Tuesday, 2024-03-19, 12:14 PM
Welcome Guest | RSS
Main | Ekonomi | Sign Up | Login
Site menu
Hyr
Kalendari
«  March 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
Arkiva
Vizitoret onlin
Afrim Muqiqi ti po
Thor.The.Dark.Worl
Ne PUNIM
Vota Juaj
Rate my site
Total of answers: 40
Komenti juaj
HTML Comment Box is loading comments...
Ora Digitale
Radio Fontana
Pershendetjet
Mir se vini ne web Faqen ton www.cerrca.at.ua ne ket web mund te kerkoni programe muzika mp3 diqka rreth dashuris poezi tve online softwer hardwer software Filma me Titrat shqip rreth fes islmae rreth nesh po ashtu munde te kuptoni edhe me shum me teknologjin e findit qe qdo dit e me shum esht duke u avancuar e shkum qka tjeter ju faliminderit per Viziten tuaj me respket nga Stafi cerrca.at.ua
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Vizitoret
FB,TW
Block content
...
Computer Service Jetoni
Chat
Valuta
Computer Service Jetoni

 http://www.simplehtml.co.uk/pages/html_edit.html

Ekonomia e Kosovës në 2013, në udhëkryq

Bota Sot | 02.01.2013 12:12
Ekonomia e Kosovës në 2013, në udhëkryq

Ekonomia e Kosovës në vitin 2013 do t’i ketë problemet e njëjta kronike të vitit 2012, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë. Këto probleme të njëjta do të jetë për shkak se siç thonë ata, nuk është bërë diçka e më hershme për zgjidhjen e këtyre problemeve ekonomike.

Gjatë vitit që lëmë pas, ekonomia e Kosovës është ballafaquar me probleme të mëdha, si papunësia dhe varfëria, deficiti i lartë tregtar, numri i vogël i investitorëve të huaj, burokracia dhe korrupsioni, procesi i ngadalshëm në reformimin e ambientit biznesor, normat e larta të interesit.

Drejtori i Institutit "Riinvest”, Lumir Abdixhiku, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova do të ketë një vit mjaft të vështirë ekonomik me mjaft probleme të cilat janë përcjell nga viti në vit e të cilat dëshirojnë zgjidhje imediate.

"Do të ketë probleme kronike të njëjta të vitit 2012 pasi që është bërë shumë pak për të ndryshuar diçka në vitin 2013. Mos të harrojmë që ekonomia kërkon involvim shumë më të hershëm për zgjidhjen eventuale të probleme në të ardhmen. Do të kemi në vazhdimësi problemet e papunësisë dhe varfërisë, inflacionit në rritje të vazhdueshme të çmimeve, do të kemi prapë varshmërinë e importit dhe prapë do të kemi sfidën e informalitetit dhe korrupsionit”, thekson Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, ekonomia e Kosovës në vitin 2013 do të gjendet brenda një udhëkryqi të mekanizmave të brendshëm të cilët nuk sigurojnë vende të reja të punës si dhe nuk sigurojnë elementet bazë ekonomike të vendit.
Luftimi i korrupsionit dhe ekonomisë ilegale duhet të jenë dy gjëra që duhet të luftohen në vitin 2013 nga autoritetet e Kosovës.

"Nëse informlietit dhe korrupsioni na shfaqen si barriera të vazhdueshme në Kosovë mbysin çdo perspektivë ekonomike dhe politike në Kosovë. Them se një luftë më e ashpër ndaj korrupsionit dhe informalitetit është hapi i parë që duhet të behët. Korrupsioni duhet të luftohet përmes forcimit të gjykatave dhe forcimit të kontrollimit të brendshëm ne sistemin e prokurimit publik”, thotë ai.

Sfidë e veçantë në vitin 2013, sipas Abdixhikut, do të jetë kontrolli doganor në veriun Kosovës në theks të veçantë në mbledhjen e parave nga produktet që vinë në veri. Ai thotë se Kosova duhet të insistojë që këto para të derdhen në buxhetin e Kosovës dhe të mos ketë asnjë devijim nga përcaktimet kushtetuese të vendit.

Për ekspertin e çështjeve ekonomike Ismajl Kastrati, duhet të shpresohet që kriza në eurozonë do të ketë ndikime më të vogla në Kosovë, sidomos në remitenca dhe të mos prek eksportet, në të kundërtën edhe kjo do të jetë një rënie për ekonominë e vendit

"Ekonomia globale në veçanti ekonomia e eurozonës ende nuk ka dalë nga krizë dhe ajo krizë do të reflektohet në Kosovë, prandaj nuk shoh që do të ketë ndonjë perspektivë të sigurt dhe të qëndrueshme. Gjendja ekonomike nuk do të jetë e qëndrueshme kur kihet parasysh se gati të gjitha mjetet e buxhetit 2013 janë orientuar në investime kapitale që shumë pak krijojnë punësim”, thekson Kastrati.

Qytetarët e Kosovës sipas Kastratit nuk mund të presin se gjendja e tyre sociale do të përmirësohet gjatë vitit 2013. Papunësia dhe varfëria do ta përcjellin Kosovën edhe në vitin 2013.

"Papunësia dhe varfëria janë dy problemet më thelbësoret në Kosovë dhe më këto prioritete që i cakton qeveria nuk pritet që shuam shpejt do të zgjidhen këto probleme thekson”, Kastrati.

Komentet
Komente (2) | Kthehu

ishalla nuk na i ndalin VITRAT bashkimi evropjan edhe amerika se per prodhim te KOSOVES po e shofim nuk jena ne gjendje as bishta te sakicave me prodhue pos Bajgoralit qe i gdhendin do bishta nga PAJA qe nuk qendrojn as nji jav

Guri i madh @ 02/01/2013 17:11

Po keta tane vitin kane dhanane deklarata se kena rritje ekonomike sjena tue ndi krizen e tashti ne 2o13 jo ne udhekryqe po ne AUtostrad kane me del pa u nal hiqe Buxhetin e kane miratu hiqe pa program te zhvillimit ekonomik mjetet i kane logarite hala ne shitjen e pasurise shoqerore po keta qyshe ma mire i kane punete veqe ishalla mesin edhe nja dy mandate veqe e pate pune

ZENDELI @ 02/01/2013 14:00

 

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Computer Service Jetoni Nr1
COMPUTER SERVICE JETONI QDO HER NE SHERBIMIN TUAJ ME CILESI KORREKTESI .