafit të Cydia-s, Chpwn,  ka publikuar një aplikacion të quajtur Spire i cili na lejon të instalojmë SIRI-n tek çdo iDevice që ka të instaluar iOS 5.x, dhe mbi të gjitha operacioni nuk është ilegal.

Spire është një aplikacion mjaft i vogël në dimensione, krahasuar me programet e mëpërparshme që mund të sillnin SIRI tek çdo iDevice. Për tu instaluar kërkon rreth 100MB dhe instalon nga serverat e Apple në mënyrë legale, të gjitha file-t që i duhen SIRI-t për të funksionuar. Pra këshillohet që përpara se ta instalojmë duhet të jemi të lidhur me një rrjet WI-FI, që operacioni i instalimit të përfundojë me sukses.
Gjithsesi Spire nuk është zgjidhja përfundimtare e importimit të SIRI tek çdo iDevice sepse gjatë funksionimit të SIRI tek këto iDevice, Apple, shpesh herë kërkon informacione për të siguruar funksionimin e SIRI. Për këtë problem do të kemi nevojë për dikë që ka një iPhone 4S sepse Apple, për të na dhënë ato informacione që i duhen SIRI-t,  na kërkon Proxy-n e iPhone 4s. Për ti dhënë këtë informacion aplikacionit Spire mund të ndjekim këto 4 mënyra:



  1. Në qoftë se ju keni një iPhone 4S problemi është i zgjidhur sepse mjafto ti jepni si argument aplikacionit Spire të njëjtë PROXY që përdor iPhone 4S
  2. Mund të gjeni PROXY-n e një iPhone 4S nga një miku juaj që ka një të tillë
  3. Mund të paguani për të patur një hapësirë në PROXY-in e një iPhone 4S, por gjithsesi kjo metodë akoma nuk ka filluar të krijohet. 
  4. Ose për identifikimin e SIRI mund të lexoni më tepër tek website i Chpwn tek ky link
Spire na lejon të fusim manualisht  PROXY-n dhe të marrim përditësime nga Apple. Ajo që na duhet është PROXY i një iPhone 4S dhe problemi zgjidhet. Pra ky version sjell pothuajse totalisht SIRI-n tek çdo iDevice me iOS 5 por ekziston vetëm problemi i identifikimit për të cilin hacker-i shprehet se në të ardhmen me shumë mundësi dhe ky problem do të zgjidhet


Itali: Apple gjobitet me 900.000 € nga agjensia antitrust per mungese qartesie dhe garanci te kufizuar


apple-iphone-5

Nje agjenci per mbrojtjen e konsumatorit ka gjobitur Apple me 1.2 milion dollare. Kjo gjobe eshte vendosur per shkak te mos respektimit te garancise per konsumatoret. Sipas agjencise Apple ka deshtuar ne informonin e shitesve per te drejten e tyre qe te kerkojne mbeshtetje teknike deri ne 2 vite duke dhene qe kjo te jete vetem per 1 vit.

Kjo gje ka bere qe njerezit te paguajne shume ekstra per sherbime, ne nje kohe kur kjo duhej te mbulohej nga garancia. Gjoba eshte vendosur per tre tregtues te iPhone ne Itali – Apple Italia, Apple Sales Internaciona dhe Apple Retail Italia. Vete Apple nuk ka komentuar nje gje te tille. /iPhoneAlbania









Biografia e Steve Jobs libri me i shitur i 2011


Jane te pakte personat qe kujtohen pas vdekjes, njeri prej tyre eshte Steve Jobs, nje personalitet qe mbahet mend per iPhone dhe iPad. S’ka dyshim se njeriu vizionar dhe ai qe qendron pas suksesit te produkteve Apple jeton ende. Biografia e Jobs, nen titullin "Steve Jobs” me autor Walter Isaacson kryeson listen e librave me te shitur ne "amazone.com” per vitin 2011, duke lene te kuptohet se njerezit ende e duan dhe e adhurojne per ate çfare ai ka bere ne boten e teknologjise.
"Ne kemi zgjedhur "Steve Jobs” si nje nga librat me te mire te vitit 2011, edhe pse ai u publikua ne tetor shitjet kane qene fenomenale ne te dy formatet si online edhe ne print”- thaote Chris Schluep kryeredaktor i librave ne "amazone.com.”
steve-jobs10 librat me te shitur per vitin 2011 ne "amazone.com” jane :
1. Steve Jobs nga Walter Isaacson
2. Bossypants nga Tina Fey
3. A Stolen Life nga Jaycee Dugard
4. The Mill River Recluse nga Darcie Chan
5. In the Garden of the Beasts nga Erik Larson
6. A Dance with Dragons nga George R.R Martin
7. The Paris Wife nga Paula McLain
8. The Ligitators nga John grisham
9. The Abbey nga Chris Culver
10. Inheritance nga Christopher Paolini