Friday, 2024-04-26, 4:33 PM
Welcome Guest | RSS
Main | Met Rejat | Sign Up | Login
Site menu
Hyr
Kalendari
«  April 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
Arkiva
Vizitoret onlin
Afrim Muqiqi ti po
Thor.The.Dark.Worl
Ne PUNIM
Vota Juaj
Rate my site
Total of answers: 40
Komenti juaj
HTML Comment Box is loading comments...
Ora Digitale
Radio Fontana
Pershendetjet
Mir se vini ne web Faqen ton www.cerrca.at.ua ne ket web mund te kerkoni programe muzika mp3 diqka rreth dashuris poezi tve online softwer hardwer software Filma me Titrat shqip rreth fes islmae rreth nesh po ashtu munde te kuptoni edhe me shum me teknologjin e findit qe qdo dit e me shum esht duke u avancuar e shkum qka tjeter ju faliminderit per Viziten tuaj me respket nga Stafi cerrca.at.ua
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Vizitoret
FB,TW
Block content
...
Computer Service Jetoni
Chat
Valuta
Computer Service Jetoni
description

Dënohen dy policë për korrupsion

Publikuar: E premte 15 Shkurt 2013, 16:42

Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka marr vendim që të dënojë dy policë për vepra penale lidhur me korrupsionin dhe i shfajësoi katër të tjerë nga akuzat e ngjashme.  Trupi gjykues e shpalli fajtor të pandehurin Avni Shyti për veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autoritetit dhe e dënoi atë me pesë muaj burgim. Dënimi është pezulluar për një periudhë dy vjeçare të verifikimit. Shyti u lirua nga vepra penale e marrjes së mitos. Nazmi Poterqoi, po ashtu, u shpall fajtor për veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autoritetit dhe për marrje të mitos dhe iu shqiptua një dënim i përgjithshëm prej një vjet e dy muaj burgim. Dënimi është pezulluar për një periudhë verifikimi prej dy vjet e gjashtë muaj. Të pandehurit Naser Damati, Besim Smajli, Kemajl Hoti dhe Halit Fazliu u shpallën të pafajshëm dhe u liruan nga të gjitha akuzat.  Gjashtë të akuzuarit, të gjithë policë, në aktakuzë u akuzuan për shpërdorim të pozitës zyrtare për dhënie të informatave një dëshmitari bashkëpunues në lidhje me rrugët që mund t’i shfrytëzonte për aktivitetet e tij të paligjshme transportuese dhe për vendndodhjen e pikave të kontrollit të policisë, transmeton Rel. Aktakuza, po ashtu, pohonte që në disa raste, disa nga të akuzuarit, kur ishin të vendosur në pikat e kontrollit, personalisht e lejonin dëshmitarin bashkëpunues që të kalonte me mallrat kontrabandë. Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

description

Arrestohen 4 persona, trafikonin qenie njerëzore

Publikuar: E premte 15 Shkurt 2013, 13:560 Komente

Bazuar në informatën që kishin pranuar hetuesit policor nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) sektori në Pejë gjatë një operacioni policor të realizuar dje rreth orës 13:00 ka arritur që të identifikojë dy viktima të trafikimit dhe të arrestojë katër persona të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale "Trafikim me njerëz, Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, Keqpërdorimi seksual i personave nen moshën 16 vjet”. Sipas informacioneve të mbledhura pas një pune operative hetimore rreth dy javore në terren hetuesit policor kanë arritur të lokalizojnë vendqëndrimin e viktimave të moshës 15 respektivisht 16 vjeç të cilat ishin mbajtur nën kontroll të plotë nga personat e dyshuar të cilët në bashkëveprim i kanë shfrytëzuar seksualisht viktimat. "Të dyshuarit fillimisht viktimat i kishin strehuar në një lokal hotelier, pastaj i kishin strehuar edhe në dy banesa private kështu duke i ndërruar lokacionet kohë pas kohe", thuhet në një komunikatë të policisë së Kosovës. Personat e dyshuar tashmë të arrestuar janë: Gj. LL. 1984 M/K/SH, M. K. 1982 M/K/SH, P. K. 1991 M/K/SH dhe L. I. 1994 M/K/SH.  Lidhur me këtë rast është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij dhe punëtorit të qendrës për punë sociale viktimat janë intervistuar dhe të njëjtat janë dërguar në shtëpinë e sigurt.  Të dyshuarve me urdhër të prokurorit ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme

description

Dy shqiptarë, të dyshuar për 80 plaçkitje banesash

Publikuar: E enjte 14 Shkurt 2013, 11:080 Komente

Policia në Versen, (Gjermani veriperëndimore) ka identifikuar dy shtetas shqiptarë, 22 dhe 28 vjeç, të dyshuar për plaçkitje të një numri të madh të banesave në regjion. Asnjëri nga ta nuk ka leje qëndrimi të rregullt në Gjermani.  Ata, bashkë me persona të tjerë, ende të pazbuluar, akuzohen se nga shtatori i vitit 2011 kanë plaçkitur rreth 80 banesa. Kryesisht kanë vjedhur stoli, para dhe gjëra tjera me vlerë. Në 25 raste, sipas akuzës, ata kanë vjedhur vetura të shtrenjta. Shumica e veturave të vjedhura janë bartur në Holandë, në regjionin e Utrehtit, ku banda ka pasur selinë. Ndërkohë përveç dy veturave, të gjitha të tjerat janë gjetur dhe konfiskuar nga policia. Pjesëtarët e bandës kanë pasur sukses në shumë raste të iknin nga policia gjermane dhe të dilnin në Holandë duke bërë manovrime të rrezikshme me vetura, raporton Albinfo.ch. Në disa raste ata kanë përdorur makinat e vjedhura si "mjet pune” për plaçkitjet e radhës. Dëshmitë për veprat e kryera në të shumtën e rasteve janë gjetur përmes gjurmëve të ADN-së. Dy të akuzuarit, të cilët po qëndrojnë në burg në Itali përkatësisht në Zvicër, pritet të ekstradohen së shpejti në Gjermani ku do të përgjigjen për akuzat që u ngarkohen.